• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Mbërrijnë në Shëngjin refugjatët e parë nga Egjipti dhe Bangladeshi, News24 ndjek hap pas hapi procesin e pritjes, çfarë do të ndodhë

10/16/2024
in Aktuale, Politikë
Mbërrijnë në Shëngjin refugjatët e parë nga Egjipti dhe Bangladeshi, News24 ndjek hap pas hapi procesin e pritjes, çfarë do të ndodhë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Emigrantët e parë nga Egjipti dhe Bangladeshi kanë mbërritur në Portin e Shëngjinit. Anija “Libra” me emigrantë është ankoruar në portin e Shëngjinit mëngjesin e sotëm, teksa qytetarë kuriozë dhe media të shumta janë mbledhur pranë portit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Emigrantët të shoqëruar nga autoritetet policore janë futur në qendrën e pritjes brenda portit për të vijuar me akomodimin e tyre.

Anija patrulluese Libra e marinës italiane u nis drejt Shqipërisë dy ditë më parë për të mbërritur sot me grupin e parë me 16 emigrantë, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti në qendrat e ngritura për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare.

Gazetari Renaldo Salianji i cili po ndjek hap pas hapi mbërritjen e anijes së parë me emigrantë raportoi për “BalkanWeb” se qendra pritëse është e ngritur brenda portit të Shëngjinit. Ka forca të shumta policie. Një numër i madh personash në bord, përveç emigrantëve.

Punonjësit e portit të Shëngjinit janë ata që kanë asistuar për ankorimin e anijes. Emigrantët do të qëndrojnë rreth 8 orë në qendrën pritëse ku do të marrin shërbimet e para, do të ndërrohen, do t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe më pas do të dërgohen në kampin e Gjadrit në pritje të procedimit të kërkesës për azil.

Në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë në pritje për 28 ditë. Nëse refuzojnë të kthehen në vendet e tyre, në rastet kur refuzohet dhe kërkesa për azil ata do të qëndrojnë në disa dhoma burg në kampin e Gjadrit.

“Derisa çështja të marrë një përgjigje nga gjykatat e ngritura në kamp, ata do të qëndrojnë në qeli. Deri në fazën përfundimtare, pritet të jenë rreth 3 mijë emigrantë që do të qëndrojnë në kampin e Gjadrit njëkohësisht. Numri i emigrantëve varet dhe nga flukset emigratore që mbërrijnë në shtetit fqinj. Në të gjithë procesin dhe në kamp janë shumë institucione italiane të përfshira, dhe uniformat e karabinierëve, GDF, policia, policia gjyqësore, e burgjeve, policia speciale etj”, raportoi Salianji.

Para nisjes në bord u krye një kontroll fillestar i personave që do të transferoheshin, që ishin shpëtuar në det, për të verifikuar nëse ata plotësojnë kërkesat e përcaktuara në protokoll: me origjinë nga vende të sigurta, meshkuj, jo të cenueshëm. Në krye të nismës është Ministria e Brendshme italiane.

Related

Previous Post

FOTO/ Një gjerman në krye të Anglisë, ishullorët zgjedhin Tuchel, mediat dhurojnë show me titujt

Next Post

Policia mësyn në 30 klinika estetike në Tiranë, sekuestrohet botox kontrabandë, në pranga tre administratorë

Lajme të ngjashme

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

by redaktor2
09/02/2025
0

Muaji gusht shënoi edhe numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës. Festim...

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

by redaktor2
09/02/2025
0

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një deklarate për mediat në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë e saj për të...

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

by redaktor2
09/01/2025
0

-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e 20-të ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit, si dhe të një...

Akuzat e kryeministrit ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Cenojnë figurën dhe dinjitetin tonë! Të respektohet pavarësia e gjyqësorit! Ankesat dërgojini në Gjykatë

Akuzat e kryeministrit ndaj gjyqtarëve, reagon KLGJ: Cenojnë figurën dhe dinjitetin tonë! Të respektohet pavarësia e gjyqësorit! Ankesat dërgojini në Gjykatë

by redaktor2
08/29/2025
0

Këshilli i Lartë Gjyqësor, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarëve, lidhur me vendimet që ata kanë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Gj*ksi në plan të parë, Enca Haxhia çmend rrjetin me fotot hot! Këngëtarja ndan momente nga dita e f…
  • Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës
  • Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore
  • Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë
  • Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova
  • Shqipëria merr drejtimin e Komitetit Monitorues të ‘Interreg Europe’, vendi i parë kandidat që mban …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.