Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur sot në ambientet e SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së kryebashkiakut të Shkodrës në SPAK.
Benet Beci u shpall kryetar i bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 2023.
Ai është kryebashkiaku i parë socialist në bashkinë e Shkodrës në 30 vite ku ky qytet është drejtuar nga demokratë.