Aktori i njohur Bes Kallaku, një figurë shumë e përfolur në mediat rozë pas ndarjes me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut. Ai ka publikuar këngën e tij më të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj, të titulluar “Pa Ty”.
Ndjekësit e tij kanë nisur menjëherë të spekulojnë mbi faktin se kjo këngë mund të jetë një reflektim për marrëdhënien e tij të fundit, duke parë se teksti është shkruar vetë nga Besi.
“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ja vlejti kur zemrën e shite“,- është një nga vargjet ku aktori duket sikur shpreh trishtimin pas ndarjes, duke ngritur dyshime se fajtore për përfundimin e lidhjes mund të jetë Xhensila.