• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shkolla e re “14 Nëntori” në Durrës, Manastirliu: Hapim thirrjen për 640 mësues koordinatorë të cilësisë dhe karrierës në shkolla

09/23/2024
in Slider, Sociale
Shkolla e re “14 Nëntori” në Durrës, Manastirliu: Hapim thirrjen për 640 mësues koordinatorë të cilësisë dhe karrierës në shkolla
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, mori pjesë sot në përurimin e shkollës së re “14 Nëntori” në Durrës, një projekt që është realizuar falë mbështetjes së Bashkimit Europian përmes programit “EU4Schools”, i zbatuar nga UNDP. Kjo shkollë model i shërben një komuniteti prej 53,312 banorësh.
Në përurimin e kësaj shkolle morën pjesë edhe Arbjan Mazniku, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë së Durrësit, Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE-së në Tiranë, Fiona McCluney, Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Shqipëri dhe Monica Merino, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP në Shqipëri.
Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e hapjes së kësaj shkolle, e cila tashmë ofron kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit e saj.
”Sot jemi këtu për një tjetër shkollë, e cila tashmë prej 9 shtatorit është hapur dhe ofron një mësim cilësor për më shumë se 750 nxënës dhe më shumë se 40 mësues të kësaj shkolle. Shkolla “14 Nëntori” tashmë e rehabilituar ka rritur kapacitetet e saj. Është një shkollë që ofron standardet më të mira për mësimdhënie. Përpos laboratorëve të shtuar dhe klasave me standarde bashkëkohore, do të kemi edhe palestrën e re dhe terrenet sportive që janë pjesë e një zinxhiri investimesh për t’i shërbyer jo vetëm përgjatë orarit mësimor, por edhe jashtë orarit mësimor”, tha Ministrja Manastirliu.
Ministrja theksoi se infrastruktura arsimore është një prioritet për qeverinë, me qëllim që mësimi të zhvillohet me të njëjtat standarde bashkëkohore si në qytet ashtu edhe në fshat.

”Për ne si qeveri, si Ministri e Arsimit dhe Sportit është e rëndësishme infrastruktura arsimore. Vetëm më 9 shtator, pra me hapjen e shkollave, 25 shkolla të reja dhe të rehabilituara janë tashmë funksionale. Janë hapur 40 kantiere në të gjithë vendin për objektet arsimore, dhe përgjatë këtij viti janë rehabilituar 100 shkolla, falë investimeve të qeverisë shqiptare, bashkive dhe programit të Bashkimit Europian.”
Krahas investimeve në infrastrukturën arsimore, Ministrja Manastirliu vuri theksin edhe te rëndësia e mbështetjes për mësuesit dhe dy rolet e reja të mësuesve që janë risia e këtij viti të ri shkollor, dhe që mision do të kenë rritjen e cilësisë në shkollë dhe zbulimin e talenteve tek nxënësit.

”Programi Kombëtar i trajnimit të mësuesve tashmë po rifillon në këtë cikël të ri shkollor, duke u fokusuar në trajnimin dhe edukimin në vazhdim të mësuesve të shkencave, të kimisë, fizikës, biologjisë, mësues të arsimit fillor dhe mësues të TIK-ut, për t’i trajnuar me metodat më efektive të mësimdhënies. Nga ana tjetër, për të mbështetur edhe më shumë cilësinë në shkolla, tashmë është hapur edhe thirrja për përzgjedhjen e 320 koordinatorëve mësues për vlerësimin e cilësisë në shkollë dhe 320 mësues koordinatorë për orientimin e karrierës në shkollë, dy pozita dhe role të reja në shkollë që do të ndikojnë jo vetëm në rritjen e cilësisë së arsimit, por edhe në mbështetjen e talenteve përgjatë gjithë ciklit të arsimit,” tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Shkolla “14 Nëntori” është një nga 18 shkollat e rikonstruktuara në Durrës si pjesë e programit “EU4Schools”, dhe tashmë disponon 32 klasa mësimore, 4 laboratorë shkencash dy për IT, biologji-kimi, fizikë, një palestër, dy terrene sportive, si dhe hapësira të tjera si infermieri dhe dhomë psikologu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: DurresManasterliu
Previous Post

Habit Dasara Karaiskaj: Moderatoret janë fallco. Unë jam më e mira, ska asnjë si unë

Next Post

Shëndeti mendor i Ilir Metës, Lefter Maliqi rrëfen të vërtetën!

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.