• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shqipëria, vendi pritës në Panairin e Turizmit “ITB Berlin”, Veliaj pret organizatorët: “Një mundësi fantastike për të mësuar dhe për t’u promovuar”

08/28/2024
in Slider, Sociale
Shqipëria, vendi pritës në Panairin e Turizmit “ITB Berlin”, Veliaj pret organizatorët: “Një mundësi fantastike për të mësuar dhe për t’u promovuar”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shqipëria ka nisur përgatitjet për panairin më të madh në botë për turizmin, “ITB – Berlin”, ku është ftuar të marrë pjesë si vendi pritës në edicionin e vitit 2025 që zhvillohet nga data 5 deri më 7 mars në Gjermani. Për të folur për hapat e bashkëpunimit në funksion të panairit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, priti në takim CEO-n e Qendrës së Panaireve të Berlinit, Mario Tobias, si dhe drejtuesen e “ITB Berlin”, Deborah Rothe.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Veliaj tha se falë punës së qeverisë, bashkisë dhe ministrisë së Turizmit, sot Tirana është një destinacion turistik në 365 ditë të vitit. Sipas tij, pjesëmarrja në këtë panair është një vlerësim dhe promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë turistike. “Ne duam të bëjmë pjesën tonë si qytet, i cili falë punës së Qeverisë dhe Ministrisë të Turizmit, ka sot 365 ditë turizëm. Kjo ka sjellë shumë para në ekonomi, ka rritur vlerën e pronës, ka sjellë shumë reputacion, por nga ana tjetër ka edhe ato sfidat e veta sepse ka më shumë mbetje që prodhohen, ka më shumë trafik, megjithëse këto janë sfida të botës së parë, jo të botës së tretë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se turizmi duhet parë gjithmonë si një mundësi dhe ky është një moment shumë i mirë për Shqipërinë. “Na keni dhënë një mundësi të jashtëzakonshme. Falë këmbënguljes së ministres Kumbaro, për të qenë vendi pritës në panairin ndërkombëtar të turizmit në Berlin, kjo është edhe një mundësi fantastike për të mësuar çfarë nuk funksionon në qytetet e tjera, që të mos i bëjmë ne ato gabime. Fakti që sot diskutojmë këto probleme do të thotë se është një moment i mirë për Shqipërinë dhe një moment i mirë për Tiranën. Mezi pres t’ju shoh në Berlin”, tha ai.

Duke vlerësuar turizmin shumëngjyrësh të vendit tonë, CEO i Qendrës së Panaireve të Berlinit, Mario Tobias tha se “ITB Berlin”, një prej eventeve më të rëndësishme në sektorin e turizmit, ka për qëllim promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe e vlerësojmë shumë ftesën e Tiranës, të kryetarit të bashkisë, por edhe të qeverisë shqiptare. Mezi presim që Shqipëria të jetë vendi pritës i vitit 2025 për panairin më të madh tregtar në botë, për sa i përket udhëtimeve dhe turizmit që është ITB në Berlin. Dhe vendi pritës, Shqipëria, do të bëjë shumë mirë sepse ka shumë për të treguar, nga vija bregdetare te qytetet e lashta, nga peizazhet tek përvoja e kuzhinës suaj. Janë rreth 170 apo 180 vende që ekspozojnë në ITB Berlin, por ka vetëm një vend pritës dhe kjo do të jetë Shqipëria vitin e ardhshëm. Ne e presim shumë këtë bashkëpunim”, shtoi ai.

Related

Tags: ITB BerlinorganizatorettakimVeliaj
Previous Post

Presidenti Begaj pret në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, zbardhen detajet

Next Post

Manastirliu në gjimnazin e rilindur “Isa Boletini”: 25 shkolla të rindërtuara hapin dyert në vitin e ri shkollor, mbi 238 mijë nxënës përfitojnë librat falas

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.