• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Dosja ‘Metamorfoza’, vetëm maja e ajsbergut”- Berisha denoncon: Balla ka komunikuar me bandat! Urdhëroi anëtarin e KLP të ndërhyjë për lirimin e…

08/30/2024
in Politikë, Slider
“Dosja ‘Metamorfoza’, vetëm maja e ajsbergut”- Berisha denoncon: Balla ka komunikuar me bandat! Urdhëroi anëtarin e KLP të ndërhyjë për lirimin e…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Bersha në një konferencë për mediat ka deklaruar se ato që kanë dalë në publik deri më tani për dosjen “Metamorfoza” janë vetëm maja e ajsbergut.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Berisha foli për dosjen Toyota Yaris, në të cilën sipas tij është i përfshirë ministri Taulant Balla.

Sipas kryetarit të PD-së, Taulant Balla në përgjime komunikon me krerët e bandave, ndërkohë që thekson se ka telefonuar dhe një anëtarë të KLP-së, të cili i kërkon që të ndërhyjë në Shkodër për lirimin e personave që i vendosin tritol Lul Kullës.

“Taulant Balla është i regjistruar në komunikime të shpeshta instensive me bos kryesor të organizatave kriminale në Shqipëri dhe jashtë vend. Një rast tjetër që e implikon atë direkt është ndërhyrja e tij direkte për lirimin e personave që i vunë eksplozivin Lul Kullës. Taulant Balla ka marrë në telefon anëtarin e KLP-së, Vatë Staka dhe i ka kërkuar të ndërhyjë në Shkodër për lirimin e kriminelëve që i vunë eksplozivin Lulzim Kullës. Dhe Vatë Staka ka zbatuar urdhrin, dhe kriminelët janë lënë të lirë”, shprehet Berisha.

Deklaratë e Kryetarit te Partisë Demokratike, Sali Berisha: 

Keni dëgjuar për bisedat me telefona të kriptuar, të dekriptuara nga shërbimet e zbatimit të ligjit të Francës, Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera perëndimore. Këto biseda dëshmojnë se në Shqipëri vrasësit serialë, ministrat, prokurorë, gjykatësit, kryepolicët, policët funksionojnë si një ansambël mosntruoz krimi.

Dua t’ju informoj se kjo që keni dëgjuar deri më sot në dosjet ‘Metamorfoza’ përfaqëson thjesht majën e atij ajsbergu gjigand mbi të cilin noton shoqëria, shteti dhe vetë Shqipëria.

Të gjithë keni dëgjuar për aferën Toyota Yaris. Keni dëgjuar se këto ditë kjo dosje u dorëzua në gjykatë, por dua ta dini se kjo dosje është dorëzuar e gjymtuar, pasi personazhi më kryesor në Toyota Yaris, pas trafikantëve, vjen ministri kriminel, Taulant Balla. Taulant Balla është një vizitor i rregullt i hotelit të Alfred Vladit në Sarandë.

Taulant Balla është mburoja politike dhe përfituesi kryesor politik i trafikut të narko-eurove dhe drogës nga klani Toyota Yaris.

Pasi u mbyll kjo çështje në mënyrën më korruptive nga organet e drejtësisë shqiptare, dosja u hap përsëri.

Dhe aty dalin, jo vetëm Zarka, por edhe 4 prokurorë të tjerë dhe gjykatës të implikuar njëlloj, sa Zarka dhe më shumë se Zarka në dosjen Toyota Yaris. Aty del Taulant Balla njeri kryesor në këtë trafik. Mirëpo, të dhënat për Taulant Ballën me bekimin e mercenarit Dumani i kanë përgjysmuar në dosje gjykatësja kriminele me katër mbiemra, Irena Gjoka, etj.

Duart e tij të zeza në dosje i ka futur edhe prokurori i SKAP-it, Kondili, por as falsifikimet dhe manipulimet e Gjokës, as fshehjet e Kondilit nuk lehtësojnë veprën kriminale të ministrit kriminel, Taulant Balla.

Taulant Balla është i regjistruar në komunikime të shpeshta instensive me bos kryesor të organizatave kriminale në Shqipëri dhe jashtë vend. Një rast tjetër që e implikon atë direkt është ndërhyrja e tij direkte për lirimin e personave që i vunë eksplozivin Lul Kullës.

Taulant Balla ka marrë në telefon anëtarin e KLP-së, Vatë Staka dhe i ka kërkuar të ndërhyjë në Shkodër për lirimin e kriminelëve që i vunë eksplozivin Lulzim Kullës. Dhe Vatë Staka ka zbatuar urdhrin, dhe kriminelët janë lënë të lirë.

Paratë e klanit të rrezikshëm Toyota Yaris kanë patur si destinacion edhe pronarin e kullës pas sahatit me mbiemër Abdia.

Ky ndërtues i lidhur si mishi me thoin me Erion Veliajn është një nga pritësit të klanit të narko-eurove, sipas regjistrimeve të klanit Toyota Yaris, të cilat janë fshehur nga Prokuroria e krimit dhe gjykatësja kriminale.

Shtoj këtu, se njëri nga këta Abditë është i çmendur pas lojërave të fatit, dhe rëndomë thonë se ai ka ortakëri me Olsi Çelën.

Këto janë disa të dhëna paraprake, të cilat i ekspozova, jo për të shuar kuriozitetin, dhe as për t’i përdorur për qëllime politike, por thjesht për t’ju informuar se si ky shtet është i kapur këmbë e kokë nga krimi dhe peng i tij.

Krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, në mënyrë që Dumanër, Gjoka, gjykatës, prokurorë kriminelë të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre.

Vetëm krijimi i një komisioni të së vërtetës që do të jetë pjesë integrale e programit të PD do mund të ndajë në mënyrë përfundimtare Shqipërinë nga bota e krimit shtetëror-qeveritar të sotëm. Faleminderit!

Related

Tags: BerishadenonconTaulant Ballen
Previous Post

“Çelet një kapitull i ri”- Ambasadori i ri britanik në Shqipëri, Nick Abbott, merr zyrtarisht detyrën

Next Post

Orët e fundit të merkatos/ “Ringjallet” interesi i Ipswich për Armando Brojën, rinisin bisedimet me Chelsea

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.