• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit pajisen me sisteme diellore fotovoltaike falë financimit të Qeverisë Japoneze

09/06/2024
in Aktuale, Slider
Dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit pajisen me sisteme diellore fotovoltaike falë financimit të Qeverisë Japoneze
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në dy kopshte publike në Bashkinë e Përmetit u instaluan dy sisteme diellore fotovoltaike, me financim nga Qeveria e Japonisë. Në ceremoninë zyrtare të dorëzimit morën pjesë Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, znj. Kato Kikuko, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, znj. Monica Merino, Kryetarja e Bashkisë Përmet, znj. Alma Hoxha dhe përfaqësues të tjerë bashkiakë. Ky event shënoi një pikë të rëndësishme në tranzicionin e bashkisë drejt energjisë së qëndrueshme dhe të rinovueshme.
Sistemet e reja diellore të instaluara, me një kapacitet të kombinuar prej 100 kWp, pritet të kursejnë afërsisht 31,428 € në vit në kosto energjie për dy kopshtet. Këto instalime janë pjesë e një projekti më të gjerë që përfshin instalimin e dhjetë sistemeve në ndërtesa publike në Shkodër, Dibër, Klos dhe Përmet, me një total prej 542 kWp. Këto sisteme do të reduktojnë emetimet e karbonit me afërsisht 20,000 ton gjatë 25 viteve të tyre të funksionimit dhe do të ofrojnë energji të pastër për rreth 2,124 fëmijë, zyrtarë publikë dhe qytetarë.
Projekti “Transformimi i tregut për përshpejtimin e energjisë diellore fotovoltaike në Shqipëri”, financohet nga Qeveria e Japonisë dhe zbatohet nga UNDP-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencinë për Eficencën e Energjisë, pushtetin lokal dhe OSHEE. Projekti ka për qëllim të përshpejtojë kalimin e Shqipërisë drejt burimeve të energjisë së rinovueshme.
Me një financim prej 859,000 USD nga Japonia, projekti mbështet angazhimet klimatike të Shqipërisë sipas Marrëveshjes së Parisit.
Ambasadorja e Japonisë, Znj. Kikuko, theksoi: “Objektivi i këtij projekti është të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të reduktuar emetimet e karbonit dhe për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike në një mënyrë të qëndrueshme. Instalimi i sistemeve diellore fotovoltaike në bashkitë e Shqipërisë, përfshirë Përmetin, do të diversifikojë burimet e energjisë së Shqipërisë përtej hidrocentraleve, duke reduktuar kështu varësinë e vendit kryesisht nga një burim i vetëm energjie. Kjo do të garantojë një furnizim të besueshëm me energji elektrike dhe do të lehtësojë rritjen e qëndrueshme ekonomike në vend, duke avancuar gjithashtu Kontributin Kombetar te Përcaktuar të Shqipërisë (NDC) për ndryshimet klimatike. Kështu, qeveria e Japonisë i dhuroi UNDP-së fondet e nevojshme. Ne organizuam gjithashtu një seminar ndërkombëtar së bashku me UNDP-në për ndarjen e ekspertizës përkatëse me pjesëmarrjen si nga Japonia ashtu edhe nga Shqipëria. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për ekipin e UNDP-së dhe ekipin e bashkisë Përmet për përpjekjet e tyre të përkushtuara gjatë gjithë këtij projekti.”
Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, znj. Monica Merino, tha: “Ky projekt shënon një përparim të rëndësishëm drejt arritjes së Kontributit Kombëtar të Përcaktuar. Do të reduktojë emetimet e gazeve serrë me mbi 20,000 ton. Nga ky projekt do të përfitojnë drejtpërdrejt më shumë se 2,000 persona. Ne jemi mirënjohës ndaj mbështetjes së çmuar të Japonisë, e cila ndihmon në transformimin e angazhimeve klimatike në veprime konkrete me ndikim të madh. Japonia mbetet një partner kyç në arritjen e përparimeve të rëndësishme drejt një të ardhmeje neto-zero.”
Projekti jo vetëm që mbështet instalimin e sistemeve të energjisë diellore, por gjithashtu promovon mbështetje të politikave dhe zhvillimin e aftësive për të rritur penetrimin e energjive së rinovueshme në Shqipëri. Duke shfrytëzuar ekspertizën dhe teknologjinë japoneze, projekti përforcon aftësitë teknike dhe sipërmarrjen në sektorin e energjisë diellore, duke ilustruar bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet Japonisë, UNDP-së dhe aktorëve vendorë në avancimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
Në përputhje me qëllimet e përcaktuara në COP26, UNDP përmes nismës së premtimit klimatik, rikonfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur vendet në përkthimin e objektivave të Planit të Veprimit të Kontributit Kombëtar të Përcaktuar (NDC) në nisma të zbatueshme. NDC-ja e përmirësuar e Shqipërisë, e dorëzuar në tetor 2021, tregoi një përkushtim të vendosur për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë dhe pranimin e zgjidhjeve të energjisë së pastër.
Potenciali transformues i energjisë diellore është tashmë i dukshëm përmes dhjetë projekteve pilot të zbatuara në bashkitë Dibër, Klos, Shkodër dhe Përmet, duke rezultuar në përmirësimin e aksesit në energji diellore për mijëra qytetarë shqiptarë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Bashkia Permetdy koshteQeveria Japonezesistem diellor
Previous Post

“Është shkarkim me ceremoni!” Largimi i Rrumbullakut, Salianji: Ka një muaj që flitet! Ministri i Brendshëm ishte i trembur

Next Post

Hapen 5 shkolla të reja në Tiranë, Veliaj: “T’i japim fund mësimit me dy turne prej mentalitetit; Hapim qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët me spektrin autik”

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.