• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kishte kthyer banesën në ambient për lojëra fati, vihet në pranga 28-vjeçari! Procedohen 9 persona që u kapën duke luajtur

09/30/2024
in Kronikë
Kishte kthyer banesën në ambient për lojëra fati, vihet në pranga 28-vjeçari! Procedohen 9 persona që u kapën duke luajtur
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar në Malësi të Madhe, i cili kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, në Koplik, për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjithashtu janë procedura penalisht 9 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë pas mesnate, në këtë banesë, duke luajtur lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makineta për lojëra fati, tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash, që u gjetën në banesë.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight”.

Kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, në Koplik, për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, kapet në flagrancë në këtë banesë dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë pas mesnate, në këtë banesë, duke luajtur lojëra fati.

Sekuestrohen makineta për lojëra fati, tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash, që u gjetën në banesë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, është finalizuar operacioni policor i koduar “Midnight”, si rezultat i të cilit u godit rast i kësaj veprimtarie.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 28 vjeç, banues në Koplik, pasi kishte përshtatur katin e dytë të një banese që e kishte marrë me qira, në Koplik, për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. B., 44 vjeç, F. B., 38 vjeç, A. R., 30 vjeç, V. V., 20 vjeç, të katërt banues në Koplik, M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë,  E. Q., 35 vjeç, K. B., 30 vjeç, banues në Shkodër dhe A. T., 60 vjeç banues në fshatin Brojë, dhe për një 17-vjeçar.

Gjatë kontrollit në katin e dytë të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 4 makineta për lojëra fati, 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 2 palë letra bixhozi dhe shuma parash në lekë, paund dhe euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related

Tags: Lojera Fatiprocedohet
Previous Post

Manastirliu: 500 shkolla Qendra Komunitare, forcojmë bashkëpunimin mes shkollës dhe komunitetit kundër fenomeneve negative

Next Post

Arrestimi i Nuredin Dumanit dhe kthimi i Artan Tafanit në të penduarin e drejtësisë/ Dy operacionet e bujshme të Ilir Prodës, kandidat për drejtor të Policisë së Shtetit

Lajme të ngjashme

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

Çështja “Bankers”, Gjykata e Apelit shtyn për nesër vendimin për masat e sigurisë

by redaktor2
08/05/2025
0

Gjykata e Apelit për Juridiksionin e Përgjithshëm ka vendosur të shtyjë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi masat...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda takim me përfaqësuesin e Ambasadës Kineze: Marrëveshje e re dhe pikë kontakti për të goditur krimin ndërkombëtar

by redaktor2
08/05/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze...

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

Aksident i shumëfishtë në autostradën Fier- Lushnjë, disa mjete përplasen mes tyre, 2 të plagosur

by redaktor2
08/05/2025
0

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit Disa mjete...

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

by redaktor2
08/05/2025
0

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.