• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga data 2 deri në 8 tetor, Shqipëria mikpret Javën Kulturore Gjermane! Muzika klasike, street rave party dhe ekspozitat do të gjallërojnë vendin

09/30/2024
in Kulturë, Slider
Nga data 2 deri në 8 tetor, Shqipëria mikpret Javën Kulturore Gjermane! Muzika klasike, street rave party dhe ekspozitat do të gjallërojnë vendin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga datat 2 deri më 8 Tetor, do të organizohet në vendin tonë Java Kulturore Gjermane, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Muzika klasike dhe street rave party, kinematografia dhe teknikat e hershme të fotografimit, praktikat e qëndrueshme dhe startup-et inovative, si dhe ekspozitat artistike, do të mbushin këtë javë me shumë emocion, gjithëpërfshirje dhe inovacion!
Aktivitetet nisin më datë 2 Tetor, ora 10:00, në Galerinë e Artit Tiranë, me ekspozitën “City X- Unë, Tiranë”, një projekt artistik modern dhe inovativ. Veprat artistike që do të eskpozohen janë realizuar në bashkëpunim me qytetarë të ndryshëm të Tiranës, të cilët kanë sjellë vizionin e tyre për zhvillimin e qytetit.
Për të apasionuarit pas fotografsë, nga datat 2 deri 6 Tetor, në Qendrën Rinore Arka do të zhvillohen ditët e “Teknikave të Hershme të Fotografimit”. Pjesë e workshop-eve do të jenë Jonas Ruhs dhe Maximilian Zeitler, dy ekspertë të fotografisë analoge nga Berlini.
Ndërsa në Lezhë, në biblotekën publike “Gjergj Fishta” më 4 tetor, do të mbahet një forum që ofron një platformë për dialog të hapur, mendim kritik dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve midis të rinjve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të qeverisë lokale.
Gjatë kësaj jave, nuk do të mungojnë as shfaqjet e filmave. “Jonja”, “Franky Five Star” apo “Elaha”, ju ftojnë që ti shijoni në datat 2, 5 dhe 7 Tetor.
Më 6 tetor, nga ora 17:00 në 00:00, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë, për të gjithë të rinjtë dhe jo vetëm do të organizohet “Street Rave with Hannes Bieger”. DJ dhe producenti me famë botërore Hannes Bieger do të ngjitet në skenë për të performuar një përzierje unike të Deep House dhe Techno music, duke përcjellë për të apasionuarit e muzikës elektronike energji dhe kreativitet.
Kurse për të pasionuarit pas muzikës klasike, më 7 Tetor, ora 19:30, në sallën e koncerteve UART në Tiranë, do të mbahet koncerti “Mothers, lovers, revolutionists” nga pianistja Sina Kloke dhe mezzo soprano Marta Wryk. Dy artistet na ftojnë në një mbrëmje të veçantë, që vë në qendër krijimtarinë e grave në historinë e muzikës.
Ndërsa më 8 Tetor, në kuadër të Javës Kulturore Gjermane, janë rezervuar dy aktivitete. Në orën 19:00 në Galeria Kalo në Tiranë, do të çelet ekspozita “Tipping Point”. Kurse në ora 20:00, në Sallën koncertuale UART në Tiranë do të organizohet koncerti “Beethoven and Schubert in dialogue”. Do të jenë kryevepra të muzikës së dhomës në madhështinë e tyre orkestrale që do të gjallërojnë këtë mbrëmje. Bashkohuni për një javë dinamike, ku çdo moment do të jetë një mundësi për t’u angazhuar dhe për të festuar diversitetin kulturor dhe qasjen gjithmonë dhe më të qëndrueshme për të ardhmen!

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

!

Related

Tags: Java Kulturore Gjermane
Previous Post

U largua nga banesa, por nuk u kthye më, 38-vjeçari prej 21 ditësh i zhdukur

Next Post

Protestë dhe kaos, skenarët që priten në sallën e Kuvendit. Ja çfarë do të njoftojë Spiropali

Lajme të ngjashme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

by redaktor2
06/25/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Sipas njoftimit të AMP-së, Kuçana...

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Në Tiranë u diplomuan pjesëmarrësit e kursit dyditor “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, i organizuar nga Ambasada e SHBA në kuadër...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.