Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur sot gjatë për përfshirjen e familjes së saj në dosjen e SPAK, për akuzat e ngritura ndaj saj, ish-bashkëshortit Ilir Meta, por edhe përmendjen e fëmijëve.
Ajo deklaroi se familja është vija e kuqe dhe se kur poshtërsia kalon te fëmija, duhet t’i bëjnë llogaritë vetë.
PJESË NGA FJALA E SAJ
Dy rrugë kemi, ose dalim në protestë, ose mbyllim gojën, rrimë në shtëpi e presim radhën.
Nuk e kam besuar kurrë reformën në drejtësi. Unë e kam votuar. Nuk besoj te reforma në drejtësi që është selektive. Nuk e kam besuar, por ama partnerëve ndërkombëtarë do ua jap shansin që mos të më thonë se ti nuk kontribuove por sabotove. Nuk sot me 6 paditë e mia për inceneratorët….
Si thotë Veliaj, unë e Rama jemi një. 180 ditë ia vura dronin në fluturim.
Keni parë ndonjë njeri të merret me këtë gjë. Për Ismail Kadarenë a ka paguar qeveria ndonjë bonus për konsulencë kultorore. Vjehrra e Veliajt ka marrë 20 mln për konsultë. As Edi Rama nuk paguhet aq lekë. Historia e reformës në drejtësi që kur është ndërtuar është ndërtuar për ta kapur 2-3 veta dhe për të pasur këtë situatë që kemi sot. Megjithatë kjo ka një efekt, sensibilizues. Partitë i bënë të gjitha, a e gjuajta Ramën me çizme. A e kaluan prokurorin e përgjithshëm me 69 vota. A i dogjëm mandatet, i dogjëm shkoi na shiti ai tjetri. I bojkotuam dhe zgjedhjet, i bëmë të gjitha dhe prapë ja ku jemi sot. Ajo që them është që nuk kanë çfarë të bëjnë më partitë politike dhe partitë e reja i vlerësoj. Nëse opozita nuk bashkohet…tani që vdiq Guleni, e kemi kopjen e Erdoganit këtu.
Cila marrëveshje korruptive, shitja dhe bleraj e nergjisë, ato anijet në Vlorë, tuneli Thumanë-Kashar, shitja e detit. Pagesa për gruan e Blerit nga Rama. Pagesat që bëhen nga taksapaguesit shqiptar për konsulencat personale të Edi Ramës. Kam ndihmuar njerëz, po pa fund. Do vazhdoj të ndihmoj. Është lloj i njeriut. E kam ves. Kam ndihmuar shumë njerëz, do vazhdoj t’i ndihmoj. Dhe më është kthyer mbrapsht sepse kam tre fëmijë të mrekullueshëm që janë kthyer për të jetuar në Shqipëri dhe pse ndonjëherë iu them çfarë do bëni këtu. Thonë më mirë në Shqipëri.
Më pyet një punonjës ambasade, a je bërë pishman që ke bërë denoncimin për inceneratorët? I thashë si politikane jo, si nënë, si grua, si vajzë, si shoqe po.
Sepse fuqia monetare e inceneratorit të Tiranës ishte e jashtëzakonshme, 100 mijë euro në ditë. Nuk janë veç plehrat, dherat, karburante. I thonë 1 centurion të Cezarit që paguhen kundër teje. 1000 njerëz që paguhen për të hedhur baltë kundër teje. Normal të duket që SPAK përmend emrin e fëmijës tim 16 vjeç? Sepse mamaja ime ka vendosur disa para për shkollimin e vajzës sime. Unë jetoj me nënën time që kur babai im u sëmur. Për këtë i jam mirënjohës Ilir Metën.
Mamaja ime e ka cilësuar që është për shkollimin e vajzës, jo që është e vajzës. Ka hapur vajza ime llogari si studente, sepse në Angli nuk paguan dot me CASH. Kartat tona nuk janë me aplikacion. Të duhet patjetër një kartë studenti. Kjo kartë mbushet nga llogaria ime bankare që do një javë t’i shkojnë. Kështu që e gjitha kjo është një farsë dhe një mënyrë për të intimiduar dhe për të bërë pis Monikën. I kam toleruar duke u marrë me mua e Ilir Metën, sepse jemi njerëz publikë. Por kur poshtërsia kalon te fëmija, duhet t’i bëjnë llogaritë vetë sepse dhe mua nuk me ngelet gjë tjetër. Jo se fëmijët e mi nuk e përballojnë, se nuk është hera e parë. Ka filluar që në 2014. Pastaj u sajua çështja e CEZ-DIA. Çuditërisht më informon Endri Fuga. Unë e di shumë mirë kush e ka iniciuar, Lulzim Basha me një deputete të PD. Pastaj nxorën intervistën e një gazetari. Ne ia kemi marrë dorën këtyre gjërave. Por nuk jemi marrë asnjëherë as me fëmijët, as familjarët e askujt. As të Edi Ramës, as të Veliajt, as të Bashës, as të Berishës, as të Nanos dhe të askujt tjetër, sepse mendoj se politika ka disa rregulla. Po kur i prish këto rregulla pastaj mos të thonë më pastaj hajde gjejmë një zgjidhje sepse familja është vija e kuqe. Ndoshta njerëzit në politikë nuk e vlerësojnë familjen sepse iu duket demode dhe familja është në shkatërrim e sipër.
Unë e vlerësoj familjen dhe për familjen jam e gatshme të bëj çdo gjë. Deri sot kam menduar dhe politikisht dhe emocionalisht për shkak të shoqërisë, por kur kalon 50 vjeç ti bën një bilanc dhe thua këto parime që kam zbatuar me këta njerëz çfarë vlere kanë pasur. Këtu ka njerëz që vijnë me piago dhe largohen me Range Rover, vijnë me Zara dhe ikin me Fendi e vila në bregdet dhe të bëjnë dhe moral.