Këngëtarja Teuta Kurti po kalon një moment aspak të lehtë. Kjo pasi babai i saj është ndarë nga jeta. Lajmin me dije e ka bërë vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi të ndarë në rrjete sociale.
Ngjarja e hidhur ka ndodhur ditën e djeshme.
Teuta nuk ka ndarë detaje në rrjetet sociale, por vetëm detajet e varrimit. Ceremonia mortore mbahet sot në Mitrovicë.
