• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Prapaskenat e sherrit/ Përplasjet mes prodeucentes dhe Einxhel Shkirës, lënë moderatoren jashtë ekranit! Si u zëvendësua ditët e fundit prezantuesja me Olta Gixharin

10/15/2024
in Showbiz
Prapaskenat e sherrit/ Përplasjet mes prodeucentes dhe Einxhel Shkirës, lënë moderatoren jashtë ekranit! Si u zëvendësua ditët e fundit prezantuesja me Olta Gixharin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kur mungojnë edhe pak ditë nga nisja e “Big Brother Kosova”, emri i Olta Gixharit si opinioniste ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

E teksa asnjë prej banorëve pjesëmarrës nuk dihet zyrtarisht ende, produksioni ka konfirmuar emrin e aktores, e cila do të jetë përkrah Milaim Zekës në këtë eksperiencë të re për të. Përkrah gazetarit, në rrjet u përfol se do të ulet një tjetër emër mjaft i njohur për publikun — Einxhel Shkira.

Mirëpo thuhet se pak para nisjes së spektaklit “Kryefjala” ka bërë të ditur se mes Shkirës dhe Producentes Ekzekutive, Olsa Muhameti ka pasur një përplasje të fortë. Nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur mes dyshes, sakaq një reagim publik për lajmin e qarkulluar në rrjet nuk ka ardhur as nga Einxhel dhe as nga Olsa. Sakaq faqja zyrtare e ka konfirmuar emrin e Oltës si opinioniste, duke mbyllur njëherë e mirë këtë kapitull. Vetëm pak ditë më parë, “Panorama” shkroi se tashmë Olta, së bashku me familjen e saj do të zhvendosen në Tiranë. Muajt e fundit, ajo dhe Dori kanë blerë një shtëpi në Tiranë, ku edhe pritet të zhvendosen së shpejti.

Kështu, tashmë jeta e familjes do të jetë më intensive në Tiranë, sesa në Valencia, ku edhe jetonin deri disa muaj më parë. Aktorja ka qenë shumë diskrete në fotot që ka publikuar me partnerin e saj, duke preferuar që ta lërë atë larg vëmendjes së ndjekësve, megjithatë, tashmë imazhi i Dorit është zbuluar. Duket se edhe pjesëmarrja e saj në këtë edicion të “Big Brother” si opinioniste, është një ndër arsyet pse ajo ka vendosur që të rikthehet. Tashmë, për më shumë se 3 muaj, aktorja do ta organizojë jetën e saj mes Prishtinës dhe Tiranës, duke realizuar kështu një ëndërr të sajën.

Kujtojmë që emri i saj u përfol si një ndër pretendentet për të qenë opinioniste në “Big Brother Vip 3” këtu në Tiranë. Por duket se në atë kohë, aktorja nuk mundi ta merrte këtë post, duke u zhvendosur nga Shqipëria për disa muajt. Tashmë, që ka sjellë në jetë edhe djalin e saj të dytë, Olta duket më së gati për t’u rikthyer ekranit. Por teksa emri i saj u konfirmua, të shumtë kanë qenë kuriozët që kanë pyetur se çfarë ndodhi me Einxhel dhe lajmet se, në fakt, do të ishte ajo në poltronën e opinionistet këtë vit.

Moderatorja Einxhel Shkira është larguar nga ekrani që pas pjesëmarrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother Vip 1”. Pas përfundimit të spektalit, ajo u zhvendos në Prishtinë dhe mirëpriti në jetën djalin e saj, Trevi, me partnerin Dj Dagz, me të cilin u njoh në BBV.Prej asaj kohe Einxhel Shkira është distancuar nga ekrani dhe iu është përkushtuar djalit të saj. Ndërkohë një ndjekës i ka dërguar mesazh moderatores ku i kërkon të prezantojë festivalin e RTSH-së këtë vit.

Por, Einxhel Shkira ka ironizuar koleget e saj teksa shprehet se “s’të lë radhë njeri, jemi bërë 5 moderator për metër katror”. “Të lutem, prezanto këtë vit Festivalin e RTSH”, i shkroi ndjekësi në Instagram. Ndërsa Einxhel ka publikuar mesazhin në InstaStory dhe shkruan: “Kërkesa që s’më kishte ardhur ndonjëherë. Mirë e ke ti, bukur do të ishte, por s’të lë radhë njeri. Se ne jemi bërë pesë moderatorë për metër katror”.

Related

Tags: BBVKEinxhel ShkiraOlta Gixhari
Previous Post

Cilat janë 10 qytetet më të pastra në Evropë/ Ja kriteret si përzgjidhen

Next Post

Hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë, Spiropali: Moment historik, dëshmon progresin

Lajme të ngjashme

Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…

Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…

by redaktor2
06/25/2025
0

Melisa, një vajzë shqiptare, është bërë virale në rrjetet sociale. Bukuroshja ka zbuluar bisedat e pretenduara me disa futbollistë ku...

Gjithnjë “top”, Hygerta shkëlqen me bikini

Gjithnjë “top”, Hygerta shkëlqen me bikini

by redaktor2
06/24/2025
0

Moderatorja sportive, Hygerta Sako, nuk shkëlqen vetëm në studio. Ish-misi vazhdon të jetë në formë fantastike dhe këtë e tregojnë...

VIP-at në plazh! Rike Roçi dhe Roza Lati “djegin” rrjetin me bikinit mikroskopike, vajzat s*ksi me poza hot! Eranda Libohova s’njeh moshë

VIP-at në plazh! Rike Roçi dhe Roza Lati “djegin” rrjetin me bikinit mikroskopike, vajzat s*ksi me poza hot! Eranda Libohova s’njeh moshë

by redaktor2
06/23/2025
0

Verë dhe plazh është padyshim binomi ideal. Temperatura të larta dhe foto nga bregdeti, janë pak a shumë ajo çfarë...

“Kisha frikë të tregoja që isha e sëmurë”/ Ana Lika zbulon problemin neurologjik: Vajzës i ndërpreva gjirin

“Kisha frikë të tregoja që isha e sëmurë”/ Ana Lika zbulon problemin neurologjik: Vajzës i ndërpreva gjirin

by redaktor2
06/19/2025
0

Aktorja Ana Lika ka ndarë një histori të dhimbshme dhe shumë personale që lidhet me periudhën pas humbjes së nënës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.