• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Guvernatori Sejko takon Shefin e Sektorit Ekonomik, Grandjouan: Hapjen e negociatave për Grup-Kapitujt me BE, moment historik për Shqipërisë në procesin e integrimit

10/16/2024
in Ekonomi, Slider
Guvernatori Sejko takon Shefin e Sektorit Ekonomik, Grandjouan: Hapjen e negociatave për Grup-Kapitujt me BE, moment historik për Shqipërisë në procesin e integrimit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Shefin e Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, pranë Ambasadës së Republikës Franceze, Pierre Grandjouan.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sejko prezantoi Grandjouan me zhvillimet ekonomike në vend, ku theksoi se rritja ekonomike është në trajektore pozitive zhvillimi dhe balancat kryesore ekonomike pritet të forcohen në vitet e ardhshme.

Lidhur me ecurinë e inflacionit, Guvernatori u shpreh se ai ka ardhur në rënie të shpejtë, duke shënuar dhe një rikuperim të plotë të goditjes që pësuam nga rritjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Banka e Shqipërisë ka qenë e kujdesshme me qëndrimin e politikës monetare, duke analizuar të dhënat mbi inflacionin dhe ka reaguar me qëndrimin e saj në mënyrë që rritja ekonomike të ruhej e pacenuar. Kjo qasje ka rezultuar mjaft efektive.

Politika monetare ka qenë sa më fleksibël, duke synuar të mos dëmtojë trendet pozitive të zhvillimit të vendit, si dhe duke u kujdesur të jetë e harmonizuar me zhvillimet financiare dhe kahun e politikës fiskale. Falë këtij reagimi, inflacioni dhe pritjet për të qëndrojnë tashmë më pranë objektivit tonë, ndërkohë që parashikimet për të ardhmen janë pozitive. Aktualisht, inflacioni në vendin tonë është më i ulëti në rajon dhe në Evropë.

sejko

Lidhur me sistemin financiar, Sejko u shpreh se ai karakterizohet nga nivele të kënaqshme kapitalizimi dhe likuiditeti.

Guvernatori u ndal gjithashtu në panoramën e sektorit bankar, ku veçoi dy elemente kyçe, rritjen e kreditimit dhe përmirësimin e treguesit të kredive me probleme.

Shefi i Sektorit Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, falënderoi Sejkon për takimin dhe shprehu vlerësimet e tij për kontributin e vazhdueshëm që Banka e Shqipërisë jep në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit.

Në vijim, ai e uroi Sejkon për hapjen zyrtare të negociatave për Grup-Kapitujt me Bashkimin Evropian, e cila shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë në procesin e integrimit me BE-në.

Grandjouan

Grandjouan vlerësoi kontributin dhe rolin e rëndësishëm të Bankës së Shqipërisë në sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit. Ai theksoi se politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë kanë ndikuar pozitivisht, duke ruajtur inflacionin më të ulët dhe rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Gjithashtu, ai shtoi se regjimi i lirë i kursit të këmbimit mbetet mjaft i përshtatshëm kur kërkesa dhe oferta përcaktohet nga vetë tregu.

Në përfundim, bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim mbi perspektivat për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, nëpërmjet projekteve potenciale në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si ai financiar, infrastrukturor dhe rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Gjithashtu ata dakordësuan se Banka e Shqipërisë dhe Banka e Francës do të vijojnë bashkëpunimin në fusha, si: konvergjenca e legjislacionit me standardet evropiane, qeverisja e bankës qendrore, etj., dhe Banka e Francës do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Bankën e Shqipërisë, për përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe adoptimin e standardeve ndërkombëtare të bankingut qendror, derisa Shqipëria të bëhet pjesë e familjes evropiane.

takim ne BSh

Related

Tags: Guvernatori SejkoPierre Grandjouantakim
Previous Post

Ngjarja në Vorë/ Policia njoftim zyrtar: U arrestua autori i plagosjes! Disa persona hynë në ambientet e një servisi dhe…

Next Post

Përformancë fantastike, Asllani përfshihet në formacionin e javës në Nations League

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.