• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Privati braktisi shërbimin e pastrimit si presion për zgjatjen e kontratës, Bashkia e Tiranës merr në kontroll të gjitha zonat, Veliaj: “Privati e sabotoi qëllimisht punën; Nuk lejoj që bashkia të merret peng nga askush”

09/04/2024
in Aktuale, Slider
Privati braktisi shërbimin e pastrimit si presion për zgjatjen e kontratës, Bashkia e Tiranës merr në kontroll të gjitha zonat, Veliaj: “Privati e sabotoi qëllimisht punën; Nuk lejoj që bashkia të merret peng nga askush”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Këtë javë, Bashkia e Tiranës ka marrë në administrimin e saj, përmes kompanisë publike Eco Tirana, të gjitha zonat e pastrimit të qytetit, shërbim që deri dje kryhej nga kompanitë private, të cilat ditët e fundit e kishin braktisur punën, si formë presioni për zgjatjen e kontratës. Nga inspektimi i punimeve për shkollën 9-vjeçare “Lasgush Poradeci”, kryebashkiaku Erion Veliaj sqaroi se moszbatimi i kontratës nga kompanitë private do të kalojë në proces gjyqësor, por theksoi se aktualisht Eco Tirana po vë nën kontroll të gjitha zonat e Tiranës. Sipas tij, shërbimi i pastrimit të qytetit do të kryhet plotësisht nga bashkia dhe jo më nga kompanitë private.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Tirana është e ndarë në 5 zona: zona qendrore, dhe zonat në veri, jug, lindje dhe perëndim. Në një nga zonat, operatori privat ka lënë detyrën. Një detyrë, të cilën duhet ta linte në datën 1 nëntor, siç e parashikon kontrata. Por, duke mos pasur interes që ta vazhdojë punën pas 1 nëntorit, e ka lënë që tani. Kjo shpjegon gjithë histerinë e pastrimit për një zonë të Tiranës. Megjithatë, jam kail t’i duroj edhe të sharat. U bënë 9 vjet që dëgjoj gjëra të tilla, por nuk do të dorëzohem kurrë, siç nuk jam dorëzuar kurrë ndaj presionit të askujt, as të ndonjë operatori që, duke lënë plehrat pa mbledhur, jashtë kushteve të kontratës, mendon se bën presion që Bashkia e Tiranës të mos e marrë zonën nën kontroll. Përkundrazi, na e ka shtuar zellin që bashkia ta marrë zonën nën kontroll edhe më përpara”, deklaroi Veliaj.

Ai paralajmëroi se për moszbatimin e kontratës nga private, Bashkia e Tiranës do t’i drejtohet organeve të gjyqësorit. “Do ta marrim në administrim zonën dy muaj më përpara se sa e përcakton kontrata. Çështjet kontraktuale do t’i zgjidhim me gjyq, por nuk pranoj që Bashkia e Tiranës të merret peng, apo të bullizohet nga askush. Çfarëdo lidhjesh të ketë, çfarëdo portalesh të ketë, çfarëdo histerie të gjenerojë, është mungesë respekti ndaj kushteve të kontratës, është shkelje e kushteve të kontratës, për këtë do të shkojmë në gjykatë. Ama, nuk do të presim nëntorin për ta marrë nën kontroll”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku lajmëroi edhe nisjen e një aksioni të madh pastrimi, ndërsa garantoi se nuk do të ketë kthim pas në vendimin që administrimi të kalojë nga privati tek Bashkia e Tiranës. “Që këtë javë nisim një aksion që edhe kjo zonë t’i bashkohet pjesës tjetër të Tiranës pastërtore sepse besoj, kalimi në administrim të bashkisë i shërbimit të pastrimit ishte një vendim i drejtë që në fillim. E kemi provuar se në vendet ku pastrimin e kryen Eco Tirana dallon shume nga shërbimi i privatit. Nëse mendon dikush se duke lënë plehrat pa mbledhur, duke mos zbatuar kushtet e kontratës, unë do të ndërroj mendje apo bashkia do ta kthejë vendimin pas, ka gabuar. Siç kanë gabuar të gjithë ata që i kanë dalë bashkisë kundër, siç gabonin ata që i dilnin kundër shkollave, kopshteve, çerdheve, Teatrit, Bulevardit, Pazarit, Liqenit, e kështu me radhë. Nuk ka asnjë kthim pas”, nënvizoi Veliaj.

Ai ftoi dhe qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen aksionit të pastrimit, që përkon me fillimin e vitit të ri shkollor. “Ftesa është për të gjithë qytetarët, sidomos tani që është fillimi i vitit të ri shkollor të bashkohemi në një aksion pastrimi. Njësitë administrative tashmë e kanë filluar punën. Është shumë e rëndësishme që territoret jashtë, përveç shkollave, t’i mbajmë sa më higjenike, e pastaj kur ka nevojë, lajmërohet Bashkia e Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Related

Tags: Pastrimi i institucioneveVeliaj
Previous Post

Denaj në Kuvend: Përmirësimi i legjislacionit për të rritur sigurinë ushqimore, por dhe ekonominë familjare dhe të vendit

Next Post

Ministrja e Shëndetësisë në Thumanë, Kociu: Ngrëmë një model të ri në Qendrën Shëndetësore me fokus tek traumat sportive .

Lajme të ngjashme

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Mister Imazhi, rrëfen prapaskenat në podcast

Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Mister Imazhi, rrëfen prapaskenat në podcast

by redaktor2
06/07/2025
0

Alesio Shahini, i cili këtë vit u shpall Mister Imazhi, ka ndarë për herë të parë emocionet dhe prapaskenat e...

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”

by redaktor2
06/07/2025
0

Ambla Arbana është shpallur fituese e kurorës Miss Beauty Shijak 2025, duke rrëmbyer zemrat e jurisë dhe të publikut me...

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë

by redaktor2
06/07/2025
0

Gloria, modelja e vogël shqiptaro-lituaneze që këtë vit rrëmbeu kurorën e Miss World Albania 2024, ishte e ftuar së fundmi...

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Suksese, bravo për fitoren dhe të duam shumë” Alesio Shahini, fituesi i Mister Imazhi, rrëfen prapas…
  • Ambla Arbana fiton Miss Beauty Shijak: “Kur të rritem, dua të bëhem doktoreshë”
  • Intervistë me Glorian, Miss-in e vogël me zemër mes Shqipërisë dhe Lituanisë
  • “Broja do t’i krijojë probleme Serbisë”, Ansi Agolli: Balanca psikologjike fiton ndeshjen
  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.