• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Jorida Tabaku kërkon kthimin e parave për profesionistët e lirë: Qeveria t’u kthejë mbrapsht çdo qindarkë të marrë padrejtësisht nga taksa antikushtetuese

10/08/2024
in Politikë
Jorida Tabaku kërkon kthimin e parave për profesionistët e lirë: Qeveria t’u kthejë mbrapsht çdo qindarkë të marrë padrejtësisht nga taksa antikushtetuese
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kërkuar sërish që qeveria të kthejë sa më shpejt profesionistëve të lirë paratë që u janë marrë padrejtësisht përmes një takse antikushtetuese.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Duke përmendur faktin se tashmë Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të tyre, Tabaku kritikoi vonesën e qeverisë për të përmbushur detyrimet ndaj kësaj shtrese që përbën mbi 30 mijë profesionistë të lirë në vend.

“Profesionistët e lirë punojnë çdo ditë në kushte të vështira dhe meritojnë respektin që u është mohuar nga qeveria. Ne si Partia Demokratike e kemi mbështetur këtë betejë që në fillimet e saj dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tyre deri kur të marrin çdo qindarkë që u është marrë padrejtësisht,” tha Tabaku.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për miratimin e propozimit të Partisë Demokratike dorëzuar nga ajo dhe kryetari i grupit parlamentar Bardhi që rregullon përfundimisht këtë situatë. “Nëse qeveria nuk dëshiron të pranojë propozimin tonë, atëherë le të bëjë një propozim tjetër, por të mos e vonojë më tej këtë çështje të rëndësishme për jetën dhe ekonominë e mijëra qytetarëve.”

Deklarata e plotë:

Profesionistët e lirë edhe sot e kësaj dite nuk e marrë ende pas pagesën që i kanë bërë shtetit për një taksë të padrejtë dhe antikushtetuese. Mbasi Grupi Parlamentar i shkoi deri në fund betejës për profesionet e lira në Gjykatën Kushtetuese, tashmë do t’i shkojë deri në fund, deri kur ato të marrin pagesën e fundit. Ne bëmë një propozim ligjor, një ligj që mendojmë se rregullon situatën për të gjithë ato profesionistë të lirë të cilët kanë paguar dhe qeveria në mënyrë arbitrare i ka vendosur këmbën në fyt për t’i marrë detyrimet e taksave megjithëse ishin të padrejta.

Po le mos ta marrin këtë ligj. Le ta hedhin tutje. Mos ta marrin parasysh. Por kanë gjithë mënyrën dhe hapësirën; qoftë me një vendim të Këshillit të Ministrave apo një udhëzim të Ministrit të Financave për ti kthyer profesionistëve të lirë të gjitha detyrimet që shteti ia ka marrë padrejtësisht. Janë 30 mijë profesionistë të lirë të cilët punojnë,  çdo ditë nga mëngjesi deri në darkë në një treg shumë të vështirë dhe në një situatë akoma më të vështirë. Prandaj ato e meritojnë trajtimin me dinjitet dhe respekt. Një respekt që shteti nuk ia dha por ato e morën përmes gjykatës dhe padyshim me mbështetjen tonë.

Edhe pagesën që qeveria i detyrohet do ta marrin përsëri me mbështetjen tonë. Deri në qindarkën e fundit.

Related

Tags: Jorida Tabakuprofesionistet e lire
Previous Post

Prokuroria e Tiranës kërkon 2 vite burg për ish Sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj

Next Post

E rëndë, nëna dhe foshnja e porsalindur ndërrojnë jetë në QSUT

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.