• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Përmbysja e radhës nuk e kënaq, Xhaka tërbohet para Bajernit: Jemi naiv në prapavijë

09/24/2024
in Sport
Përmbysja e radhës nuk e kënaq, Xhaka tërbohet para Bajernit: Jemi naiv në prapavijë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Bild”, mesfushori Granit Xhaka zgjodhi të mos përmbahej, duke e bërë të qartë përjetimin e tij pas përmbysjes së Volfsbrgut në pjesën e parë, ndërsa i bëri thirrje skuadrës së Leverkusenit:

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin për nivelin aktual. Nuk kemi nevojë të flasim për kohën e dëmtimit këtu”, tha Xhaka, pa u nxituar.

“Mjaftueshëm vetëkritikë. Kjo nuk mjafton! Nuk mund të pranojmë tre gola çdo ndeshje.  Sidomos mënyra se si i marrim golat. Nuk është se kundërshtari na dominoi, kombinoi bukur dhe më pas shënon gola. Por vetëm se ne nuk i bëjmë vrapimet sa duhet. Ne e quajmë veten një ekip të lartë. Por një ekip i lartë nuk pranon tre gola në 45 minuta!”, vijoi futbollisti me numër “34” te “Aspirinat”.

Në sezonin 2023-24, Leverkusen fitoi një dopietë historike me Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë, ndërsa mbetën të pamposhtur në tokën vendase, duke humbur ndeshjen e tyre të vetme të sezonit në finalen e Ligës së Europës kundër kampionëve Atalanta.

Por këtë edicion, disfata ndaj Lajpcig në shtëpi në fund të muajit të kaluar e ka lënë skuadrën e Alonsos në vendin e dytë të Bundesligës, pas gjigandëve të Bajern Munih. Leverkusen gjithashtu ka pranuar nëntë gola në katër ndeshjet e para të ligës.

“Bëhet fjalë për të gjithë ekipin”, ka vazhduar Xhaka. “Duhet të jemi shumë më specifik në mbrojtje, po lëmë shumë hapësirë. Me topin jemi mirë si gjithmonë. Por pa sferën në kontroll ne nuk kemi hapësirën që na bëri kaq të mirë sezonin e kaluar. Kjo nuk është mjaft agresive. Unë jam dikush që jam shumë i sinqertë me veten time.

Shpresoj të jenë edhe të tjerët, si pardje me tre golat e pësuar si kundër Lajpcig, nuk mjafton. Sigurisht që kemi cilësinë për të shënuar dhjetë gola për ndeshje. Ne fituam, kjo është gjithçka mirë. Ama unë s’jam i interesuar të fitoj! Më intereson pse nuk po luajmë kompakt”, tha Graniti.

Duke vendosur të mos kritikojë menaxherin e tij, 31- vjeçari shtoi: “Nuk është sistemi, është çështje mendësie. Nuk kemi uri për të mbrojtur portën tonë. Kur e ka topin kundërshtari duhet të mbrohemi me 11 futbollistë, jo vetëm një apo dy. Kemi ende shumë punë për të bërë në mbrojtje. Në sulm, ne mund të vazhdojmë kështu”, përfundoi Granit Xhaka.

Kampionët në fuqi të Bundesligës do të udhëtojnë në “Allianz Arena” të shtunën për t’u përballur me Bajernit, i cili nën drejtimin e trajnerit të ri Vinsent Kompani ka fituar të pesë ndeshjet e tyre hapëse në ligë dhe ka filluar përparimin në Champions me një fitore të frikshme 9-2 kundër Dinamo Zagrebit.

Related

Tags: Bayern LeverkusenGranit Xhaka
Previous Post

Ish-kryebashkiaku i Himarës mbetet në burg, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën për masë më të lehtë sigurie

Next Post

UEFA i heq finalen e Ligës së Kampioneve stadiumit “San Siro” në Milano

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.