• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Projektbuxheti 2025/ Tabaku akuza qeverisë në Komisionin e Ekonomisë: Po bëjnë pseudobetejë kundër informalitetit dhe injorojnë krizën në bujqësi

11/05/2024
in Politikë, Slider
Projektbuxheti 2025/ Tabaku akuza qeverisë në Komisionin e Ekonomisë: Po bëjnë pseudobetejë kundër informalitetit dhe injorojnë krizën në bujqësi
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku ishte i pranishëm Ministri i Financave, ka shprehur kritika të ashpra ndaj projektbuxhetit 2025 të propozuar nga qeveria.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ajo theksoi se qeveria po zhvillon një “pseudobetejë” kundër informalitetit, po godet profesionet e lira dhe shtresën e mesme, po injoron krizën në bujqësi dhe nuk parashikon rritje të pensioneve.

“Me cilën llogari i del qeverisë se kjo vlerë do të mbulojë 450 milionë euro që dalin nga buxheti për pensionet? Si del llogaria që kjo fushatë e informalitetit dhe këto 10 milionë euro ekstra do të mbulojnë 450 milionë euro? “,  deklaroi Tabaku.

Deputetja kritikoi ashpër qeverinë për moskthimin e taksës së konsideruar antikushtetuese ndaj profesioneve të lira, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo akuzoi qeverinë për trajtim me dy standarde dhe për goditje të shtresës së mesme.

“Çfarë e pengon qeverinë që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Si deputete kam bërë një propozim për Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat për të rregulluar këtë problematikë. Pse i trajtoni njerëzit me dy standarde? ” – u shpreh ajo.

Tabaku shprehu shqetësim për gjendjen e bujqësisë, duke theksuar se skema aktuale e TVSH-së po falimenton sektorin. Ajo kritikoi Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Financave për mungesën e veprimeve konkrete për të adresuar këtë çështje.

“Mbeta pa fjalë pasi pashë që Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Financave kanë të njëjtin mendim për skemën e TVSH-së që sot po falimenton bujqësinë. Skema e TVSH-së në bujqësi a do ketë ndonjë ndryshim këtë vit apo jo? Cilat janë politikat e bujqësisë në skemën e TVSH-së? ” – pyeti Tabaku.

Deputetja kritikoi qeverinë për mungesën e rritjes së pensioneve në projektbuxhetin e vitit 2025. Ajo kërkoi sqarime mbi statusin e propozimeve ligjore për minimumin jetik dhe pensionin minimal prej 120 mijë lekësh, të cilat janë ende pa përgjigje.

“A ka ndonjë masë qeveria për sa i takon pensionit minimal? Apo ky tur është propagandë meqë ajo rritja qesharake e pensioneve nuk kënaqi askënd veç qeverisë? ” – tha ajo.

Tabaku shprehu zhgënjim për refuzimin e vazhdueshëm të amendamenteve të propozuara nga ajo dhe Partia Demokratike që nga viti 2013. Ajo kritikoi kolegët deputetë që kanë filluar të propozojnë ligje vetëm pak muaj para zgjedhjeve.

“Më vjen çudi për ca kolegë që janë kujtuar që ka zgjedhje pas 5 muajsh dhe kanë nisur të propozojnë tani ligje, ” – përfundoi ajo.

Fjala e plotë e deputetes së PD, Jorida Tabaku

Zoti ministër, kam tre shqetësime që lidhen me politikën e taksave.

Së pari, për pjesën e paketës fiskale dhe informalitetit duke iu referuar relacionit tuaj thoni që do ketë një fushatë qeveria për informalitetin dhe do të mbledhë më shumë nga sigurimet shoqërore. 10 mln euro do jenë shtesë ng akjo; me cilën llogari i dalin qeverisë se kjo vlerë do të mbulojë 450 mln euro që dalin nga buxheti për pensionet? Si del llogaria që kjo fushata e informalitetit dhe ky 10 mln euro ekstra do të mbulojë 450 mln euro?

Së dyti, sot mora  një shkresë nga ju në përgjigje nga ju për një shkresë dalë nga kuvendi 3 vite më parë. Bëhet fjalë për një paketë fiskale që z. Duka ka bërë për  subvencionimin e bujqësisë dhe skemën e TVSH në bujqësi. Mbeta pa fjalë pasi pashë që Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e financave kanë të njëjtin mendim për skemën e TVSH që sot po falimenton bujqësinë. I njëjti qëndrim dhe ministri i shtetit për sipërmarrjen. Ndërsa ju i referoheni argumentit se normat e taksave kanë ndryshuar; po, është e vërtetë që kanë ndryshuar normat e taksave sepse ju e keni ndryshuar politikën fiskale në këto 3 vite që ne kemi depozituar një pyetje.  Prandaj dua tju pyes; skema e TVSH në bujqësi a do ketë ndonjë ndryshim këtë vit apo jo? Cilat janë politikat e bujqësisë në skemën e TVSH në bujqësi?

Së treti, sa i takon profesioneve të lira. Çfarë e pengon qeverinë që të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Si deputete kam bërë një propozim për  Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat për të rregulluar këtë problematikë për pagesën e marrë nga shteti për profesionet e lira. Çfarë problemi ka rimbursimi i një takse të konsideruar antikushtetuese? Herën e kaluar u justifikuat se prisni përgjigje nga GJK. Sot e keni përgjigjen, keni instrumentet pop se nuk e rregulloni? Pse i trajtoni njerëzit me dy standarde?

Më lejoni të rikthehem në një pikë me rëndësi; ky komision ka marrë një propozim ligjor për minimumin jetik dhe është si propozim ligjor dhe ka ardhur dhe në prezantim buxheti madje dhe ju e keni në ministri për dhënie mendimi.  Ku ndodhemi me minimumin jetik? A ka ndonjë masë qeveria për sa i takon pensnionit minimal? A ka ndonjë propozim qeveria për pensionin minimal? Apo ky tur është propagandë meqë ajo rritja qesharake e pensioneve nuk kënaqi askënd veç qeverisë?  Pra minimumi jetik që ka ardhur si  propozim ligjor dhe më pas pensionin minimal prej 120 mijë lekësh po njësoj propozim ligjor.

Më duhet të jem e qartë ku jemi me këto sepse kam një histori të pakëndshme me propozimet e mia dhe të PD në kohë buxheti pasi që nga viti 2013 ne kemi bërë amendime ligjore që janë rrëzuar nga qeveria dhe më vjen çudi për ca kolegë  që janë kujtuar që ka zgjedhje pas 5 muajsh dhe kanë nisur të propozojnë tani ligje

Related

Tags: Jorida Tabakuprojektbuxheti 2025
Previous Post

Me 20 vota elektorale! Konsiderohet si shteti që do vendosë garën Trump-Harris, ja si ka votuar Pensilvania në zgjedhjet e kaluara

Next Post

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij hedhin votën në kuti: Ndihem i sigurt, hymë në zgjedhje me një epërsi të madhe

Lajme të ngjashme

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlamentit të ri nëse vijon e njëjti trend votash

by redaktor2
05/12/2025
0

Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në Parlament. Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 223.823...

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

by redaktor2
05/12/2025
0

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë. Rezultatet sipas partive:PS 3214 vota,PD- ASHM 1003 vota,

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani

by redaktor2
05/11/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Albana Koçiu, e deleguara e PS-së në Njësinë 11 në Tiranë, ka votuar sot në...

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Përfundon numërimi në Has, PD fiton me 52.57%
  • Rezultati paraprak/ PS merr 83 mandate, PD-ASHM 51 deputetë! Ja si do të duket konfigurimi i Parlame…
  • “PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali: Kundërshtarët e dinin rezultatin e dobët që do merrnin, pranda…
  • Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota
  • Voton ministrja Koçiu: Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet tani
  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.