• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda 2030”, Rama flet para nisjes së konferencës së Dytë Ndërqeveritare: Një mal për t’u ngjitur!

10/15/2024
in Aktuale, Politikë
“Do ta bëjmë gati Shqipërinë për BE brenda 2030”, Rama flet para nisjes së konferencës së Dytë Ndërqeveritare: Një mal për t’u ngjitur!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur shkurt për mediat para nisjes së konferencës së Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Rama tha se çdo gjë është shumë e qartë për t’u bërë shtet anëtar i BE dhe se janë detyra shtëpia, një mal për t’u ngjitur. Ai theksoi se “ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”.

“Nuk ka asgjë të veçantë. Çdo gjë është shumë e qartë për t’u bërë shtet anëtar. Duhet të ngresh jo vetëm shpirtin, por kështu dhe të gjitha forcat që të punojnë së bashku në realitetin e vendit për të garantuar një vend që funksionon mirë, iu shërben qytetarëve të vetë dhe sanksionon në jetën e përditshme çfarë shkruhet në Kushtetutë dhe të gjitha angazhimet. Kështu që janë detyra shtëpia, një mal për t’u ngjitur dhe tani më ne jemi në ngjitje e sipër, me ide të qarta, me një vullnet mjaft të fortë dhe nuk ka aspak dyshim që duhet të arrijmë atë që duhet arritur që do të thotë Shqipëria në BE brenda 2030. Ne do ta bëjmë gati Shqipërinë për Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”, tha Rama.

Takimi drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, vend i cili mban Presidencën e radhës së BE-së. Pas takimit rreth orës 09:25 pritet një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë konferencë nga Kryeministri Edi Rama, Kryenegociatorja Majlina Dhuka si dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në tryezë për palët shqiptare do të jenë dhe të gjithë zv/ministrat, të cilët përfaqësojnë sektorët e kapitujve të negocimit që do të hapen ditën e nesërme, te njohura si “Themeloret”.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin 1, që përfshin fushat dhe kapitujt e negociatave si:

Funksionimi i institucioneve demokratike dhe reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Related

Previous Post

Horoskopi për ditën e sotme, 15 tetor 2024

Next Post

“Moment historik për Shqipërinë”, Varhelyi ndan pamje nga konferenca ndërqeveritare në Luksemburg: U përmbushën reformat e kërkuara

Lajme të ngjashme

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

by redaktor2
09/01/2025
0

-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e 20-të ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit, si dhe të një...

Akuzat e kryeministrit ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Cenojnë figurën dhe dinjitetin tonë! Të respektohet pavarësia e gjyqësorit! Ankesat dërgojini në Gjykatë

Akuzat e kryeministrit ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Cenojnë figurën dhe dinjitetin tonë! Të respektohet pavarësia e gjyqësorit! Ankesat dërgojini në Gjykatë

by redaktor2
08/29/2025
0

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve, lidhur me vendimet që ata kanë...

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

by redaktor2
08/29/2025
0

Biznesmeni Gjergj Luca i është përgjigjur me ironi, një postimi të deputetit të PD, Klevis Balliu, ku shprehej se ortaku i Lucës...

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

by redaktor2
08/29/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të tjera nga operacioni i lirimit të hapësirave publike në vend.  Në rrjetin social Facebook ai...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.