• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Jorida Tabaku: Rritja e pensioneve, një ofendim për pensionistët, qeveria shpenzon për pakicën ndërsa shumica vuajnë

09/21/2024
in Politikë, Slider
Jorida Tabaku: Rritja e pensioneve, një ofendim për pensionistët, qeveria shpenzon për pakicën ndërsa shumica vuajnë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar rritjen minimale të pensioneve prej vetëm 25 lekësh në ditë, e cila pritet të hyjë në fuqi në muajin Tetor. Sipas Tabakut, kjo rritje është një ofendim për 750 mijë pensionistët, të cilët përballen çdo ditë me çmime që janë rritur deri në 30% për ushqimet dhe shpenzimet bazë. Ajo theksoi se ndërkohë që qeveria socialiste mburret me këtë rritje milimetrike, fondet publike po shkojnë për një pakicë të privilegjuar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“ Çfarë mund të blejë një pensionist me 25 lekë shtesë në ditë, kur çmimet e jetesës janë në rritje të vazhdueshme? Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj pensionistëve tanë, që janë ndër shtresat më të nënpërkrahura të shoqërisë, ” tha Tabaku. Ajo e cilësoi këtë situatë si pasqyrë e keqmenaxhimit të buxhetit nga qeveria, që mbështet pakicën në kurriz të shumicës së popullit.

Tabaku paralajmëroi se familjet shqiptare po varen gjithnjë e më shumë nga të ardhurat e emigrantëve, pasi rritja e çmimeve dhe mungesa e mbështetjes shtetërore po i shtyn të rinjtë të largohen në masë nga vendi. Ajo nënvizoi faktin se 26% e familjeve shqiptare mbijetojnë falë të ardhurave nga jashtë, ndërsa qeveria vijon të mospërfillë nevojat e tyre reale.

” Ne duhet të ndryshojmë këtë situatë dhe të mbështesim shtresat në nevojë, përfshirë pensionistët, të cilët kanë kontribuar për këtë vend dhe meritojnë më shumë se një rritje simbolike që nuk i mbulon as nevojat minimale, ” përfundoi Tabaku.

Video e deputetes së PD, Jorida Tabaku:

”25 lekë në ditë është rritja e pensioneve që ka premtuar Qeveria për 750 mijë pensionistët duke nisur që nga fillimi i muajit Tetor. Cfarë mund të blejë një pensionist me 25 lekë në ditë shtesë? Cmimet janë rritur pothuajse 30%, duke nisur nga qumështi, djathi, perimet, vaji,orizi , sheqeri, cdo lloj cmimi gjatë 3-4 viteve të fundit është rritur deri në maksimumin 30% ndërkohë që rritja e Qeverisë ka qenë milimetrike. Cfarë mund të blejë një pensionist me këtë 25 leksh në ditë? Si mund t’ja dalë të mbijetojë në një vend ku cmimet e rritura përditë gllabërojnë pagat e të gjithë shqiptarëve? Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse janë rritur të ardhurat nga emigracioni. Familjet shqiptare sot po varen nga të ardhurat e emigracionit. 26% e familjeve shqiptare sot jetojnë me të ardhurat e fëmijëve të tyre që janë jashtë. Përvec faktit shqetësues që nga 700 mijë pensionistë , në vitin e fundit kanë shkuar në 750 mijë e të rinjtë largohen.40% e forcës së punës sot është larguar.Qeveria e majtë socialiste krenohet e përmallohet me 25 lekë në ditë. Këtë situatë duhet të ndryshojmë ne. Këtë situatë, për të mbështetur të rinjtë që t’ja dalin këtu e për ta cuar atë te gjithë shtresa sociale e duke e cuar tek pensionistët që janë sot shtresa më e nënfinancuar’‘, thotë Tabaku.

Related

Tags: rritja e pensioneveTabaku
Previous Post

Hygerta Sako, përballë vetes 20-vjeçare, ka një porosi që duhet ta ndiqni

Next Post

Policia Bashkiake e Tiranës, e para që merr certifikimin ISO-9001 nga gjermanët e DEKRA-s, Veliaj: “Aleatë me qytetarin; Tirana qyteti më i sigurtë në rajon”

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.