• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dhuna në derbin Tirana – Partizani, FSHF dënon Refik dhe Grent Halilin. Klubit të Superiores i mbyllet stadiumi për 2 ndeshje

10/03/2024
in Sport
Dhuna në derbin Tirana – Partizani, FSHF dënon Refik dhe Grent Halilin. Klubit të Superiores i mbyllet stadiumi për 2 ndeshje
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur sot për dënimin me 4 ndeshje të Refik dhe Grent Halilit, që patën sjellje josportive ndaj zyrtarëve gjatë derbit të U-19 mes Tiranës dhe Partizanit. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Këto të fundit fituan 1 me 3. Në kompleksin “Skënder Halili” më 29 shtator nuk munguan përplasjet pas sfidës mes lojtarëve, ndërsa ishin të pranishme dhe kontestimet te arbitri, që akordoi 2 kartonë të kuq.

Po ashtu Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të mbyllë stadiumin e Bylisit për 2 ndeshjet e ardhshme. Shkak për këtë është bërë sjellja e gabuar e spektatorëve në sfidën e humbur me Elbasanin.

Vendimet e plota:

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KF Vllaznia, Altin Nikshiqi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b, 17/2/c, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Bylis urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.
  5. Zyrtari i KF Bylis, Arbër Sino, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  6. Zyrtari i KF Vora, Bazjon Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke shkelur rregullat themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2/a dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Zyrtari i FK Pogradeci, Nesti Binishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  9. Zyrtari i KF Erzeni, Durim Keçi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  10. FK Apolonia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  11. Zyrtari i Adriatiku 2012, Ded Mehmeti, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  12. Lojtari i Adriatiku 2012, Esat Loci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  13. Basania FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1/c dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  14. KF Maliqi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  15. Lojtari i KF Maliqi, Lion Ndoci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  16. Lojtari i AF Luftëtari, Benito Çulli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  17. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Hazret Shimaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  18. KF Tirana U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive për garantimin e sigurisë së lojtarëve, zyrtarëve dhe mbarëvajtjes të ndeshjes kundër FK Partizani U-19, në bazë të neneve 13/2, 17/1 dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  19. Zyrtari i KF Tirana U-19, Blendi Vashaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  20. Lojtari i KF Tirana U-19, Artilio Shehi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  21. Zyrtari i KF Tirana U-19, Refik Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  22. Zyrtari i KF Tirana U-19, Grent Halili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  23. Lojtari i FK Partizani U-19, Leon Misja, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  24. Lojtari i FK Partizani U-19, Joseph Ndongo Mintongo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve te ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  25. Shkëndija Tiranë U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Pogradeci U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  26. Zyrtari i Shkëndija Tiranë U-19, Luan Pinari, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  27. Flamurtari FC U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kunder FK Tomorri U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  28. Celjen e hetimit disiplinor per aktivizimin e mundshëm nga KF Shënkolli U-16 të lojtarëve që nuk kanë të drejtë të luajnë, mbi bazën e ankesës së KF Vlaznia U-16.

Related

Tags: FSHFkomisioni i disiplines
Previous Post

Aksident në aksin Lushnje-Berat, taksia del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset drejtuesja

Next Post

Fatma Haxhialiu së shpejti nënë për herë të dytë

Lajme të ngjashme

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë

Silvinjo duhet të jetë më i qetë, sulmuesi kthehet në stërvitje me Shqipërinë

by redaktor2
06/05/2025
0

Seanca e sotme stërvitore e Kombëtares shqiptare ka sjellë një lajm shumë të mirë për kuqezinjtë. Pas mungesës në stërvitje...

“Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

“Po fryn erë e fort në Tiranë”, trajneri në Serbi paralajmëron serbët: Kini kujdes nga Armando Broja

by redaktor2
06/04/2025
0

Ivan Gozdenovic është një prej trajnerëve serbë i cili punon në Shqipëri. Në sezonin e fundit, ky trajner drejtoi Elbasanin...

“E kuptoni që me Brojën në fushë Serbia ka frikë?”, Alliu i qartë: Nëse nuk hyn Broja, e gjithë Serbia shkon në portën tonë 

“E kuptoni që me Brojën në fushë Serbia ka frikë?”, Alliu i qartë: Nëse nuk hyn Broja, e gjithë Serbia shkon në portën tonë 

by redaktor2
06/03/2025
0

Shumë diskutime dhe shpresë ka mbi Armando Brojën, nëse do të jetë ai njeriu që do të na marrë mbi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.