• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Libri i ri i Ben Blushit, ‘’Parajsa Artificiale’’/ Autori: Nuk ka përshKrime ka vetëm dialogje, eksperimentet nuk më japin më kënaqësinë që më jepnin dikur, por…

11/10/2024
in Kulturë, Slider
Libri i ri i Ben Blushit, ‘’Parajsa Artificiale’’/ Autori: Nuk ka përshKrime ka vetëm dialogje, eksperimentet nuk më japin më kënaqësinë që më jepnin dikur, por…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ben Blushi ka nxjerrë në treg për lexuesit romanin më të ri me titull “Parajsa Artificiale”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Autori e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku edhe sqaron shkurtimisht subjektin e romanit.

Blushi tregon edhe arsyen pse u zgjodh ky titull, ndërsa thekson askush nuk e ka dashur titullin që ai kishte zgjedhur në fillim.

Për Ben Blushin, ky është një roman eksperimental letrar.

“Nuk besoja se do ta provoja ndonjëherë, sepse eksperimentet nuk më japin më kënaqësinë që më jepnin dikur. Parajsa Artificiale nuk ka përshkrime por ka vetëm dialogje”, shkruan Ben Blushi.

Ben Blushi: 

PARAJSA ARTIFICIALE, ROMANI IM I RI

Parajsa Artificiale është romani im i ri, i cili u shkrua në janar të këtij viti. Ai ndryshoi disa herë titullin gjatë kohës që u shkrua, pastaj gjatë kohës kur u redaktua, pastaj gjatë kohës kur u korrektua dhe deri ditën e fundit kur shkoi në shtyp.

Në asnjë rast tjetër nuk kam negociuar kaq shumë për titullin e një libri me ata që e lexuan. Çuditërisht të gjithë nuk e donin titullin që unë kisha zgjedhur, kështuqë Parajsa Artificiale, mbeti një variant kompromisi, sepse ky është roli i parajsave: t’i kënaqin të gjithë nga pak.

Ky roman është pothuajse një eksperiment letrar të cilin nuk besoja se do ta provoja ndonjëherë, sepse eksperimentet nuk më japin më kënaqësinë që më jepnin dikur. Parajsa Artificiale nuk ka përshkrime por ka vetëm dialogje.

Romani nuk tregon pothuajse asnjëherë çfarë mendojnë personazhet, çfarë kanë veshur, ku kanë shkuar, si është koha, a fryn erë, sa është ora, a është e martë apo e djelë, por tregon vetëm çfarë i thonë ata njëri-tjetrit. Prandaj Parajsa Artificiale është një dialog mes dy njerëzve. Një bisedë që zgjat nga mëngjesi deri në mbrëmje. Kur ata ndahen.

Dy personazhet janë një burrë në moshë të mesme dhe një vajzë sa gjysma e moshës së tij, të cilët kanë një marrëdhënie dashurie. Kur ia tregova këtë detaj botueses sime, ajo e mori si një lajm të mirë sepse si shumë njerëz që më kanë lexuar edhe ajo beson se unë nuk kam aftësinë, arsyen dhe frymëzimin për të shkruar romane dashurie. Deri diku ka të drejtë.

Parajsa Artificiale edhe është edhe nuk është një roman dashurie. Nuk është sepse nuk tregon një dashuri të zgjatur në kohë, e cila lind në një stol dhe përfundon në një stol tjetër apo në një park që i bijen gjethet. Por nga ana tjetër, Parajsa Artificiale është një roman dashurie, sepse në emër të dashurisë personazhi kryesor Simon Shuter, sajon një luftë imagjinare për të qetësuar dramën familjare të vajzës së re.

Çfarë mund të bëjë më shumë një burrë, sesa të sajojë një luftë për një grua?

Gjatë kohës që zhvillohet kjo luftë në një dhomë gjumi ndodh çdo gjë. Aty kalojnë profetët, Jezu Krishti dhe Muhamedi, fetë e tyre, krishtërimi dhe islami, ushtritë, shtetet e mëdha, pushtimet, tragjeditë, tradhëtitë, Zoti, lumturia dhe dashuria. Për shkak të lojërave të mendjes që bën Simon Shuter, vajza qan, vuan, mërzitet pastaj qetësohet, qesh, qan prapë nga gëzimi dhe në fund mbetet e lumtur.

Kjo është pjesa e parë që quhet Ferri.

Në pjesën e dytë që quhet Parajsa, Simon Shuter tregon si do jetë bota në kohën e Inteligjencës Artificiale. Për lumturinë e vajzës ai shpjegon si në një përrallë, sesi Inteligjenca Artificiale do të zhdukë gënjeshtrën, tradhëtinë, dëshpërimin dhe shumë nga veset e njeriut. Simon Shuter parashikon sesi do jetë bota në kohën kur Inteligjenca Artificiale do zëvendësojë njeriun duke zhdukur tre armiqtë e tij kryesorë : punën fizike, paranë dhe Zotin.

Në parajsën që Simon Shuter e krijon përmes Inteligjencës Artificiale nuk do ketë më as të varfër dhe as të pasur, nuk do ketë më shtet dhe as demokraci, njerëzit nuk do kenë arsye të votojnë dhe do jenë të gjithë të barabartë dhe të lumtur. Pa punuar. Por vetëm duke bërë dashuri dhe art.

Kjo është bota ideale e Simon Shuterit. Është utopia e tij e plotësuar nga Inteligjenca Artificiale.

Sikur Inteligjenca Artificiale të mos tingëllonte si një term shkencor, ndoshta ky libër do ta meritonte këtë titull, por kur shkenca dhe arti kombinohen gjithmonë humb arti. Kështu që Parajsa Artificiale është titulli i merituar sepse personazhet krijojnë parajsën duke imagjinuar sikur jetojnë dhe vetë aty.

Parajsa Artificiale do dalë në Panairin e Librit që nis këtë javë në 13 nëntor, në Tiranë dhe natyrisht do jetë në të gjitha libraritë e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ju pres në Panair, natyrisht te stenda e Botimeve Pegi.

Related

Tags: Ben BlushiLibriParajsa Artificiale
Previous Post

Egla Ceno për mëmësinë: S’do doja të më ndodhte më!

Next Post

Gjimshiti humb përsëri ndeshjet e Kombëtares, Gasperini i shqetësuar: Shpresojmë që të mos ketë…

Lajme të ngjashme

Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebashkiaku: Do ndjek të gjitha rrugët ligjore që t’i shërbej përsëri Tiranës


by redaktor2
07/09/2025
0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën "arrest me burg" për kryetarin e Bashkisë...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan

by redaktor2
07/06/2025
0

Kryeqyteti shqiptar do të presë për herë të parë një forum të posaçëm që bashkon të diplomuarit nga universitetet e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.