• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Medalje bronzi për Shqipërinë, Esmeralda Novruzaj super në Europian

10/24/2024
in Sport
Medalje bronzi për Shqipërinë, Esmeralda Novruzaj super në Europian
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Esmeralda Novruzaj ishte krenaria e Shqipërisë në Kampionatin Europian U-23 që u zhvillua disa ditë më parë në Sofje. Ndonëse merrte pjesë për herë të parë në një kompeticion të tillë, boksierja e talentuar kuqezi jo vetëm që la gjurmë, por arriti të ngjitej në podium.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

22-vjeçarja fitoi medalje bronzi në Europian, duke treguar një boksim fantastik. Novruzaj spikati në duelin çerekfinal, duke mposhtur kundërshtaren armene, një rivale shumë të fortë, dy herë medaliste europiane. Boksierja shqiptare u ndal më pas në gjysmëfinale, duke humbur me pikë ndaj kundërshtares ruse që garonte për Serbinë.

Megjithatë vendi i tretë dhe medalja e bronzit mbeten një rezultat i madh për boksieren dhe Shqipërinë, teksa Esmeralda Norvuzaj ishte e vetmja nga ekipi kuqezi që u kthye me medalje nga ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar për boksin e moshave.

Teksa falënderon trajnerët e saj, duke nisur nga Baftjar Abazaj, me të cilit hodhi hapat e parë në ring, për të vijuar me Sead Bushatin, Eduard Dalipin dhe Gëzim Zenelin, boksierja Esmeralda Novruzaj premton të tjera medalje edhe më të rëndësishme: “Kjo medalje nuk është vetëm e imja, ajo i përket çdo shqiptari që besoi tek unë dhe atyre që dyshuan tek unë, duke më shtyrë të provoja veten. Jam e vendosur të shkruaj emrin e Shqipërisë në librat e historisë së boksit. Ky është vetëm një hap në rrugëtimin tim, premtoj se herën tjetër do të luftoj edhe më fort për ta bërë Shqipërinë krenare dhe për të arritur medaljen e artë”, shprehet boksierja nga Vlora për suksesin e arritur në Kampionatin Europian U-23.

Related

Tags: Esmeralda NovruzajMedalje BronziShqiperia
Previous Post

Gjendet i pajetë në banesë 30-vjeçari, dyshohet se …

Next Post

Aksioni anti-drogë në Korçë, dalin pamjet nga magazina ku fshihej lënda narkotike! Dyshohet për disa të arrestuar, mes tyre dhe gra

Lajme të ngjashme

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

by redaktor2
09/01/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka risi në ditën e saj të parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator. FSHF ka bërë...

E papritur nga Italia! Kristian Shpendi i merr vendin Brojës në radhët e Kombëtares?

E papritur nga Italia! Kristian Shpendi i merr vendin Brojës në radhët e Kombëtares?

by redaktor2
09/01/2025
0

Një lajm i papritur vjen nga mediat italiane, sipas të cilave, do të ketë një ndryshim të detyruar në radhët...

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

by redaktor2
08/28/2025
0

Gongu kampionatit ka rënë, “Countdown” ka nisur dhe interesi në qytetin bregdetar, por edhe në opinionin sportiv, është i madh...

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

Nisja e “Abissnet Superiore”, mesazhi i Presidentit Duka: Suksese të gjitha skuadrave. Le të nisë spektakli i futbollit shqiptar!

by redaktor2
08/22/2025
0

Në prag të edicionit të 87-të të “Abissnet Superiore”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, me anë të një mesazhi në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.