• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu në Qendrën “Me një ndalesë” në Fier: Shërbime të integruara për trajtimin e rasteve të dhunës edhe në qarqe të tjera.

08/28/2024
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu në Qendrën “Me një ndalesë” në Fier: Shërbime të integruara për trajtimin e rasteve të dhunës edhe në qarqe të tjera.
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar edhe nga Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Sahin, ka vizituar Qendrën “Me një ndalesë”, pranë Spitalit Rajonal Fier e cila ofron shërbime të specializuara socio-shëndetësore për fëmijët të ekspozuar ndaj formave më të rënda të dhunës, përfshirë dhe dhunën seksuale.
Fëmijëve u ofrohet mbështetje në momentet më të vështira duke përfshirë shërbime mjekësore, këshillim të specializuar psikologjik dhe trajtim afatgjatë për tejkalimin e traumës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja Koçiu u shpreh se modele të tilla janë shumë të mira për për t’u aplikuar dhe se në bashkëpunim me UNICEF do të shtrihen edhe në qarqe të tjera të vendit. “Unë shpresoj se shumë shpejt do të kemi qendrën e radhës në një qark tjetër me qëllim që të kemi këto lloj modelesh për të asistuar sidomos fëmijët të cilët janë edhe grupi më vulnerabël dhe që kërkojnë dhe një mbështetje dhe prani më të shtuar, jo vetëm tonën, por edhe gjithë sistemit të referimit të cilët duhet të ndodhet menjëherë në gatishmëri. Unë besoj se mësë miri e bën këtë rol koordinatori që ndodhet në këto qendra i cili mban kontaktet jo vetëm me policinë, gjykatën, me stafin mjekësor, por edhe me shërbimet sociale dhe me njësitë e mbrojtjes së fëmijëve, pushtetin vendor dhe më pas për të rehabilituar edhe familjarët të cilët do të kenë shpesh herë dhe nevoja për t’u asistuar për në një trajtim më të thelluar me qëllim që vetë familja të jetë në gjendje që të kthehen në normalitet”, theksoi Koçiu.

Ajo shtoi se këto lloj modelesh pranë spitaleve apo strukturave shëndetësore aty ku paraqiten edhe për të marrë ndihmën e parë për shkak të një nevoje shëndetësore, janë vendndodhja dhe modeli më i mirë i cili bën të mundur që të evidentohet dhe të ndiqet më tej si rast.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e konsideroi me rëndësi bashkëpunimin mes të gjithë aktorëve me qëllim rritjen e referimeve si dhe integrimin më tej të këtyre fëmijëve dhe familjeve në jetën e përditshme.

Në mbështetje të fëmijëve, vajzave dhe grave viktima të dhunës seksuale, aktualisht funksionojnë tre qendra të tilla të specializuara, në QSUNT-së, në Spitalin Rajonal Fier dhe një qendër pranë Spitalit Rajonal Shkodër të cilat ofrojnë shërbime urgjence 24/7 në një mjedis miqësor dhe të sigurt nga profesionistë si pediatër, psikologë dhe punonjës socialë. Qendra “Me një ndalesë” pranë Spitalit Rajonal Fier ka trajtuar gjithsej, deri më sot 50 fëmijë dhe 24 prindër jo abuzues të cilëve iu është ofruar ndihmë e drejtpërdrejtë bazuar në Planet Individuale të Mbrojtjes të zhvilluara në bashkëpunim me punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve.

Related

Tags: Ministrja KociuQendra “Me një ndalesë” në Fiervizite
Previous Post

Sot është mbrëmja e Arbër Hoxhës, Dinamo e Zagreb pritet të formalizoj kalimin në Champions League.

Next Post

Kryeministri Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste, zbulohet data dhe vendi ku do të zhvillohet

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.