Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe nga pushimet e saj verore në Ibiza. Në postimin e saj, këngëtarja publikoi një video nga festa e ditëlindjes së saj të 29-të, që u mbajt më 22 gusht, ku shihet duke festuar në një tavolinë të madhe me miqtë dhe partnerin e saj, aktorin Calum Turner, dhe tortën përpara.
Një tjetër foto e postuar tregon Dua Lipën e shtrirë në një dyshek të fryrë në pishinë, ndërsa Calum është gjithashtu i pranishëm dhe relaksohet pranë saj. Dua shoqëroi postimin me fjalën “verë” në spanjisht: ”Veraaanoooo”, duke theksuar atmosferën e pushimeve të saj në Ibiza.



