• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

NOTAT E SHQIPËRISË/ Ndeshje që lë për të dëshiruar, shikoni vlerësimet për zhgënjimin “kuqezi” në Çeki

10/12/2024
in Slider, Sport
NOTAT E SHQIPËRISË/ Ndeshje që lë për të dëshiruar, shikoni vlerësimet për zhgënjimin “kuqezi” në Çeki
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Shqipëria u mposht 2 me 0  nga Çekia në transfertë. Një sfidë e djemve të Kombëtares, që lë për të dëshiruar. Panorama Sport iu sjell dhe notat më poshtë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

STRAKOSHA 6 Nuk futi ekipin në panik dhe bënte më të sigurtën, duke goditur menjëherë topin e kthyer mbrapa. Mund të luante më shpesh me topin e shkurtër, duke qenë se çekët ishin të fortë në lojën në ajër. Pa faj te golat e pësuar, edhe pse po të kishte pritur të dytin, do të kishte bërë një mrekulli.

MITAJ 6 Një ndërhyrje e saktë në zonë duke u hequr mundësinë çekëve të shënonin. Ndizet vetëm në pjesën e dytë në inkursionet në krah, ku kombinon shumë mirë me Bajramin.

RAMADANI 6 Shumë mirë në rolin e tij, dylufton shpesh edhe pse has vështirësi dhe nuk ishte Ramadani që jemi mësuar të shohim. Kur çekët dilnin në kundërsulm ishte shpeshherë vetëm.

BAJRAMI 6 Një pjesë e parë e mirë ku shpesh del në krah dhe kombinohet mirë me Mitajn dhe Asllanin. Shënjestra nuk ishte me të këtë radhë, pasi shumë bukur tentoi barazimin në të parën. Pjesën e dytë ra disi fizikisht. (Muçi 87’, pa notë)

HYSAJ 6 I bën mirë detyrat mbrojtëse, por në disa raste duhet të jetë më i kujdesshëm. Jep një top të bukur për Asanin, duke e nxjerrë në kundërsulmin e ndeshjes. Një ndeshje e mirë për një lojtar i cili është jashtë listës së klubit të tij në Itali.

ISMAJLI 6 Ndoshta pritshmëritë ishin shumë të larta për Ismajlin, i cili po kalonte një formë shumë të mirë. Një ndeshje normale për mbrojtësin i cili dha maksimumin e tij, pavarësisht se çekët ishin të papërballueshëm në luftën në ajër këtë herë.

ASLLANI 5.5 Pritej më shumë nga Kristjan. Ndoshta nuk ishte në 100 % e tij por duhet të merrte më shumë përsipër. Një lojtar i cili ka armën më të fortë kontrollin e topit, duhet të bënte diferencën me çekët të cilët luanin vetëm me topin e gjatë. Disa topa ishin pa adresë.

ASANI 5.5 Jo shumë i qartë me topin në këmbë dhe të gjithë e kanë kuptuar futjen e tij nga qendra. Jep një top të bukur për Dakun, duke e nxjerrë përballë portierit dhe humbet një rast shumë të mirë për të barazuar. Lë pak për të dëshiruar në fazën mbrojtëse. (Hoxha 65’, Driblon gjithmonë dhe energjik, por haset me një Çeki, që është tërhequr mbrapa duke mbrojtur rezultatin duke mos lënë shumë hapësira).

LAÇI 5.5 Jo shumë mirë në topat e dytë, por gjithsesi lufton me aq sa ka mundësi. Nuk guxon shumë me pasimin vertikal, megjithatë vuajti ashtu si e gjithë mesfusha. (Seferi 79’, pa notë)

KUMBULLA 5 Nuk ishte në ritmin e ndeshjes dhe gjysmat e dueleve në ajër i humbet. Ndoshta në golin e parë kthesa e sulmuesit kundërshtar ishte e papritur, ndërsa te goli i dytë, ishte detyra e Kumbullës që Çori të mos lihej i lirë brenda në zonë. Nuk jep garancinë e dikurshme.

DAKU 5 I jepet mundësia për titullar dhe e nis me dëshirë të madhe dhe shumë i lëvizshëm, por gjatë ndeshjes e tepron me topin dhe e humbet shpesh. Kontrolli nuk është ai i duhuri në disa momente. Duhet më pjekuri! (Tuci 65’. U përpoq për aq minuta sa luajti dhe guxoi të tentonte edhe njëherë portën. Emocionet e ndeshjes së parë).

Related

Tags: notatShqiperi-Ceki
Previous Post

Mbyti bashkëshorten në sy të fëmijëve, dëshmon 3 orë para hetuesve 30-vjeçari shqiptar! Toçi: Nuk di ta shpjegoj pse e bëra

Next Post

Artan Hoxha: Kur Jurgis Çyrbja drejtonte hipotekën, një grup nga Tirana i shkoi me 4 makina të blinduara poshtë shtëpisë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.