• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga rritja e sigurisë kufitare tek tarifat ndaj importeve kineze, cilat janë pritshmëritë nga mandati i dytë i Trump

11/06/2024
in Rajoni & Bota
Nga rritja e sigurisë kufitare tek tarifat ndaj importeve kineze, cilat janë pritshmëritë nga mandati i dytë i Trump
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Republikani Donald Trump është fituesi i zgjedhjeve presidenciale, duke siguruar një rikthim të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh, i hedh një vështrim politikave të kaluara të Presidentit Trump dhe qëndrimit aktual për të ofruar një pasqyrë se si mund të jetë presidenca katërvjeçare e republikanit Trump.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ish Presidenti Donald Trump, 78-vjeçar, do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë. Ashtu si Presidenti Grover Cleveland në fund të viteve 1800, Presidenti Trump do të shërbejë dy mandate të shkëputura, si presidenti i 45 dhe 47 i Shteteve të Bashkuara.

Por si do të jetë mandati i dytë i Presidentit Trump, duke patur parasysh presidencën e kaluar dhe premtimet gjatë kësaj fushate. Emigracioni ka një përparësi të madhe për zotin Trump dhe politikat e tij kufizuese janë të lidhura me pikëpamjet e tij nacionaliste “Amerika e para”.

Shtatë ditë pasi mori presidencën në vitin 2017, zoti Trump vuri një kufizim 90 ditor, që ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të shtetasve nga shtatë vende me shumicë myslimane. “Po vendosim masa të reja verifikimi për të mbajtur jashtë Shteteve të Bashkuara terroristët islamikë radikalë. Nuk i duam këtu”.

Gjatë fushatës presidenciale të këtij viti, zoti Trump foli me forcë për atë që ai e quan “pushtim nga emigrantët”, duke e bërë sigurinë kufitare një çështje kyçe elektorale. Gjatë një tubimi në Karolinën e Veriut ai u shpreh se çfarë do t’i thoshte presidentes së re të Meksikës.

“Do ta informoj atë se nëse nuk e ndalon valën e kriminelëve dhe drogës që futet në vendin tonë, do të vendos menjëherë një tarifë 25% për gjithçka që dërgojnë në Shtetet e Bashkuara”, tha republikani Trump. Gjatë kohës në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump vuri tarifa ndaj importeve kineze dhe duket se nuk ka gjasa të ndryshojë taktikat.

“Ata na kanë dëmtuar, duke shkaktuar humbje të vendeve të punës dhe pastaj eksportojnë në Shtetet e Bashkuara prodhimet e tyre duke shmangur taksat. Kështu që ne humbasim. Humbasin kompanitë amerikane dhe mbyllen vendet e punës. Kështu bëhemi humbës të mëdhenj”, tha zoti Trump duke folur mbi tarifat ndaj Kinës.

Presidenti Trump e tërhoqi Uashingtonin nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015, një traktat ndërkombëtar që trajton ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale “U zgjodha për të përfaqësuar qytetarët e Pitsburgut, jo të Parisit”. Zoti Trump thotë se politika e tij energjetike do të përqendrohet tek rritja e nxjerrjes së naftës në vend dhe eliminimin e disa rregullave mjedisorë. “Ditën e parë, orën e parë, ne mund të bëjmë shumë gjëra, por fillimisht do të nxjerrim naftën në vend”, tha zoti Trump.

Në mandatin e tij të dytë si president, republikani Trump po premton një qasje më proteksioniste dhe izoluese sesa katër vitet e fundit të Presidentit Joe Biden.

Related

Tags: Donald Trumpsiguria kufitare
Previous Post

 Olsa Muhameti reagon pas largimit të Atilla Kardesh nga Big Brother VIP Kosova

Next Post

Presidentja e PE takoi Spiropalin, Metsola: Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

Lajme të ngjashme

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb

Ngërçi politik në Kosovë, Osmani tërheq kërkesën në GJK për seancën konstituive për shkak të gjyqtarit serb

by redaktor2
08/05/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të martën se ka tërhequr zyrtarisht kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, lidhur me...

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.