• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Koçiu: Shërbim dentar falas edhe të shtunën e parë të çdo muaji për të moshuarit.

10/26/2024
in Slider, Sociale
Koçiu: Shërbim dentar falas edhe të shtunën e parë të çdo muaji për të moshuarit.
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi sot se Klinika Stomatologjike Universitare do të zgjerojë shërbimet e kujdesit dentar për moshën e tretë.
Gjatë një bashkëbisedimi me të moshuarit për të cilët ofrohen shërbime falas pranë kësaj Klinike, ministrja Koçiu ndau lajmin se për pensionistët do të ofrohen shërbime edhe të shtunën e parë të çdo muaji .
“ Klinika Stomatologjike Universitare do të qëndrojë e hapur të shtunën e parë të çdo muaji për të moshuarit që kanë nevojë të shoqërohen nga një familjar, veçanërisht për ata të cilët nuk mund të vinë dot vetëm dhe kështu krijojmë mundësinë që të aksesohet nga sa më shumë të moshuar që të marrin shërbime dentare”, u shpreh Koçiu.
Koçiu theksoi se do të vazhdojnë të ofrojnë kujdes cilësor shëndetësor për të gjithë të moshuarit si dhe shërbime dentare në qendrat rezidenciale dhe ato ditore të të moshuarve duke ofruar shërbime terapeutike dhe proteza dentare. Të gjitha procedurat për realizimin e trajtimit ortopedik me proteza dentare do të realizohen në kabinetet dentare të lëvizshme duke ofruar asistencë dhe shërbim dentar aty ku dhe jetojnë.
“Kemi detyrimin që të ofrojmë kujdes shëndetësor për të gjithë të moshuarit nëpërmjet skemës së rimbursimit, kujdesit dentar siç e ofrojmë në këtë Klinikë. Drejtoresha e KSU ka marrë angazhimin që në të gjitha qendrat e të moshuarve të ofrojë kujdes dentar. Të merren masat për të gjithë ata që kanë nevojë për proteza dhe të ofrojmë proteza”, nënvizoi Koçiu
Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë gjatë bashkëbisedimit me një të moshuar foli edhe për planin e ri të qeverisë shqiptare për përmirësimin e skemës së pensioneve, që synon të jetë akoma edhe më dinjitoze për të gjithë të moshuarit.
Klinika Stomatologjike Universitare ka 8 njësi shërbimi kryesore: Kirurgji orale, Ortopedi, Ortodonci, Terapi, Pedotonti, Profilaksi dhe, Periodontologji dhe Sëmundje mukoze. Në Klinikën Stomatologjike Universitare shërbimi ofrohet falas për kategoritë në nevojë, gupmoshën 0-18 vjeç, nga komunitetit rom, rezidentet e institucioneve të përkujdesit social, të moshuarit si dhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike. Gjatë këtij 9-mujori, në Klinikën Stomatologjike Universitare, kanë marrë shërbim 9952 pacientë, prej të cilëve 2100 të moshuar kanë marrë shërbime protetike dhe 3000 paciente të moshës së tretë kanë marrë shërbime Kirurgjikale.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: falasMinistrja Kociumoshuaritsherbim dentar
Previous Post

Autori identifikohet nga targat/ Atentati në “Don Bosko”, 23 vjeçari i dyshuar kishte marrë makinë me qera

Next Post

“Duhet të punojmë në hapat e mëtejshëm”- Von der Leyen: Ka ende punë për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.