• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Vranë kushëririn që i p*rdhunoi kur ishin të mitur, lihen në paraburgim dy vëllezërit shqiptar në Greqi

10/11/2024
in Kronikë
Vranë kushëririn që i p*rdhunoi kur ishin të mitur, lihen në paraburgim dy vëllezërit shqiptar në Greqi
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Janë lënë në paraburgim dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, 28-vjeçarit Denis Loka më 7 tetor në Greqi.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas dëshmisë të dy të pandehurve, të moshës 17 dhe 19-vjeç, kushëriri i tyre 28-vjeçar i ka abuzuar seksualisht kur ata ishin 4 dhe 6 vjeç.

Dy vëllezërit dolën në gjyq rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm dhe u deklaruan fajtorë për akuzën e veprës penale të vrasjes së shkallës së dytë në gjendje të qetë shpirtërore.

Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë kanë qëndruar për disa kohë jashtë zyrës së hetimit, pasi vendimet nda tyre i kanë paraprirë deklarimet e prindërve dhe personave të afërt.

Mes tyre ishte edhe një shok i njërit prej të pandehurve, i cili dyshohet se kishte folur me të dhe ai i kishte treguar se ai ishte abuzuar nga viktima.

Dëshmia e dy vëllezërve

Siç dëshmojnë dy vëllezërit, makthin që përjetuan e kanë mbajtur të fshehtë deri para 2 vitesh, kur 19-vjeçari, i shqetësuar nga karakteri i mbyllur i vëllait të tij të vogël, foli hapur për atë që kishin kaluar.

“Ne kemi lindur në Greqi, por kur unë isha 6 vjeç (dhe vëllai im ishte 4 vjeç) ne u larguam si familje dhe jetuam për dy vjet në Shqipëri. Edhe kushëriri im ishte në një shtëpi aty pranë. Kushëriri im më ngacmonte seksualisht dhe bëhej më i dhunshëm me kalimin e kohës. Isha i vogël, nuk e kuptoja, por pak nga pak e ndjeva se diçka nuk ishte normale. Këto gjëra ndodhën kur ne ishim atje përgjatë dy viteve. Më pas u kthyem në Greqi dhe qëndruam në Kypseli. Isha traumatizuar nga këto ngjarje dhe shumë i mbyllur. 

Kur u bëra 16 vjeç, ndjeva se po e kaloja ngadalë. Ndërkohë nuk kisha folur me askënd. Ndërkohë, pashë që edhe vëllai im ishte shumë i mbyllur dhe nuk më fliste, mendova se edhe ai kishte përjetuar të njëjtën gjë. Para dy vitesh folëm hapur me vëllain tim dhe ai më konfirmoi se gjatë kohës që ishim në Shqipëri ishte përdhunuar. Prindërve u thamë vitin e kaluar në gusht, deri atëherë ata nuk dinin asgjë, por u tronditën kur ia thamë. Të dy menduam se ai na kishte shkatërruar jetën. Babai im në një moment (tetor 2023) kontaktoi kushëririn dhe e pyeti nëse ishte e vërtetë. Ai e pranoi dhe tha se ishin gabime që bëmë ne djemtë. Pas kësaj ai më dërgoi një mesazh përmes mesazherit për të kërkuar falje për atë që ndodhi në të kaluarën. Të dielën mbrëma ai më kërkoi në Instagram që të takoheshim të gjithë bashkë për të biseduar dhe organizuam takimin në Fokionos Negri të hënën 10.07.2024, në orën 20:30-21:00” , ka deklaruar 19-vjeçari në dëshminë e tij, sipas protothema.gr.

Vëllai i tij i mitur konfirmon fjalët e 19-vjeçarit, duke theksuar, njëkohësisht, se makthi për fëmijët nuk u ndal 12 vite më parë.

Shpesh 28-vjeçari komunikonte me të duke dërguar mesazhe nga rrjetet sociale, deri në mbrëmjen e ngjarjes tragjike ku vranë kushëririn duke e goditur me thikë në qafë.

“Ai është kushëriri ynë. Kur ishim të vegjël abuzoi seksualisht mua dhe vëllain tim kundër dëshirës tonë në Shqipëri ku jetonim të gjithë bashkë. Që atëherë nuk e kam parë, por herë pas here më dërgon mesazhe në aplikacionin Instagram dhe më pyet se çfarë po bëj. Sot na tha që të takohemi të gjithë bashkë në mbrëmje në rrugën Chanion. E kisha me vete një thikë për siguri”, ka rrëfyer në dëshminë e tij 17-vjeçari.

Related

Tags: Denis Lokavrasja
Previous Post

Lëviznin me një makinë të marrë me qira, çifti shqiptar kapet me municion luftarak dhe eksploziv në qendër të Athinës

Next Post

Çeki-Shqipëri, ja sa tifozë shqiptar do të jenë të pranishëm sot në “Epet Arena”

Lajme të ngjashme

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

 Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

by redaktor2
07/18/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilluan...

E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase amerikane

by redaktor2
07/17/2025
0

Një shtetase amerikane, me banim në Sarandë është gjetur pajetë paraditen e sotme në banesën e saj. 63 vjeçarja ëshrë...

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë të një grupi të strukturuar

by redaktor2
07/17/2025
0

Ata kishin krijuar një rrjet të dendur kriminal të dedikuar për prodhimin dhe trafikimin narkotikëve, si kokaina dhe marijuana, por puna e karabinierëve ka hedhur dritë mbi...

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçari shqiptar

by redaktor2
07/15/2025
0

Një makinë e dyshimtë e çoi policinë në zbulimin e dy kutive që përmbanin kokainë, një armë të vjedhur dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.