• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Autobiografia e Kamala Harris vjen për lexuesit në shqip, Linda Rama: Çfarë i mungoi për të mos qenë presidente e SHBA? E bukura e demokracive është që populli vendos

11/12/2024
in Aktuale
Autobiografia e Kamala Harris vjen për lexuesit në shqip, Linda Rama: Çfarë i mungoi për të mos qenë presidente e SHBA? E bukura e demokracive është që populli vendos
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Tiranë është promovuar sot autobiografia e zv.Presidentes së SHBA-ve, Kamala Harris, e cila humbi zgjedhjet përballë Donald Trump. Parathënia e librit të Kamala Harris është përgatitur nga Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama. 

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Libri i titulluar “Të vërtetat që mbartim” me autobiografinë e ish-kandidates për presidente të SHBA-ve, Kamala Harris, e cila ka qenë edhe prokurore.

Në libër, bashkëshortja e kryeministrit shprehet se, parathënia është bazuar në dy momente; ‘liritë dhe të drejtat’ dhe ‘profili i prokurorit’.

“Vendosa të ndaloj në dy momente në parathënien time. Në momentin e parë; liritë dhe të drejtat. Dhe e dyta; profili i prokurorit. 

Në parathënie unë do t’i referohen një momenti tjetër, për të bërë një shtjellim të asaj që i përket viteve që do të vijnë.

Në parathënie kam nënvizuar se; “kërcënimet për liritë e fituara nga brezat janë reale dhe më shumë të ngjarë do të bëhen dhe më të pranishme për ata që do t’i trashëgojnë fitoret e shoqërive demokratike”, tha Linda Rama, ndërsa theksoi se “ky libër i shkruar me sytë e mendjes te liria dhe të drejtat të jep mundësinë të reflektosh, si prind dhe qytetar”.

Linda Rama u shpreh se ajo që i bënte përshtypje të Kamala Harris ishte karriera e saj, që kishte një rritje graduale, logjike dhe domethënëse.

Duke u ndalur te rezultati i zgjedhjeve presidendicale në SHBA, tha se gjërat erdhën siç deshi populli amerikan, duke theksuar se kjo është e bukura e demokracive.

“Kamala ishte një prej dy kandidatëve që synonin të hynte në Zyrën Ovale, që e kam thënë dhe në parathënie është zyra më e rëndësishme e botës.

Përgjatë leximit, ajo që më bënte përshtypje ishte që karriera e Kamalës ishte kaq graduale, kaq logjike dhe kaq domethënëse sa hera herës kisha nota mosbesimi dhe thosha; është një manual sesi duhet të jetë një prokuror apo një mit sesi duhet të jetë një politikan.

Në asnjë moment, Kamala nuk më erdhi si një grua. Nuk e perceptoja si të tillë dhe nuk më erdhi si një grua që rrënjët e saj i kishte te grupet vulneralbe.

Teksa dëgjoja fushatën, komentet që bëheshin në favor të një kandidati apo një tjetër, mua Kamala më vinte me fuqinë nga libri i shkruar në 2018.

Kamala nuk do të hyjë në zyrën ovale, dhe botuesja tha pavarësisht sesi erdhën gjërat. Gjërat erdhën siç deshi populli amerikan de kjo është e bukura e demokracisë, që popujt të vendosin dhe tranzicioni ynë në 30 vite na ka mësuar se populli nuk gabon.

Po kjo Shqipëria e vogël sa shumë eksperiencë ka patur në këto 30 vite sa në të gjitha debatete që bëhen ne e ndjejmë veten si të jemi pjesë e një konteksti të jashtëzakonshëm sicc është konteksti i SHBA.

Kishte mjaft momente tek të vërtetat që mbartin që mua më tërhiqnin posaçërisht për t’i bërë pjesë në parathënie, se ky ishte një moment reflektimi brenda meje: ku do të ndalem? Fjala vjen, roli i gjurmëve të fëmijërisë tek prokurori dhe tek politikani. Ky ishte një moment për mua shumë interesant.

Fuqia për të prekur plagën dhe aftësia për t’u futur nën lëkurën e viktimës, gjithmonë kur flasim për prokurorin.

Vulnerabiliteti si premisë suksesi. Politika si aleat i më të dobëtit. Sjellja e politikanit ndaj dështimit dhe ndaj ofertës për karrierë. Një krim ndaj dikujt si krim ndaj gjithkujt. Raporti me të fuqishmit e biznesit. Raporti me kërkimin shkencor dhe me shifrat.

Por vendosa të ndaloj në dy momente, liritë dhe të drejtat. Këtë vendim e mora se ky është thelbi im se unë doja që të isha vetja në parathënien e Kamalës e frymëzuar nga Kamala dhe e mbështetur nga Kamala. Dhe momenti i dytë, profili i prokurorit që për mua mbetet një kërshëri e veçantë”, tha Linda Rama.

Ndër të tjera, zonja Rama tha se fakti që Harris janarin e ardhshëm nuk do të jetë në Zyrën Ovale i jep librit një stacion tjetër duke ngritur pyetjen “pse një model fitues deri në momentin kur Harris ishte senatore nuk u kthye në një model fitues si presidente”.

“Kamala Harris nuk do të hyjë në zyrën ovale dhe kjo i jep librit të ketë një stacion tjetër imagjinar. Pse një model fitues deri në momentin kur Harris ishte senatore nuk u kthye në një model fitues si presidente. Unë jam shumë kureshtare për të ditur të vërtetat e Kamala Harris si zv/presidente dhe kandidate për presidente, që nuk janë në këtë libër. Fuqia që Kamala sjell jetën e saj në karrierë deri në 2018, do të ketë fuqi të transmetojë të vërtetat ndërsa shërbente si zv/presidente dhe konkorronte kandidate për presidente. Uroj shumë që këto të vërteta të na ofrohen dhe të na mbledhin sërish.

Do të doja ta mbyllja fjalën time me një pyetje; çfarë i mungoi Kamala Harris për të mos qenë presidente dhe çfarë nga profili i i Harris ka kandidati fitues, për të ushtruar detyrën si president i SHBA”- tha Linda Rama.

Related

Tags: Kamala HarrisliberLinda Rama
Previous Post

Skandal në Miss Universe: 19-vjeçarja skualifikohet nga gara për këtë arsye

Next Post

Nations League/ Kombëtarja kryen seancën e dytë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”

Lajme të ngjashme

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë

by redaktor2
05/10/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për garën e Giro...

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

 Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur me vizë hyrëse në SHBA kreun e PD

by redaktor2
05/10/2025
0

Pamundësia apo mundësia e shkuarjes të Sali Berishës në SHBA në të ardhmen u kthye në një temë të fortë...

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që kemi ndërtuar

by redaktor2
05/09/2025
0

Ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia u ka...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Giro d’Italia në Shqipëri, Veliaj: Tirana po shkëlqen në sytë e Europës, krenar për punën e bërë
  •  Berisha e mohoi publikisht, zbulohen dy letrat e kompanisë lobuese për Marco Rubion për të pajisur …
  • Veliaj: Më 11 maj votoni për Ramën e PS! Vota për Saliun, do të thotë t’i vësh shkelmin çdo gjëje që…
  • Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri
  • Urimi që nuk mund të mungonte: Ledion Liço surprizon Gjestin në ditëlindje
  • Parashikimi i motit për sot, 7 maj 2025
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.