• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“46% e shqiptarëve në rrezik varfërie”- Floriana Garo: Zgjidhja është mosbindja civile dhe rotacioni

10/16/2024
in Politikë
“46% e shqiptarëve në rrezik varfërie”- Floriana Garo: Zgjidhja është mosbindja civile dhe rotacioni
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo bëri sot një deklaratë për mediat, ku foli për problemet ekonomike të vendit tonë, varfëinë dhe keqqeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas zëdhënëses së PD-së “çdo ditë me Edi Ramën është një ditë më shumë drejt varfërisë dhe shpopullimit” dhe se i vetmi opsion për qytetarët shqiptarë është mosbindja civile dhe rotacioni.

Floriana Garo iu referua të dhënave nga Eurostat, Agjencia Europiane e Statistikave, në një studim të publikuar dje.

Sipas studimit mbi 46% e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

“Nëse varfëria është një term dhe gjendje lehtësisht e kuptueshme, me përjashtim, social sipas Eurostat, duhet kuptuar diferenca ndërmjet individëve që nuk mund ta përballojnë një mall, shërbim apo aktivitet të caktuar social. Pra, thuajse gjysma e popullatës shqiptare nuk e ka këtë kapacitet”, tha ndër të tjera Garo.

Më tej Floriana Garo tha se ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë statistikë është fakti se, sipas Eurostat, treguesit për Shqipërinë janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna. Shqipëria është rreth 15 pikë më lart krahasuar me mesataren e rajonit dhe 25 më shumë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian. Nëse shikohet grafiku shoqërues i të dhënave të Eurostat, harta e Shqipërisë është e shënuar me të zezë”, tha Floriana Garo.

DEKLARATA E ZEDHENESES SE PD, FLORIANA GARO:

Të dashur qytetarë,

Ndërsa Edi Rama na përshëndeste dje me foto në rrjetet sociale me krerët politikë europianë, një agjenci europiane, që nuk merr parasysh politikën, por shifrat dhe faktet, po dje, i dërgonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një ‘kartolinë të zezë’ të gjendjes reale të vendit, përtej propagandës luksoze qeveritare.

Eurostat, Agjencia Europiane e Statistikave, në një studim të publikuar dje, zbul
on se mbi 46 për qind e popullsisë në Shqipëri është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social.

Nëse varfëria është një term dhe gjendje lehtësisht e kuptueshme, me përjashtim, social sipas Eurostat, duhet kuptuar diferenca ndërmjet individëve që nuk mund ta përballojnë një mall, shërbim apo aktivitet të caktuar social. Pra, thuajse gjysma e popullatës shqiptare nuk e ka këtë kapacitet.

Vlerësimi për Shqipërinë në raportin e publikuar dje mbi rrezikun e varfërisë dhe përjashtimin social në kontinentin europian, bazohet te të dhënat e vitit 2021. Në këtë periudhë në rajonin jugor të vendit 46.5% e popullsisë ishte në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, në rajonin qendror 46.6% dhe në rajonin verior 46.7%.

Edhe pse ka një ndryshim të lehtë mes veriut të vendit dhe jugut e Shqipërisë së mesme, mund të thuhet se gjysma e popullsisë shqiptare është në rrezik përjashtimi social dhe varfërie.

Ajo çka e bën edhe më të rëndë këtë statistikë është fakti se, sipas Eurostat, treguesit për Shqipërinë janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30% ndërsa për Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën nuk ka të dhëna.
Shqipëria është rreth 15 pikë më lart krahasuar me mesataren e rajonit dhe 25 më shumë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian.

Nëse shikohet grafiku shoqërues i të dhënave të Eurostat, harta e Shqipërisë është e shënuar me të zezë.

Nëse u referohemi shifrave të vetë INSTAT-it dhe censusit të fundit qeveritar, ku reklamohen 2.4 milionë shqiptarë, del që mbi 1.1 milion janë në kufirin e varfërisë dhe të përjashtimit social.

Partia Demokratike e sheh me alarm dhe keqardhje të thellë këtë degradim të Shqipërisë përgjatë dekadës së qeverisjes së Edi Ramës. Dy janë ‘arritjet’ e mëdha të Rilindjes: shpopullimi i vendit dhe varfërimi i gjysmës së popullatës së mbetur në Shqipëri.

Boritë e propagandës me miliona turistë dhe me suksese globale, siç del nga shifrat e Eurostat nuk fusin gjë në xhepin dhe as llogaritë e shqiptarëve, por vetëm sa pasurojnë një grusht me ‘strategjikë’ në oborrin e Ramës.

Mosbindja civile, një qeveri teknike asnjanëse, që siguron zgjedhje të lira, një Komision parlamentar i të Vërtetës që zbulon lidhjet e krimit me politikën, dhe rotacioni janë e vetmja zgjidhje për Shqipërinë. Çdo ditë me Edi Ramën është një ditë më shumë drejt varfërisë dhe shpopullimit!

Related

Tags: Floriana Garomosbindja civilePD
Previous Post

Përformancë fantastike, Asllani përfshihet në formacionin e javës në Nations League

Next Post

Tentoi të kontrabandonte mallra të ndryshme në Shqipëri, vihet në pranga 41-vjeçari turk

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.