• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Mesazhet shantazhuese nga ‘Mbreti Zog’, Bardhi del nga SPAK: Bisedat nuk ekzistojnë në përgjimet zyrtare të Sky Ecc! Dyshoj se janë të përfshirë…

10/02/2024
in Politikë
Mesazhet shantazhuese nga ‘Mbreti Zog’, Bardhi del nga SPAK: Bisedat nuk ekzistojnë në përgjimet zyrtare të Sky Ecc! Dyshoj se janë të përfshirë…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi, pasi doli nga SPAK tha për mediat se mesazhet shantazhuese në celularin e tij nuk janë të vërteta, por janë biseda të sajuara.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Deputeti demokrat sqaroi se nga SPAK është e konfirmuar se ai format bisede i ardhur në celularin e tij si mesazh kërcënues, nuk ekziston në përgjimet zyrtare të Sky Ecc që ka Prokuroria e Posaçme.

Ai tha se i ka vënë prokurorëve në dispozicion celularin e tij, ndërsa shtoi se dyshimi i tij është që persona që kanë sajuar këtë veprim kriminal janë ose subjekte të krimit të organizuar, ose persona publik, zyrtarë të lartë që dalin realisht në përgjimet e Sky Ecc.

Sipas Bardhit, një skemë e tillë shantazhi ka ndodhur edhe me persona të tjerë.

Bardhi: Nuk bëhet fjalë për asnjë përgjim real, janë prodhuar më qëllim kriminal për të shantazhuar një deputet. Në dijeninë time ka ndodhur edhe me persona të tjerë dhe menjëherë dhe sapo jam njohur me to, kam vënë në dijeni SPAK. Është e konfirmuar se ai format nuk ekziston në përgjimet zyrtare të Sky Ecc që ka Prokuroria e Posaçme.

Jam duke mbledhur edhe të dhëna për mediat që i japin si të vërteta, se pe po bëhen pjesë e skemës shatazhuese ndaj një deputeti. Së dyti, SPAK ka marrë të gjitha të dhënat për itë identifikuar nga ka ardhur mesazhi në telefonin tim. Nuk kam asnjë dyshim. Nuk është vetëm në interesin tim personal. Unë nuk shantazhohem për mbrojtje të interesit publik. Askush nuk mund të guxojë të fabrikojë të dhëna të rreme.

Dyshimi është që persona që kanë sajuar këtë veprim kriminal janë ose subjekte të krimit të organizuar, ose persona publik, zyrtarë të lartë që dalin realisht në përgjimet e Sky Ecc. Nuk më mori njëri në pyetje. I vura në dispozicion prokurorëve telefonin tim.

Kujtojmë se kreu i Grupit të PD-së u paraqit sot ne SPAK ne oren 15:00, pas padise qe ky i fundit ka bere. Bardhi denoncoi publikisht dhe zbuloi disa SMS që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK të hetojë.

Gazment Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.

“Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në SMS-së dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK.

GAZMENT BARDHI SPAK DOKUMENT DENONCIM ERVIS MARTINAJ (4)

Related

Tags: BardhiDELSPAK
Previous Post

Mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt/ Gazment Bardhi paraqitet në SPAK pas denoncimit

Next Post

Berat Gjimshiti i sjell fat Atalantës, bergamaskët fitojnë me të në fushë

Lajme të ngjashme

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim Murrizit

Si u ndëshkua Zheni Gjergji nga Berisha pasi denoncoi Kurumin dhe një përgjigje për pyetjet e Myslim Murrizit

by redaktor2
08/21/2025
0

Nga Adriatik Doçi Myslim Murrizi njihet dhe perceptohet si një nga opozitarët më të pakompromisë. Ditët e fundit, Murrizi ka...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.