• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“PS shumë pranë mandatit të katërt”, Peleshi: Në diasporë mund të ketë po aq votues sa në Shqipëri, lista e hapur nxit garën e shëndetshme

09/23/2024
in Politikë
“PS shumë pranë mandatit të katërt”, Peleshi: Në diasporë mund të ketë po aq votues sa në Shqipëri, lista e hapur nxit garën e shëndetshme
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të PS dhe njëherazi drejtues politik për qarkun e Korçës, Niko Peleshi është shprehur në një deklaratë për mediat nga Kolonja se socialistët janë shumë pranë mandatit të katërt qeveritar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Partitë e mëdha në zgjedhjet parlamentare kanë gjithmonë synim të fitojnë zgjedhjet. PS shkon për mandatin e 4 dhe është shumë pranë tij gjithsesi ne jemi mësuar që i marrim me seriozitet punët dhe në kohën e duhur pavarësisht si është kundërshtari përballë, ne shohim punën tonë dhe sfidat e PS janë me të ardhmen dhe objektivin e Shqipërisë jo të PS vetëm, që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030. Një objektiv që 10 vite më parë përdorej si fjalë për ti dhënë lezet deklaratave politike që sot është një realitet që artikulohet edhe nga zyrtarët e lartë të BE. Është një datë që ne e kemi kthyer në plan pune, parlamenti nga ana tjetër ka detyrat e veta në këtë proces, pra synimi ynë është të fitojmë mandatin 4 për të vazhduar pa humbur ritmin, në rrugën drejt destinacionit historik të shqiptarëve që është anëtarësimi në BE në 2030”, tha ai.

Peleshi theksoi rëndësin e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, duke thënë se është një potencial i ri në zgjedhje dhe se në diasporë mund të ketë po aq votues sa në Shqipëri.

“Ka mundësi që për shkak të rritjes së numrit të votuesve të popullsisë në Tiranë, qarku i Korçës mund të ketë një mandat më pak, ndonëse Korça si bashki dhe qark ishte zona me uljen më të vogël të popullsisë. Objektivi ynë vazhdon të jetë i njëjti, ne do të marrim minimalisht 6 deputetë, me një diferencë prej të paktën 2 deputetësh nga PD, por duke patur parasysh dhe potencialin e ri që i ofrohet politikës me kodin e ri të ndryshuar zgjedhor, që është vota e Diasporës, objektivat dhe mund të rriten sepse ka një potencial të madh në Diasporë. Pra ne mund të kemi votues në Diasporë po aq sa edhe në Shqipëri. Një nga pikat e takimit në çdo asamble të PS në bashkitë e qarkut është organizimi për votën e Diasporës. Nëse do të jenë 10 deputetë do jenë 3 mandate të mbyllura në qarkun e Korçës, nëse do të jenë 11 deputetë do të jenë 4 mandate të mbyllura”, shtoi Peleshi.

Sa i përket listës pjesërisht të mbyllur, Peleshi theksoi se ky sistem nxit garën e shëndetshme brenda partisë dhe maksimizon votën.

“Këtu nuk është çështja e emrave, as e emrit tim, as e ndonjë emri tjetër. Objektivat janë me numra jo me emra, ne duam të mbajmë minimalisht 6 deputetë në qark. Ky sistem nxit garën e shëndetshme brenda partisë dhe maksimizon votën, pra pjesa jashtë listës së mbyllur duhet të vrapojë më shumë, të sjellë më shumë vota. Kjo është demokracia.

Ne nuk kemi akoma një formulë të konsoliduar, por është vendosmëria jonë për të shënuar një tjetër hapje edhe më të madhe të PS në këtë proces zgjedhor. Hapja e PS është në ADN-në e saj, çelësi i suksesit të pothuajse 4 mandateve, por edhe më herët. Unë vetë jam një produkt i hapjes në një kohë të caktuar, ne po krijojmë mekanizma siç është akademia politike për të rinjtë apo platforma që inkurajon të rinjtë, pra një korsi më e shkurtër krahasuar me korsinë normale burokratike të kontributeve në parti”, tha ai.

Peleshi u ndal edhe te vendimi i gjykatës për Olta Xhaçkën, duke nënvizuar se ky i fundit është votuar në seancë, ndërkohë që ka hyrë në proces mandati i Vullnet Sinajt, i cili po shqyrtohet në Këshillin e Mandateve.

Vendimi i gjykatës për deputeten Xhaçka është siç e dini votuar në seancë ndërkohë që pritet, ka hyrë në proces mandati i Z.Sinaj, që kërkon kohën e vet, është duke u shqyrtuar në këshillin e mandateve. Është bërë një seancë e gjysëm, seanca e dytë u ndërpre për shkak të një ngjarje që tronditi publikun, ndarja nga jeta e ish kolegut tonë Gert Bogdani. Do të vazhdojë ky proces derisa të ketë një vendimmarrje nga këshilli i mandateve e më pas të kalojë apo jo në hapat e tjera.

Related

Tags: PeleshiPS
Previous Post

Kjo është influencerja që pritet të futet në BBV Kosova-3

Next Post

Ibis ne rrezik zhdukje/ Shkaqet kryesore te zhdukjes se tyre

Lajme të ngjashme

Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%

Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%

by redaktor2
05/15/2025
0

HAS- Procesi i numërimit në bashkinë Has ka përfunduar. Mësohet se Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3547 ose 52.57...

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/15/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, prandaj nxitën konflikt. Në Tiranë synojmë 20 mandate

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, prandaj nxitën konflikt. Në Tiranë synojmë 20 mandate

by redaktor2
05/15/2025
0

Elisa Spiropali, e cila mban detyrën e drejtueses politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, tha se beson se...

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

by redaktor2
05/12/2025
0

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë. Rezultatet sipas partive:PS 3214 vota,PD- ASHM 1003 vota,

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.