• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga datat 23 deri më 28 Shtator, do të organizohet Java Kulturore Kineze! Festohet dhe 75-vjetori i Krijimit të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy vendeve

09/22/2024
in Kulturë, Slider
Nga datat 23 deri më 28 Shtator, do të organizohet Java Kulturore Kineze! Festohet dhe 75-vjetori i Krijimit të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy vendeve
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga datat 23 deri më 28 Shtator, do të organizohet në vendin tonë Java Kulturore Kineze, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Gjatë kësaj jave, e cila thellon më tej miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë e Kinës, që këtë vit celebron 75-vjetorin e Krijimit të Marrëdhënieve Diplomatike mes dy vendeve, do të organizohen një sërë aktivitetesh.
Pikërisht për të festuar këtë celebrim të rëndësishëm më datë 25 Shtator, ora 18:30, në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë, do të organizohet një koncert muzikor nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Vallëzimit të Republikës së Kinës, të cilët do të performojnë pjesë nga historia mijëra vjeçare e trashëgimisë së tyre muzikore.
Muzika, një nga elementët dallues dhe të spikatur të trashëgimisë kulturore kineze, e cila karakterizohet nga ritmet, meloditë dhe instrumentet unike të transmetuara brez pas brezi, ju fton që mos ta humbisni këtë natë.
Në javën Kulturore Kineze nuk mund të mungonte arti i kinemasë. Nëpërmjet një seleksionimi të kuruar, do të keni mundësi për të përjetuar kulturën kineze dhe për të zbuluar traditën dhe rëndësinë e saj përmes artit të shtatë, kinematografisë. Tematikat eksplorojnë nga zhvillimet moderne te shoqërisë deri tek jeta e përditshme e personazheve të ndryshëm.
Po ashtu është menduar që pjesë e Javës Kulturore Kineze, nga data 23 deri më 29 Shtator, në Galerinë e Artit të Tiranës të mbahet ekspozita “Miqtë, Art dhe Histori”, kuruar nga piktori Helidon Haliti. Veprat e ekspozuara janë të realizuara në mediumin e akuarelit, nga mjeshtrat botëror të njohur kinezë, si Liu Yi, Zhou Tianya, LI Xiaocheng, Rick Huang, Wang Hai Tao, Hu Xiaoxing etj. Në telajot e këtyre artistëve mbizotron natyra, folklori dhe pejzashi.
E nuk kishte si të mungonte në këtë javë shija unike gastronomike e Kinës dhe jo vetëm. Më datë 27 Shtator, ora 18:00, tek Pedonalja e Tiranës do të organizohet “Festival i Ushqimeve Kineze”. Ky event do të ofrojë një gamë të gjerë pjatash tradicionale kineze, punime artizanale, lojëra argëtuese, demonstrime të kaligrafisë kineze, perfomancë muzikore me Guzheng, një instrument tradicional kinez etj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Java Kulturore KinezeMEKI
Previous Post

Ledri Vula e “braktisi” dhe nisi romancën me shoqen e saj, Sara Hoxha merr vendimin e rëndësishëm! Kush është e dashura milionere që i vodhi zemrën reperit

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 23 shtator 2024

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.