Siguria ndaj këmbësorëve është një ndër prioritetet e bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj, bën më dije se në rrjetin rrugor të Tiranës janë shtuar kalime të reja të këmbësorëve me anë të vijëzimit. Bëhet fjalë për vijëzimet e reja në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” – “Gjin Bue Shpata” duke bërë të mundur që siguria e këmbësorëve të jetë më e lartë.
“Vazhdojmë punën për të siguruar një qytet më të sigurt për të gjithë! Kemi përfunduar shënjimet e reja të kalimtarëve në kryqëzimin e rrugëve “Sami Frashëri” – “Gjin Bue Shpata”. Këto përmirësime janë të domosdoshme për një trafik më të rregullt dhe për t’u dhënë përparësi këmbësorëve tanë”, shkruan Veliaj.
Veliaj siguron të prekurit nga tërmeti në lagjen “5maji” dhe Kombinat: Bashkë me apartamentet edhe certifikatat e pronësisë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka siguruar të gjithë të prekurit nga tërmeti në Kombinat dhe Lagjen 5 maji, se apartamentet që...