• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Denaj: Politikat bujqësore rajonale mbështesin fermerët dhe sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane

09/24/2024
in Ekonomi, Slider
Ministrja Denaj: Politikat bujqësore rajonale mbështesin fermerët dhe sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në takimin e 18-të vjetor së Ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore (EJL), që nën kujdesin e SWG u mblodhën në Shkup për të diskutuar mbi zhvillimet e ardhshme në sektorët e bujqësisë, zhvillimit rural dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në këtë fushë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja Denaj në fjalën e saj të mbajtur në këtë takim theksoi  se zhvillimet e shumta të kohëve të fundit sollën nevojën për të reduktuar varësitë dhe për të diversifikuar zinxhirët e furnizimit, ndërsa theksojnë përafrimin me Politikën e Përbashkët Bujqësore të Bashkimit Evropian (CAP).

“Sektori bujqësor  po përballet me sfida të rëndësishme, duke përfshirë çmimet e paqëndrueshme të tregut, ndikimin në rritje të ndryshimeve klimatike dhe aksesin e kufizuar në financa, gjë që pengon suksesin e fermerëve të vegjël, tha Denaj, duke adresuar se këto sfida, janë thelbësore që ne t’i përshtatim politikat tona në përputhje me strategjitë e provuara të Komunitetit Evropian, ku Kuadri i Politikës së Përbashkët Bujqësor është  i rëndësishëm për mbështetjen e fermerëve, promovimin e praktikave të qëndrueshme dhe garantimin e sigurisë ushqimore”.

Ministrja Denaj theksoi se Qeveria shqiptare është e përkushtuar të adoptojë praktikat më të mira dhe të përmirësojë bashkëpunimin, aksesin në treg dhe mundësitë e financimit për fermerët. Ajo i njohu të pranishmit me nismat e ndërmarra së fundmi nga ky institucion në mbështetje financiare për fermerët dhe agropërpunuesit, që synojnë modernizimin e sektorit bujqësor, në veçanti mbështetjen e inovacionit, investimin në teknologjitë e reja, rritjen e punësimit dhe përmirësimin e jetesës në zonat rurale, të cilat përfshijnë grante dhe masa për të rritur dhe aksesin në financa.

Ministrat dhe krerët e delegacioneve pjesëmarrës në këtë takim diskutuan dhe ndanë angazhimet e tyre politike për integrimin në BE dhe aspektet e politikave që lidhen me bujqësinë dhe zhvillimin rural, veçanërisht në lidhje me Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, shtrirjen e CAP(Politika e përbashkët bujqësore) të BE-së dhe përafrimin me acquis të BE-së, rëndësinë e Dialogut të Politikave Bujqësore si edhe Proçesin e Berlinit.

Kjo temë u ngrit duke iu referuar “Axhendës së Jahorinës 2024”, e cila përfaqëson konkluzionet e nxjerra nga Forumi i Politikave Bujqësore të këtij viti të mbajtur në Jahorinë në Qershor 2024.

Një pikë tjetër e rëndësishme ishte nënshkrimi i Deklaratës për Ushqimin dhe Bujqësinë që është një hap i rëndësishëm drejt formalizimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Proçesit të Berlinit, me theks të veçantë në arritjen e synimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në bujqësi.

Related

Tags: Ministrja DenajShkup.
Previous Post

Shuma marramendëse! Ja sa fiton Georgina Rodriguez për një sezon nga seritë e saj

Next Post

Ish-kryebashkiaku i Himarës mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën për masë më të lehtë sigurie

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.