• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: “Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj”

10/08/2024
in Aktuale
Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: “Aplikoni deri më 8 Nëntor për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën tuaj”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali morën pjesë në takimin me fermerët e Qarkut të Tiranës, për prezantimin e “Skemës Kombëtare të Investimeve” me fokus zgjerimin dhe modernizimin e veprimtarive të fermerëve dhe blegtorëve, për të rritur prodhimin e produkteve shqiptare.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e tij, Veliaj u bëri thirrje fermerëve të pajisur me NIPT, që të dërgojnë aplikimet e tyre, deri në datë 8 nëntor, për të përfituar falas pajisje që lehtësojnë punën e tyre në fermë. “Lajmi i mirë është se kemi edhe qendrën tonë të agro-përpunimit dhe tregtisë në Farkë. Praktikisht, aty ku është supermarkata apo qendra tregtare më e madhe në republikë, ne kemi bërë edhe qendrën më të madhe tregtare, tani për bujqësinë. Këtu kemi bërë investimin më të madh në fermë dhe në bujqësi”, tha ai.

Nga ana e saj, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj u shpreh se kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë fermerët.

“Vijmë nga një vit, i cili ka lançuar, ka implementuar skemën e subvencioneve të drejtëpërdrejta, një fond i qeverisë, i cili shkon për vit për të ulur kostot e fermerit, por aktualisht jemi duke dhënë informacion për skemën e investimeve në bujqësi, e cila synon rritjen dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese në fermat bujqësore dhe blegtorale. E gjithashtu, në modernizimin e fermave tona për të rritur rendimentin, por njëkohësisht për të ulur dhe koston, e po ashtu, për të eleminuar disa nga problematikat në disa zona të Shqipërisë, e pse jo ndoshta edhe në Tiranë, të parandalojmë situatat që kushtet klimatike, ato që vitet e shkuara na kanë ekspozuar ndaj breshërit, të humbjes së produkteve në zonat e lindjes dhe jugut të Shqipërisë. E për këtë kemi vendosur në fokus edhe një investim në atë që është rrjetat anti-breshër. Sigurisht, akuakultura do vullnet e ne kemi sot mundësi të flasim dhe për këtë edhe pse ndoshta në qarkun e Tiranës mbase interesi do të jetë i munguar, por jemi duke folur për një investim në të gjithë Shqipërinë nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Një mundësi që qeveria shqiptare me një fond prej 15 mln eurosh e bëri të mundur me Aktin Normativ më të fund”, tha Denaj.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha se: “Skema kombëtare e mbështetjes 2024 prek fermerët në të gjithë vendin dhe është një investim direkt tek prodhimi bujqësor. Nga takimet që kam patur në zonat rurale të Tiranës është theksuar nevoja e kësaj mbështetje dhe kjo është një mundësi e artë për të gjithë fermerët, një mundësi të cilën jo vetëm nuk duhet ta humbim, por duhet ta shfrytëzojnë për të rritur ekonominë e tyre familjare por edhe për të rritur ekonominë në tërësi të zonave rurale”.

Related

Tags: investimet ne bujqesiVeliaj
Previous Post

I akuzuar për korrupsion të funksionarëve të drejtësisë, GJKKO cakton 2 vite shërbim prove për Avni Bashkuajn

Next Post

Prokuroria e Tiranës kërkon 2 vite burg për ish Sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj

Lajme të ngjashme

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

by redaktor2
07/18/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan...

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon! Minorenët me probleme me ligjin do të shkollohen

by redaktor2
07/17/2025
0

Në zonën e Mëzezit në Tiranë po ngrihet një institut i ri i specializuar për edukimin dhe rehabilitimin e të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.