• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Organizoi atentatin për eliminimin e hasmit të tij, GJKKO dënon Kep Arapin, ish-shefin e Krimeve dhe 3 të pandehurit e tjerë!

10/21/2024
in Kronikë
Organizoi atentatin për eliminimin e hasmit të tij, GJKKO dënon Kep Arapin, ish-shefin e Krimeve dhe 3 të pandehurit e tjerë!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

NJOFTIM PËR MEDIAT

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4
  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal Nr. 19/1, të vitit 2024, me të pandehur Rexhep Rapi (alias Kep Arapi), Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermëni (alias Elton Gjermëni, alias Elton Gjërmëni, alias Sako Gjermëni)”.
  2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 62, datë 21.10.2024 vendosi:
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi) për kryerjen e veprës penale “”Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  5. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  6. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet burgim.
  7. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Algert Hamdi Rapi, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al Bgrupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Algert Hamdi Rapi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  10. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Algert Hamdi Rapi, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.
  11. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Algert Hamdi Rapi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  12. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Algert Hamdi Rapi në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, për kryerjen e veprës penale “”Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  15. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Dedan Ndue Gjoni, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim.
  16. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dedan Ndue Gjoni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  17. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Dedan Ndue Gjoni, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  18. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni, (alias Elton Gjermëni alias Elton Gjërmëni alias Sako Gjermëni), për kryerjen e veprës penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xh.P, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 80 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
  19. Deklarimin fajtor të të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni për kryerjen e veprës penale “”Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
  20. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Dejvi Llazi Gjermëni, dënohet me një dënim të vetëm prej 7 (shtatë) vjet burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
  21. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dejvi Llazi Gjermëni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  22. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Dejvi Llazi Gjermëni në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  23. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
  24. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 21.10.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Related

Tags: denonGJKKOKep Arapin
Previous Post

Ditëlindja e Rike Roçit konfirmon krisjen e miqësisë me Roza Latin?

Next Post

Arrestimi i Metës, Berisha mbledh Kryesinë e PD-së/ Çfarë pritet të vendoset

Lajme të ngjashme

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromënin

by redaktor2
08/22/2025
0

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun Xhesion Toromëni. Ai aakuzohet se ka...

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë! Policia reagim zyrtar: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

Arrestimi i të shumëkërkuarit Ramadan Zoto në Korçë! Policia reagim zyrtar: Në pranga dhe miku që e strehonte, ja çfarë iu gjet

by redaktor2
08/22/2025
0

Policia ka dhënë të tjera detaje në lidhje me arrestimin në Korçë të të shumëkërkuarit Ramadan Zoto, i cili në...

EMRAT/ Burri vrau gruan në mënyrë makabre në Volos, zbulohen fotot e çiftit shqiptar

EMRAT/ Burri vrau gruan në mënyrë makabre në Volos, zbulohen fotot e çiftit shqiptar

by redaktor2
08/22/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Volosin në Greqi, me protagonistë një çift shqiptarë, që kishin së bashku 4 fëmijë....

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

Shqipëria forcon mbrojtjen, prezanton makinat e reja ushtarake në arsenal

by redaktor2
08/21/2025
0

Kjo nismë thekson militarizimin në rritje të Ballkanit dhe forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes Itali-Shqipëri, duke shënuar një moment të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.