• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu në gjimnazin e rilindur “Isa Boletini”: 25 shkolla të rindërtuara hapin dyert në vitin e ri shkollor, mbi 238 mijë nxënës përfitojnë librat falas

08/28/2024
in Slider, Sociale
Manastirliu në gjimnazin e rilindur “Isa Boletini”: 25 shkolla të rindërtuara hapin dyert në vitin e ri shkollor, mbi 238 mijë nxënës përfitojnë librat falas
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte në gjimnazin “Isa Boletini” në Vorë, i cili ka pësuar një ndryshim rrënjësor falë investimit të qeverisë shqiptare.
“Ky është një investim madhor shumë i rëndësishëm për Vorën. Gjimnazi “Isa Boletini” do të mirëpresë mbi 350 nxënës që në fillim të këtij viti shkollor. Mësuesit tashmë do të kenë kushte pune shumë të mira për të realizuar planet e tyre mësimore, sidomos në lëndët shkencore, pasi kemi ndërtuar 4 laboratorë të veçantë për kimi, fizikë, biologji dhe informatikë. Në të njëjtën kohë, investimet në ambientet sportive do të mundësojnë zbatimin e programit “Shkolla, qendër komunitare”, duke i ofruar kështu komunitetit të Vorës një mundësi të re për t’u angazhuar në aktivitetet sportive”, tha Manastirliu.
Kjo shkollë e rilindur është pjesë e një investimi të gjerë në infrastrukturën arsimore të bashkisë Vorë, ku janë rindërtuar gjithsej 6 shkolla dhe 3 kopshte, duke përfshirë financimet nga buxheti i shtetit dhe Programin EU4School. Përfitues të këtyre investimeve janë 1,700 nxënës dhe 127 mësues.
“Falë Programit të Rindërtimit dhe mbështetjes financiare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në Vorë janë dy shkolla që janë gati të hapin dyert në prag të vitit të ri shkollor, shkolla e Picarit dhe gjimnazi “Isa Boletini”. Përveç tyre, në të gjithë vendin janë 25 objekte arsimore që kanë përfunduar dhe janë të gatshme për vitin e ri shkollor 2024-2025, ndërsa puna vazhdon në objekte të tjera, të cilat pritet të përfundojnë brenda këtij viti shkollor.”
Përveç infrastrukturës shkollore, është siguruar dhe shpërndarja e librave falas për nxënësit e kësaj shkolle. Në gjithë Shqipërinë janë rreth 238 mijë nxënës që do të përfitojnë librat falas, përfshirë nxënësit e klasave I-IX dhe 12,500 nxënës të gjimnazeve të cilët janë pjesë e kategorive sociale me mbështetje ekonomike, pa mbështetje prindërore, fëmijë me aftësi të veçanta dhe ata nga komuniteti rom dhe egjiptian.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Shpërndarja e librave falas për nxënësit tashmë po realizohet në shkolla apo në pikat e distribucionit. Janë 238 mijë nxënës të cilëve do t’u ofrohen librat falas, përfshirë nxënësit e klasave I-IX dhe 12,500 nxënës të gjimnazeve që i përkasin kategorive sociale, falë mbështetjes specifike të shtetit.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Related

Tags: gjimnazi Isa BoletiniManasterliuvizite
Previous Post

Shqipëria, vendi pritës në Panairin e Turizmit “ITB Berlin”, Veliaj pret organizatorët: “Një mundësi fantastike për të mësuar dhe për t’u promovuar”

Next Post

Malaj: Të ardhurat në buxhet rriten në 27 miliardë lekë, financime shtesë disa sektorëve

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.