• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Salianjit i ranë në qafë kot, e gjitha është bërë nga Fredi Alizoti”/ Ish-deputeti i PD reagon nga qelia pas videos së Albert Veliut: Faktet po dalin sërish. Jam në burg se kam mundur Ramën!

11/06/2024
in Politikë, Slider
“Salianjit i ranë në qafë kot, e gjitha është bërë nga Fredi Alizoti”/ Ish-deputeti i PD reagon nga qelia pas videos së Albert Veliut: Faktet po dalin sërish. Jam në burg se kam mundur Ramën!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Evin Salianji, i dënuar me një vit burg për kallëzim të rremë lidhur me çështjen Babale, ka publikuar një video ku shfaqet Albert Veliu, i cili pretendon se ish-deputeti demokrat nuk ka asnjë lidhje dhe se i është rënë në qafë kot.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Mua Agron Xhafa më ka bërë gol në Itali dhe më ka borxh 300 mijë euro. Unë nuk do flisja se kam bërë një pakt në Prokurori me vëllian e tij, po tani që doli në intervistë, do flas edhe unë. Unë i kam shlyer detyrimet e mia, e ka bërë burgun. Di që Salianjit i ka rënë në qafë, nuk ka lidhje me këtë punë. E gjithë kjo lojë nga ai plehra, Fredi Aliztoi. Ai (Salianji) nuk ka lidhje farë në këtë histori. Çfarë i kam thënë unë është shprehur Aliztoi”, tha Veliu.

I pyetur se kush ia ka dhënë lekët, ai tha: “Ia ka dhënë Fatmir apo Agron Xhafa. Nuk e di unë. I kërkoj ndjesë familjes time po ata më detyrohen 300 mijë euro, më kanë bërë golin me 12 kile në Itali”.

Në reagim Salianji shprehet se edhe njhëherë faktet vijnë para syve të të gjithëve, duke shprehur se miku skafist i familes Xhafaj tregon se e ka regjistruar ai vëllain e ish-ministrit, për pazaret brenda bandës.

“Edhe një herë faktet vijnë para syve të të gjithëve, me kokfortësi. Babale si shok dhe ish-skafist i familjes Xhafaj thote se e ka regjistruar ai vellain e Ministrit, për pazaret brenda bandës, gazetari thotë se e ka investiguar ai rastin, autori i emisionit thotë se ai e ka autorizuar, unë si deputet, por dhe gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike deklarojnë që denoncimi ka ardhur në selinë e PD në Tetor, e megjithatë Edi Rama zbuloi se unë kam bërë kallezim të rremë dhe diktoi denimin tim me burg”, shkruan Salianji.

Ndër të tjera demokrati shkruan se ndodhet në burg sepse ka dëmtuar reputacionin e një të dënuari në Itali me 7.4 vite burg për drogë.

“Jam këtu në qelitë e Fierit, për shkak se e kam mundur Ramën në çdo beteje ku më ka dhënë përgjegjësi Partia Demokratike”, shprehet Salianji.

Reagimi i Salianjit:

Ervin Salianji reagon nga burgu i Fierit për deklarimet publike të mikut të Geron Xhafajt

Edhe një herë faktet vijnë para syve të të gjithëve, me kokfortësi. Babale si shok dhe ish-skafist i familjes Xhafaj thote se e ka regjistruar ai vellain e Ministrit, për pazaret brenda bandës, gazetari thotë se e ka investiguar ai rastin, autori i emisionit thotë se ai e ka autorizuar, unë si deputet, por dhe gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike deklarojnë që denoncimi ka ardhur në selinë e PD në Tetor, e megjithatë Edi Rama zbuloi se unë kam bërë kallezim të rremë dhe diktoi denimin tim me burg.

Trafikanti i dënuar me 7.4 vite burg nga gjykatat italiane pas një operacioni të DEA Amerikane shkon dhe dorëzohet ditën që unë bej denoncimin, por prokuroria dhe gjykata politike me përbërje ish-përfaqësuesin e PS në KQZ dhe kunatën e zv-kryeministres marrin persipër dënimin me 1 vit burg, pas kallëzimit të trafikantit ndaj meje. Pse? Sepse kam dëmtuar reputacionin e një të denuari në Itali me 7.4 vite burg për drogë, e që po kalonte pushime të gjata jashtë qelie prej mbrojtjes që i jepte vellai me pushtet. Pse? Se kam dashur të rrëzoj qeverinë! E gjitha fabul për publicistikë anti-PD, por karikaturë e shemtuar juridike.

Prova…zero.

Asnjë hetim nga prokuroria, asnjë gjetje, por një farsë ngritur mbi dëshminë e një të dënuari serial si Alizoti, i cili ka telefonuar policinë dhe ka thënë se donte të dënohej vetë me 2 vjet burg. Ajo që ka zbuluar prokuroria është që deshmitari i sajuar Alizoti paguhej nga drejtoret e policisë.

Prokuroria ka zbuluar se zeri i publikuar nga PD është i ngjashem me zerin e Xhafajt dhe këtë e verteton JP French, kompani prestigjoze britanike!

Qartazi nuk kemi të bëjmë me proces ligjor. Inkuizicioni spanjoll ishte më serioz në prova e deshmi.

Jam këtu në qelitë e Fierit, për shkak se e kam mundur Ramën në çdo beteje ku më ka dhënë përgjegjësi Partia Demokratike.

Rama fitoi për momentin se hoqi nga rruga një kundershtar, po shoqeria çfarë mori nga kjo?

A do të donit një vend ku denonet denoncuesi dhe trajtohet si viktimë trafikanti, siç e beri Rama disa here deklarimin publik? A pranohet që në një shoqeri, të denohesh pa ligj? A është e pranueshme që kundershtarin politik që nuk e mund dot me votë dhe as e blen dot, ta eleminosh me forma ekstrapolitike?

A i sherben Shqipërisë, a e ndihmon të ardhmen tonë vendosja e një censure me gjykatë, percaktimi se familjarët e pushtetarëve qenkan të paprekshëm, edhe kur kryejnë krime të rënda.

A është kjo drejtësia e re, shpresa e madhe e qytetarëve, reforma që u pershendet me duartrokitje pas mesnate?

A janë krenarë taksapaguesit e vendeve mike që dhanë miliona euro, kur shohin se vendi ku investuan po kthehet ne sulltanat, ku trilli personal i sunduesit është norma, ligji, kushtetuta?

Related

Tags: Albert VeliuburguErvin Salianjivideo
Previous Post

Më 28 nëntor mbahet në Tiranë parada kuqezi, Veliaj thirrje shqiptarëve: Eja festojmë në zemër të qytetit me këngët nga çdo trevë shqiptare

Next Post

Atilla lë shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”

Lajme të ngjashme

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit

by redaktor2
07/15/2025
0

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përfshirë operatorë të rinj në listën e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit....

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa

by redaktor2
07/15/2025
0

Shumë prej jush mund të mos e njihni fare, por Antoneta Dhima e cila është deputete e Partisë Socialiste, është...

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë

by redaktor2
07/15/2025
0

Nga Baton Haxhiu Nuk ka asgjë më zhgënjyese në debatin publik sesa kur një mendim i qartë, i argumentuar dhe...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturës kritike dhe të rëndësishme të informacionit
  • “Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletsh…
  • Deputetja e PS-së promovon grykëderdhjen me naftë të lumit Vjosa
  • Nuk jam unë rreziku për RTSH-në – Një përgjigjie për ata që merren me Batonin, jo me idenë
  • Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit
  • Romë/ Përdorte garazhin për trafik droge dhe i gjendet një pistoletë e vjedhur, arrestohet 29-vjeçar…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.