• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë

10/22/2024
in Ekonomi, Slider
Decentralizimi i shërbimeve bujqësore-Denaj: Marrëveshja me 4 bashki një shërbim dhe vendimmarrje më e mirë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në kuadër të procesit të decentralizimit, u nënshkruan sot marrëveshjet në fushën e bujqësisë,  arsimit dhe shëndetësisë, në një ceremoni të organizuar nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në ambientet e Kryeministrisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, nënshkroi marrëveshjen e rëndësishme për decentralizimin e funksioneve në sektorin e bujqësisë me kryetarët e katër bashkive, Benet Beci i bashkisë Shkodër, Ervin Demo i Bashkisë Berat, Erion Isai i Bashkisë Kolonjë dhe Josif Gorrea i Bashkisë Divjakë.

Marrëveshjet për decentralizimin e funksioneve nga niveli qendror në nivelin vendor u nënshkruan edhe në fushën e shëndetësisë dhe arsimit nga ministrat përgjegjës, Albana Koçiu dhe Ogerta Manastirliu.

Ministrja Denaj, në fjalën e saj  theksoi se ky proces është një  mundësi për të vijuar një proces shumë të rëndësishëm i nisur 10 vite më parë,  ku në fokus ka qytetarin, bujkun, blegtorin për më shumë shërbime në fushën e këshillimit nga ekcesionistet apo atë veterinar.

“Brenda konceptit bashki të forta është një proces i mirëpritur, besoj për të gjitha bashkitë, të cilat nuk do të marrin vetëm buxhet edhe personel nga ne. Ne duhet të kuptojmë që kjo është një punë e përbashkët, nuk është vetëm decentralizim funksionesh, dhënie buxheti apo dhënie kompetencash, është një bashkërendim i veprimeve për të shkuar drejt një shërbimi më të mirë dhe drejt një vendimmarrje më të mire”, u shpreh ministrja Denaj.

Ajo theksoi se kërkesat në në sistemin  e ujitje-kullimit janë shumë më të mëdha, ndaj dhe pjesë e marrëveshjes është bashkërendimi i aktiviteteve të ndërhyrjes në sisteme të ujitje-kullimit për të siguruar toka në funksion të punës së fermerëve dhe të prodhimit për të arritur ato objektiva që i kemi vënë vetes, eksporte 1 mln dollarë në 2030.

Ministrja  shprehu falenderimet e saj për kryetarët e bashkive të cilët kanë  dhenë një kontribur të rëndësishëm  përgjatë këtij muaji që MBZHR po prezanton Skemën Kombëtare të Investime, në një komunikim të drejtëpërdrejtë me fermerët dhe blegtorët.

Projekti pilot në Shkodër, Berat, Divjakë dhe Kolonjë synon të testojë modele të reja të decentralizimit dhe të riorganizimit të shërbimeve  bujqësore.

“Ne po shohim përpara drejt një mundësie të një decentralizimi edhe më të madh për të çuar edhe më shumë funksione dhe më pranë njerëzve duke pasur bashki që mund ti bëjnë këto çështje por këto janë hapa që do të bëhen në mënyrë të matur dhe duke i vlerësuar ndaj është menduar që kjo të bëhet ndërmjet një procesi pilotimi  në tre fusha specifike ku bashkitë mund të bëjnë më shumë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë për një afat 1-vjeçar. Pjesëmarrës në pilotim janë 4 bashki në madhësi dhe shpërndarje gjeografike të ndryshme si dhe sfida komplekse në fushë e arsimit, shëndetësisë dhe bujqësisë Shkodër, Berat Kolonjë dhe Divjakë”, tha ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Marrëveshjet e firmosura sot në fushën e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë janë një tjetër hap përpara në kuadër të reformës së decentralizimit të kompetencave drejt pushtetit vendor.

Related

Tags: 4 bashkimareveshjeMinistrja Denaj
Previous Post

Marrëveshje me 4 bashki për decentralizimin e disa shërbimeve, Ministrja Koçiu: Rrisim më tej cilësinë e shërbimeve për qytetarët

Next Post

Tedi Blushi thirrje Kryeministrit Rama: Nëse Ilir Metës i ndodh gjë në burg, përgjegjësia është e jotja

Lajme të ngjashme

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit është Rama

by redaktor2
07/18/2025
0

Partia e Lirisë ka reaguar mbi aksionin e ndërmarrë ditët e fundit nga kryeministri Rama për lirimin e hapësirave publike....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
  • PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit…
  •  Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i…
  • Ministri Petrit Malaj apel tregtarëve të pakicës: Siguroni fatura tatimore për çdo produkt që tregto…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.