• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Çiftet shqiptare po martohen me kontratë”, avokati ngre alarmin: Familja në krizë, 35 mijë divorce në vit

09/24/2024
in Aktuale, Sociale
“Çiftet shqiptare po martohen me kontratë”, avokati ngre alarmin: Familja në krizë, 35 mijë divorce në vit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Edhe në Shqipëri po aplikohen kontratat paramartesore. Lajmin e dha në Dita Jonë në A2 CNN, avokati Alban Dura, sipas të cilit burrat sipërmarrës kërkojnë kryesisht të martohen me kontratë, por pa përjashtuar edhe gratë që e kërkojnë një gjë të tillë. Në studion e A2 ai shpjegoi sesi funksion kontrata martesore në vendin tonë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Ka disa vende që e kanë të përcaktuar përveç ndarjes së regjimit pasuror rregullojnë dhe pasojat nëse shkojnë në divorc, por ka edhe sanksione që mund të shkelen gjatë jetës martesore, siç është tradhtia bashkëshortore. Nëse shkel këtë parim apo nen të kontratës nuk përfiton pasuri, apo kujdestarinë e fëmijës. Ne nuk kemi një rregullim të tillë, kemi të sanksionuar vetëm ndarjen e regjimit pasuror. Nuk e kemi të përcaktuar pasojat e tjera nëse çifti shkon në divorc apo në gjykatë për të zgjidhur martesën. Bashkëshorti nëse ka të ardhura nga një biznes apo trashëgimi ka të përcaktuar që regjimi pasuror pas martesës nuk përfiton gruaja, por mund të arrijnë në marrëveshje që të përfitojë 10% të të ardhurave që vijnë pas martesës. Mua më vijnë më shumë bashkëshortë meshkuj që janë sipërmarrës, por ka edhe femra që janë mirë ekonomikisht që kërkojnë një kontratë të tillë paramartesore. Ka raste që mund të ketë një apartament dhe rrogën më të lartë dhe mendojnë të rregullojnë regjimin pasuror që bashkëshorti mos të përfitojë këto të ardhura që vijnë nga rroga. Martesa është diçka e shenjtë. Ne në momente të vështira duhet t’i gjendemi njëri tjetrit, por kjo është ligjore, e mundshme dhe e lejueshme dhe nuk duhet paragjykuar”.

Në A2 ai tha se shqiptare ndodhet në krizë të madhe besimi, teksa ngriti alarmin për numrin e lartë të divorceve në vend. Avokati u bëri thirrje institucioneve të mbështesin familjen.

“Familja është në një krizë të madhe besimi ndaj bashkëshortëve dhe në vitin 2023 ne kemi pasur 35 mijë divorce. Një pjesë mund të jenë edhe fiktive për shkak të problemeve me ekspulse apo dënimeve në vendet e Shengenit. Është një shifër e frikshme që duhet të vërë në alarm institucionet që merren mbrojtjen sociale e hartimin e politikave mbështetëse për familjen”.

Related

Previous Post

E shkruajti dhe e fshiu/ Ja fjalët që e ëma e motrave Berisha drejtoi ndaj Kleas

Next Post

FOTO/ Në Spanjë “djegin” France Football, zbulojnë fituesin e “Topit të Artë”

Lajme të ngjashme

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm

by redaktor2
09/10/2025
0

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, me mbështetjen e Departamentit për Kërcënimet Ndërkufitare të OSBE-së / Njësisë për Çështjet Strategjike të...

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro më shumë se ofera më e ulët

by redaktor2
09/10/2025
0

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka finalizuar një nga tenderët më të rëndësishëm të saj, atë të blerjes së...

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

Vizitë historike e anijes ikonë të marinës amerikane USS Mount Whitney në Portin MBM, Porto Romano

by redaktor2
09/10/2025
0

Porti MBM në Porto Romano ka pritur për herë të parë një nga anijet më të mëdha komanduese të ushtrisë...

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

Skandal në RTSH! Denoncimi: S’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi!

by redaktor2
09/10/2025
0

Gazetarja dhe autorja e njohur, Kozeta Kurti, ka reaguar ashpër ndaj situatës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), duke pretenduar se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • CV-ja që sfidon ligjin
  • Nuk mori asnjë minutë kundër Letonisë, por Jasir Asani pritet si hero nga e… dashura
  • Ilir Meta ankimon masën e arrestit në Gjykatën e Lartë! Ish-presidenti kërkon zbutjen ose rrëzimin e…
  • Seminari rajonal i OSBE-së në Durrës, në fokus lidhja mes trafikut të drogës dhe krimit të dhunshëm
  • Tenderi 6.5 mln euro i targave i jepet familjes së Blendian Dalipajt të OSSH-së, ofroi 750 mijë euro…
  • Mori 8 mijë euro për të ndikuar në një çështje penale, SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.