• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Balluku: Bashkitë në ndihmë të fermerëve për pajisjen me lejendërtimi për serrat

10/24/2024
in Aktuale, Ekonomi
Balluku: Bashkitë në ndihmë të fermerëve për pajisjen me lejendërtimi për serrat
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kërkoi sot nga drejtuesit e bashkive bashkëpunim maksimal me fermerët për pajisjen me lejendërtimi serrash.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në takimin e zhvilluar në Lushnjë për prezantimin e Skemës Kombëtare të Investimeve, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, Balluku tha se për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion të fermerëve për të përftuar nga kjo skemë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë përsipër të ndihmojë fermerët për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për të përfituar nga kjo skemë dhe e gjithë procedura mund të kryhet edhe fizikisht.

“Qeveria shqiptare ofron mbi 99.9% të shërbimeve online, por duke pasur parasysh kohën e shkurtër dhe vështirësinë që ju hasni për të shkuar online, Ministria e Bujqësisë ka marrë përsipër që ju fizikisht të shkoni të dorëzoni dokumentacionin dhe të procedoni sa më parë. Vitin që vjen edhe ky shërbim do të kryhet online”, deklaroi Balluku.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj deklaroi se Skema Kombëtare e Investimeve në Bujqësi prej 1.5 miliardë lekësh, nismë e qeverisë shqiptare, synon zhvillimin e ekonomisë bujqësore dhe modernizimin e kësaj të fundit.

“Kjo është një skemë paralele me Skemën e Subvencioneve që ne kemi filluar ta disbursojmë dhe deri në fund të vitit do ta disbursojmë në llogaritë tuaja të plotë. Por nuk mund vetëm të prodhojmë, në qoftë se nuk ndërtojmë shtëpinë e prodhimit, serrat. Nuk mundemi dot të mbarështojmë në qoftë se kushtet e bagëtive tona nuk janë ato që kërkohen në standardet e Bashkimit Europian”, tha Denaj.

Përmes kësaj skeme, tha ministrja, fermerët ndihmohen në rritjen e sipërfaqeve në hektarë në investime në serra dhe për ndërtime të reja për stabilimentet e mbarështimit të kafshëve dhe shpendëve.

Ajo po ashtu, Denaj theksoi se janë thjeshtuar procedurat në krahasim me fondet e mëparshme të investimeve për të mundësuar aplikimin e sa më shumë fermerëve.

“Sot nuk mund të jesh vetëm një kompani e regjistruar, por rëndësi ka edhe një NIPT fermeri dhe vetëm me NIPT-in e fermerit mund të aplikosh, përtej dokumentacionit tjetër që kërkohet siç janë lejet e ndërtimit në rastin e dy masave të para, por në mekanikë bujqësore mjafton vetëm një ofertë e mekanikës bujqësore”, tha ajo.

Edhe akuakultura është një zë shumë i rëndësishëm. Sipas ministres Denaj, po synohet që me mbështetjen përmes skemave kombëtare prodhimi të shkojë nga nga 9 600 tonë në 30 mijë tonë në 2030-ën.

Ministrja Denaj u shpreh se skemat e mbështetjes në dispozicion të fermerëve i shërbejnë objektivit të qeverisë për të arritur në vlerën e eksporteve prej 1 miliard dollarësh në fund të pesëvjeçarit të ardhshëm.

“Sot jemi në gjysmë të rrugës dhe prandaj këto skema investimesh janë një mbështetje e drejtpërdrejtë për të rritur sipërfaqen në hektarë, të cilat në 5 vite kanë shkuar nga 1000 ha në 2200 dhe në 5 vitet e tjera ne synojmë përsëri ta dyfishojmë”, tha ajo.

Related

Tags: Belinda BallukufermeretLushnje
Previous Post

5 muaj pa Kostandinën, Agron Llakaj bën dedikimin rrëqethës

Next Post

Akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt, gjykata e Prishtinës lë në burg Naim Murselin dhe dy bashkëpunëtorët

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

by redaktor2
08/21/2025
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.