Skandal te Hipoteka, drejtoresha Goxhobelli përmbys sistemin e Ramës me një memo të brendshme, nuk njofton AKSHI-in, dalin emrat e bandës dhe sekserëve të rinj
Merr përmasa të tjera bataku dhe situata e nderë në Hipotekë. Dhënia tre herë e dorëheqjes dhe qëndrimi për disa orë në ditë në parukeri, nuk janë puna e vetme gjatë këtyre gjashtë javëve e drejtoreshës së re Lorena Goxhobelli, e njohur si ndrikulla e Niko Peleshit.
Edhe pse ka disa javë, nën drejtimin e Goxhobelli, në Drejtorinë e Hipotekës ka nisur të zabatohet një skemë flagrante dhe e frikshme korrupsioni.
Ashtu siç edhe kemi paralajmëruar, Prapaskena do të ekspozojë para SPAK-ut dhe publikut korrupsionin te Hipoteka me lëvizje, veprime dhe evidenca konkrete.
Në korrik të vitit 2023, kryeministri Edi Rama prezantoi me bujë sistemin e ri për trajtimin e aplikimeve nga specialistët e drejtorive të ndryshme (pra jo brenda drejtorisë, për të evituar korrupsionin. Projekti ishte financim i Bashkimit Evropian.
Këtë sistem e ka përmbysur dhe nxjerrë jashtë loje drejtoresha e re Lorena Goxhobelli, pa vënë në dijeni AKSHI-in dhe qeverinë.
Ndryshimi arbitrar i sistemit, për të kthyer sistemin e vjetër korruptiv, është bërë me pretendimin për të ulur numrin e lartë prej 38 mijë aplikimesh.
Memija që duhet të administrohet nga SPAK është firmosur nga grupi i ri i drejtorëve të Goxhbellit, dhe konkretisht nga Martin Kala, Erjon Galanxhi, Flladi Dano, Tesila Polena dhe Igli Lubonja.
Flladi Dano njihet si Tano Karidi i legalizimeve, ndërsa Igli Lubonja ka dosje penale për veprimtari kriminale në fushën kibernetike. Martin Kala është huazuar nga LSI-ja, akademia më e madhe e korrupsionit në Evropë, ndërsa Tesila Polena është katapultuar te Hipoteka nga Niko Peleshi, pasi e ka pasur shefe kabineti kur ishte Ministër i Mbrojtjes.
Në shkelje të hapur me gjithë procedurat dhe duke sabotuar projektin e financuar nga BE, ky grup ka propozuar këtê ndryshim me urdhër të drejtoreshës së Përgjitheshme, Lorena Goxhobelli.
Kjo lëvizje është bërë për të rikthyer korrupsionin dhe për të nxjerrë sekserët e rinj në terren, për të mbledhur paratë në këmbim të legalizimeve. (Në vijim do të publikojmë edhe tarifat e reja të korrupsionit).
Kryesekserja dhe merimanga e korrupsionit në Hipoteka aktualisht është Eda Loga, një punonjëse e shkarkuar nga drejtoresha e mëparshme pasi u kap me video në afera korruptive dhe arriti të mbyllë dosjen me para korrupsioni.
Kasta e korrupsioni përbëhet nga Edi Nufi, drejtori i pronave shteterore pranë ASHK, i cili është vëllai i ‘hajdutit me çizme’ Ermal Nufi. Më pas vjen Granit Korbi, drejtori i ASHK në Shkodër, një oktapod korrupsioni.
‘Urithi’ i Hipotekës, Red Proko, i cili mban postin e drejtorit të Hartografisë në ASHK, ka emëruar fijet e tij të korrupsionit në poste drejtuese si Erjon Galanxhin dhe Martin Kala.
SPAK duhet t’u verifikojë pasuritë, rritjen e pasurive dhe shpenzimet e luksit me paratë e korrupsionit. Vijon me emra dhe afera të tjera korruptive. / prapaskena.com