• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Të hënën nis shkolla, Veliaj njofton planin e masave: “Ndalohet lëvizja e furgonëve të mallrave në orën 07:00-09:00”; Apel edhe për administratën publike

09/06/2024
in Aktuale
Të hënën nis shkolla, Veliaj njofton planin e masave: “Ndalohet lëvizja e furgonëve të mallrave në orën 07:00-09:00”; Apel edhe për administratën publike
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Bashkia e Tiranës ka planifikuar një regjim të ri për qarkullimin e trafikut, për të shmangur vonesat për prindërit dhe fëmijët gjatë orëve të mëngjesit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se policia do të rekrutojë vullnetarë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, në mënyrë që të menaxhojnë fluksin në çdo shkollë. Gjithashtu, ai theksoi se do të jetë e ndaluar lëvizja e automjeteve që furnizojnë dyqanet nga ora 07:00 deri në 09:00 të mëngjesit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Të hënën do të futemi me regjimin e ri të trafikut. Do të angazhojmë edhe vullnetarë për të ndihmuar fëmijët të kalojnë në vijat e bardha, përveç ndihmës nga Policia Bashkiake dhe Policia Rrugore. Në fundjavë do të publikojmë urdhërin e kryetarit të bashkisë për orarin e qarkullimit në mëngjes. Në çdo vend të botës, në orën 7:00 nuk ka njeri që vjen me makina të sjellë patatina. O merri një natë më përpara ose nuk mundet që në orën 8:00 të bësh garë kush shkon në shpejt, fëmijët në shkollë apo çipsat dhe çimçakizat në dyqan. Gjatë kohës që shkojnë fëmijët në shkollë, nga ora 7:00 me 9:00, ne do t’i pezullojmë totalisht makinat e furnizimit”, tha Veliaj.

Një apel kryebashkiaku e bëri edhe për prindërit që punojnë në administratë publike, që të shmangin lëvizjen deri në 09:00 të mëngjesit, duke qenë se me orarin e ri mund të paraqiten në vendin e punës më vonë, mjafton që të plotësojnë orarin e plotë. “Këtë vit kemi edhe një risi për prindërit që punojnë në administratën publike. Orari është fleksibël, që do të thotë: Një prind mund të shkojë edhe në orën 9:00 në punë, mjafton ta rikuperojë më pas. Nëse ka edhe njerëz që na ndihmojnë në këtë apel public, të cilët mund të shkojnë në punë pak më vonë, le të na ndihmojnë kështu, do e vlerësoja jashtë mase”, u shpreh kryebashkiaku.

Related

Tags: fillimi shkollesplani masaveVeliaj
Previous Post

Akuzohet për tentativë vrasje e grup kriminal, arrestohet “i forti” i Niklës, Marklen Haka

Next Post

Plagosje me thikë në një lokal në Roskovec, dyshohet për të plagosur

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

by redaktor2
08/21/2025
0

Kjo nismë thekson militarizimin në rritje të Ballkanit dhe forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes Itali-Shqipëri, duke shënuar një moment të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.