• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Gjetjet e raportit të OECD për Shqipërinë, Ministri Gonxhja: Pasqyrë e progresit të vendit tonë

09/04/2024
in Aktuale
Gjetjet e raportit të OECD për Shqipërinë, Ministri Gonxhja: Pasqyrë e progresit të vendit tonë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Raporti i OECD mbi konkurrueshmërinë për Ballkanin Perëndimor 2024, gjetjet e së cilit theksuan përparimin e Shqipërisë në disa fusha si: Politikat e anti-korrupsionit, punësimit, turizmit, tregtisë, bujqësisë, edukimit dhe digjitalizimit, energjisë dhe aksesit në financë, është një pasqyrë e progresit të realizuar nga vendi jonë, deklaroi Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Z. Blendi Gonxhja.
“Gjetjet janë matur nga një barometër prej 15 dimensionesh kryesor, të përbërë nga 440 treguesish cilësor e sasior, që skanojnë në rreze X ekonominë tonë. Raporti pasqyron përmirësime në 14 nga 15 fusha dimensionet krahasuar me raportin paraardhës të tre viteve më parë, dhe e pozicionon vendin tonë lider në rajon në 8 nga 15 dimensionet kryesore”, u shpreh ministri Gonxhja.
Në konferencën për gjetjet e raportit, mbajtur në Tiranë, ku të pranishëm ishin Marzena Kisielewska, kryetare e Divizionit për Evropën Juglindore në OECD dhe Silvio Gonzato, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, u diskutua edhe mbi hapat që duhet të ndërmerren për përmirësimin e mëtejshëm në fushat e tjera, ku BE dhe OECD garantuan mbështetjen e tyre të plotë.
“Qeveria Shqiptare është e angazhuar të ndjekë dhe zbatojë rekomandimet e raportit, duke synuar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese, të orientuar drejt tranzicionit të gjelbër dhe dixhital, me politika të përfshirjes sociale dhe punësimit që sigurojnë integrimin dinjitoz të Shqipërisë në BE. Integrimi Evropian është prioritet i rëndësishëm për Qeverinë Shqiptare dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka një peshë të konsiderueshme në ndjekjen e kapitujve dhe zbatimin e detyrave për përafrimin e legjislacionit me Acquis të BE-së si edhe në zbatimin e detyrave për hartimin e politikave përafruese me ato të vendeve të BE-së. Qeveria Shqiptare, ka në fokus kryesor përmirësimin e klimës së favorshme ndaj biznesit dhe nxitjen për rritjen ekonomike, nëpërmjet reformave për shtetin e së drejtës dhe të transformimit dhe ristrukturimit të ekonomisë, me burime kryesore të rritjes në kapitalin human, produktivitetin përmes specializimit dhe modernizimit, tërheqjen dhe transparencën e investimeve, në përputhje me praktikat e BE-së, përmirësimin e qeverisjes së shoqërive në pronësi shtetërore dhe Ndihmës Shtetërore, nxitjen e eksporteve, internacionalizimit dhe integrimit të tregjeve sektoriale”, deklaroi Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Kryetarja e Divizionit për Evropën Juglindore në OECD, Marzena Kisielewska, nënvizoi se Shqipëria ka pasur përparim të jashtëzakonshëm nga raporti i fundit i realizuar në vitin 2021.
“OECD ka pasur privilegjin të mbështesë konkurrencën e përgjithshme dhe rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Nënvizoj përparimin e jashtëzakonshëm që ka bërë Shqipëria që nga vlerësimi i fundit në 2021. Shqipëria, në fakt, ka rritur pikët e saj në 14 nga 15 dimensionet e politikave të vlerësuara në këtë botim dhe tani e kalon mesataren e Ballkanit Perëndimor në 13 nga këto dimensione. Edicioni i vitit 2024 i Perspektivës së Konkurrueshmërisë së Ballkanit Perëndimor synon të mbështesë saktësisht politikëbërësit në këtë përpjekje. Duke pasur parasysh Planin e ri të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, raporti paraqet një moment në kohë që qeveria shqiptare të identifikojë pengesat kryesore që pengojnë konvergjencën më të shpejtë ekonomike. Ai ofron një axhendë reformash largpamëse, duke u mbështetur në pasurinë e standardeve dhe praktikave më të mira nga OECD dhe vendet anëtare të BE-së. Profili i Ekonomisë së Shqipërisë ofron 80 rekomandime të zbatueshme në 15 fusha politikash për të udhëhequr përpjekjet tuaja”, u shpreh kryetarja e Divizionit për Evropën Juglindore në OECD, Marzena Kisielewska.
Ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonzato u shpreh se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për reforma dhe rritje të qëndrueshme.

“Perspektiva e Konkurrueshmërisë nënvizon qartë se ka shumë potencial të pashfrytëzuar për bashkëpunim rajonal në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Plani i Rritjes së BE-së synon të ofrojë stimuj të rinj në këtë fushë. Forcimi i qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit është thelbësor për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Është premtuese që sipas këtij plani Shqipëria angazhohet të krijojë një kuadër investimi më transparent. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për reforma dhe rritje të qëndrueshme”, tha Ambasadori i Bashkimit Europian Silvio Gonzato.

Related

Tags: Ministri GonxhjaOECDraporti
Previous Post

4 shtatori 2004!

Next Post

E shtrirë mbi shkëmbinj, Françeska Jaçe provokon me poza të nxehta

Lajme të ngjashme

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

by redaktor2
07/17/2025
0

Në zonën e Mëzezit në Tiranë po ngrihet një institut i ri i specializuar për edukimin dhe rehabilitimin e të...

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

by redaktor2
07/15/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfshirë operatorë të rinj në listën e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit....

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Shembet me eksploziv ndërtesa e fundit në Theth! Shpërthimi i komanduar përmbyll aksionin ndaj objekteve pa leje

Shembet me eksploziv ndërtesa e fundit në Theth! Shpërthimi i komanduar përmbyll aksionin ndaj objekteve pa leje

by redaktor2
07/15/2025
0

Është shembur paraditen e sotme me eksploziv ndërtesa e fundit në zonën e Thethit, duke përmbyllur kështu aksionin për lirimin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.