• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare! Nga data 2 deri më 6 Shtator nis java e Hungarisë

08/31/2024
in Kulturë, Slider
Rikthehen Javët Kulturore Ndërkombëtare! Nga data 2 deri më 6 Shtator nis java e Hungarisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare rikthehet sërish me plot surpriza e argëtim. Njëjtë si me grupin e parë të shteteve pjesëmarrëse në këtë edicion të tretë të JKN, çdo javë do t’i dedikohet një kulture të caktuar botërore që afrohet në sofrën mikpritëse shqiptare nëpërmjet aktiviteteve të shumta që përcjellin më së miri pasurinë e tyre kulturore.
Gjithçka vijon nga 2 Shtatori me Hungarinë, që do të sjellë në vendin tonë deri më datë 6 Shtator, argëtim e emocione pa fund. Nga tingujt magjepsës të koncerteve live dhe ekspozitës mahnitëse me skulptura xhami të artistes Yvette Botz, tek eventi i veçantë me Chess Jazz dhe Rubik Cube, që do të mbushin Tiranën, Elbasanin, dhe Vlorën plot gjallëri, kjo javë ka diçka për të gjithë.
Surprizë e kësaj jave pa dyshim që do të jetë grupi folk dance Szinvavölgyi Néptáncműhely, që do të sjell në kryeqytetin tonë një performancë që premton shumë. Me kostumet tradicionale hungareze, ky grup do të marshojë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në datën 3 shtator, duke i dhuruar qytetit zhanerin e tyre që spikat për ndjenjën jashtëzakonisht të zhvilluar të ritmit, improvizimin dhe levizjet energjike.
E po ashtu, përgjatë ditëve të Javës Kulturore Hungareze, nuk do të mungojnë as workshop-et e veçanta me artistët apo ritmet e muzikës klasike.
Publiku i kryeqytetit do të ketë mundësinë që në morinë e aktiviteteve të shijojë edhe koncertin e madh të grupit hungarez Bohemian Betyars. Folk, punk, shpejtësi, ritëm, nota ballkanike, rock psikodelik, nota vibruese dhe motive cigane që karakterizojnë stilin e grupit, do munden të përjetohen po më datë 3 Shtator, tek Sheshi Italia.
Menjëherë pas Hungarisë, do të nisë java Kulturore e Holandës (7-11 Shtator), për tu pasuar nga Turqia (12-15 Shtator), Mbretëria e Bashkuar (16-22 Shtator), Kina (23-29 Shtator), Gjermania(2-8 Tetor), Japonia (9-15 Tetor), SHBA-ja (19-23 Tetor), Kombet e Bashkuara (24 Tetor), Austria (26-31 Tetor), Spanja (1-6 Nëntor), Mali i Zi (7-11 Nëntor), Meksika (12-16 Nëntor) dhe Kosova(21-30 Nëntor), që edhe përmbyll këtë edicion të tretë.
Edicion i tretë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, çeli siparin e aktiviteteve më darë 1 Maj me “Javën e Evropës” dhe vijoi me Francën, Greqinë, Italinë, Izraelin dhe Brazilin, që e shndërruan vendin tonë nga veriu në jug, në një arenë ndërkombëtare shumë kulturore dhe shumë disiplinore. Fokus i veçantë në aktivitetet e shumta përveç argëtimit, ishte edhe dhënia e mesazheve për gjithëpërfshirje, diversitet dhe të drejtat e njeriut.
“Javët Kulturore Ndërkombëtare” ose JKN, platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ne anë të kësaj nisme, është për qëllim krijimi i urave lidhëse, nxitja e kreativitetit dhe shkëmbimit kulturor me sytë drejt inovacionit, si një mjet i domosdoshëm për t’i dhënë zgjidhje dhe alternativa sfidave të përbashkëta që bota po kalon. Nëpërmjet këtij projekti vendet gjithashtu njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: 2-6 shtatorJava Kulturore Hungareze
Previous Post

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zgjeron partneritetin me biznesin: GRUPPO IDA SRL bëhet sponsori i ri i KOKSH për 4 vitet e ardhshme

Next Post

Ndeshjet kundër Ukrainës & Gjeorgjisë, ja programi mediatik e stërvitor i Kombëtares

Lajme të ngjashme

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

by redaktor2
09/02/2025
0

Muaji gusht shënoi edhe numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës. Festim...

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

by redaktor2
09/02/2025
0

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes pasigurisë ekonomike...

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

by redaktor2
09/02/2025
0

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një deklarate për mediat në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë e saj për të...

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova

by redaktor2
09/02/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të dielën pasdite në Luksemburg, duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Gj*ksi në plan të parë, Enca Haxhia çmend rrjetin me fotot hot! Këngëtarja ndan momente nga dita e f…
  • Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës
  • Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore
  • Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë
  • Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova
  • Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.