• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Përurohen godinat e reja në “Qytetin Studenti”, Veliaj: “Me kushte shumë herë më të mira dhe rezervim online në app ‘Tirana ime’”

10/30/2024
in Slider, Sociale
Përurohen godinat e reja në “Qytetin Studenti”, Veliaj: “Me kushte shumë herë më të mira dhe rezervim online në app ‘Tirana ime’”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pesë godina të reja, me standarde evropiane, i shtohen “Qytetit Studenti” në Tiranë. Transformimi i konvikteve të studentëve vjen falë mbështetjes financiare të Qeverisë Gjermane, përmes Bankës KfW, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 15 godinave të tjera, me programin “Rehabilitimi me efiçencë energjetike i konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri”. Nga ky investim përfitojnë më shumë se 2.600 studentë shqiptarë, çka përmirëson ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës dhe të studimit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë ceremonisë së përurimit, ku mori pjesë Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën gjermane, Thilo Schroeter dhe përfaqësuesi e Bankës gjermane për Zhvillim KfW, Stephan Opitz, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky investim në bashkëpunim me qeverinë gjermane ofron një realitet të ri për të studentët. “Sot nuk po përurojmë 5 ndërtesa, nuk po bëjmë 5 fjalime, sot nuk po tregojmë si u shpenzuan 5 para, por kemi bërë që fillimi të jetë i lehtë për 666 studentët e parë, – mbi 30 studentët e Kolegjit të Europës dhe studentët e tjerë shqiptarë – të cilët, do të kenë të njëjtat kushte, të njëjtin standard, të njëjtin administrim, si në të gjitha kolegjet e Bashkimit Europian”, tha Veliaj.

Ai shtoi se finalizimi i kësaj pune i shkon për shtat aspiratës “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, por edhe ritmit të bashkisë në mbylljen e projekteve. “Gjermania është donatori më i madh sot dhe duhet ta pranojmë këtë. Ka rekorde që i thyem në lojërat olimpike, po ky është rekordi ynë për përfundimin e shpejtë të punëve të shpeshta që ne bëjmë së bashku. Ky fryt sot i është përgjigjur asaj aspiratës ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’”, shtoi ai më tej.

Kryebashkiaku iu përgjigj edhe kritikëve në lidhje me kushtet, të cilat i cilësoi më të mira se në konviktet e Berlinit. Ai u bëri thirrje studentëve që të tregohen bashkëpunues për të mirëmbajtur ambientet. “Po shikoja para ca ditësh një postim, në një nga këto faqet, ku një studente e një prej konvikteve tona të reja kishte postuar një tiganë dhe pjata të palara, që kishin zënë krimba. Qeveria, bashkia, ambasada, BE, KfW, mund të investojë deri në njëfarë mase, por nuk ka bashki, qeveri, apo ambasadë në botë që të lan pjatat. Nuk ka bashki, ambasadë, qeveri në botë që të hekuros dhe të lan rrobat. Nuk ka ambasadë, qeveri, bashki në botë që të fshin pluhurat. Por, ky është edhe një moment rritjeje, është edhe një mundësi e jashtëzakonshme për t’u rritur si njeri. Dikush rritet nga vështirësitë që i kanë ndodhur në jetë, dikush rritet nga puna që ka bërë familja, dikush rritet nga një eksperiencë e re. Kjo është një eksperiencë e re. Gjysmën e pagesës prej 65 mijë lekësh të konvikteve, e paguan bashkia; pra, çmimi tashmë është i subvencionuar, por aty nuk përfshihet edhe larja e enëve, as rregullimi iI krevatit. Ky nuk është një hotel, por është një shtëpi, shtëpia jonë e përbashkët dhe duhet të kujdesemi për këtë”, tha Veliaj.

Krahas kushteve fantastike, kreu i Bashkisë dha një tjetër lajm të mirë për studentët, të cilët tha se mund të përdorin aplikacionin Tirana ime për të rezervuar një dhomë në “Qytetin Studenti”. “Lajmi i mirë është se duke filluar nga sot, te aplikacioni “Tirana ime”, siç rezervohet një hotel online, ashtu mund të rezervohet edhe një dhomë në “Qytetin Studenti”. Besoj se është mënyra më transparente e asaj që quhet kush aplikon i pari, shërbehet i pari, dhe besoj se është një mënyrë ideale edhe për t’i përdorur këto lehtësira”, shtoi Veliaj.

Nga ana tjetër, Veliaj bëri një përmbledhje të punës tranformuese që ka ndodhur ndër vite në Qytetin Studenti. “Në vitet ‘90 “Qyteti Studenti” ishte një dramë, por nuk ishte fillim i vështirë, ishte fillim kalvar, sfidues. Më kujtohen fuçitë e naftës, që mbusheshin me ujë, dhe ato sapllaket; më kujtohet dushi me orar, apo zaptimi i godinave. Sot nuk i kemi më ato sfida”, nënvizoi kryebashkiaku.

Në mbyllje, kryebashkiaku i Tiranës tha se sfida tashmë është që modeli i godinave në “Qytetin Studenti” të replikohet edhe në universitete të tjera. Të pranishëm në ceremoni ishin dhe i Ngarkuari me Punë i Gjermanisë, Thilo Schroeter, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, anëtari i Komitetit Drejtues të Bankës për Zhvillim KfW, Stephan Opitz.

Related

Tags: godinatqytet studentiVeliaj
Previous Post

Ministri Malaj prezanton projektbuxhetin 2025 në Konferencën e Kryetarëve: Mbështesim rritjen e qëndrueshme ekonomike, vijimin e konsolidimit fiskal dhe uljen e borxhit

Next Post

Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi shpall listën me 10 kandidatët

Lajme të ngjashme

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

by redaktor2
05/10/2025
0

Pamundësia apo mundësia e shkuarjes të Sali Berishës në SHBA në të ardhmen u kthye në një temë të fortë...

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

by redaktor2
05/09/2025
0

Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka...

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje

by redaktor2
05/08/2025
0

Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta, ka marrë edhe një mesazh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.