• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Einxhel Shkira sqaron deklaratën virale mbi orën biologjike të nënës

11/13/2024
in Showbiz
Einxhel Shkira sqaron deklaratën virale mbi orën biologjike të nënës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Pas një mungese të gjatë prej gati tre vitesh, Einxhel Shkira është rikthyer në ekran, këtë herë si pjesë e panelit të emisionit “Goca & Gra” në Top Channel. Emisionin e ndjekim çdo të shtunë, dhe Einxheli ndan me publikun këndvështrimin e saj mbi tema të ndryshme shoqërore. Gjatë një interviste në “Wake Up” përmes një lidhjeje Skype, ajo ka treguar më shumë rreth rikthimit të saj dhe eksperiencës si pjesë e këtij paneli.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ajo rrëfen se pauza e gjatë ka qenë një vendim i vetëdijshëm për t’u fokusuar te jeta e saj personale dhe familjare. “Gjithmonë më është ofruar pjesëmarrja në ‘Goca & Gra’, por nuk ishte momenti i duhur për mua. Këtë vit, kur mu propozua përsëri, vendosa ta pranoj. Është një angazhim që më jep kënaqësi dhe që e ndiej se e bëj mirë,” thotë ajo.

Për Einxhelin, sfida kryesore është ndarja e kohës mes punës në emision dhe angazhimit si nënë. “Jam mami shumë e qetë, jo meraklie dhe shumë tolerante. Bashkë me Dagzin, kemi një qasje të ngjashme në prindërim dhe mundohemi të ofrojmë një atmosferë të shëndetshme për djalin tonë,” shpjegon ajo.

Një deklaratë e saj në një episod të kaluar të “Goca & Gra” ka ngjallur reagime të shumta, ku ajo u shpreh: “Kush ka dëshirë të bëhet nënë, ka një orë që bën Tik-Tak.”

Einxheli sqaroi se ajo deklaratë ka ardhur nga një ngarkesë emocionale që lidhet me historitë e njerëzve afër saj që përballen me vështirësi për t’u bërë prindër. Ajo shprehet se ka dashur të jetë realiste dhe të përçojë një mesazh për rëndësinë e kohës në vendimet për krijimin e familjes.

“Nuk dua t’i heq as pikën, as presjen asaj deklarate. Por për momentin që e kam bërë atë deklaratë, kam qenë tepër e ngarkuar emocionalisht. Ajo temë më prekte afër. Plot njerëz afër meje janë duke vuajtur mungesën e një fëmije. Dhe ti bëhesh më e prekur nga tema. Për një arsye apo një tjetër, ata e kanë shtyrë për një moshë më të vonë të bërit fëmijë dhe për këtë arsye kam qenë e mbushur. Vura re që një pjesë e komenteve nga njerëzit nuk kanë hyrë ta dëgjojnë të plotë atë që kam dashur të them. Një pjesë ishte irrituar për pjesën e Tik-Tak. Por kur rritesh dhe sheh raste që doktori ia pret shpresat pikërisht për këtë Tik-Tak, zbulojnë se ka qenë i vërtetë. Realiteti ky është. Vitet e fundit ne po e fshehim për të qenë politikisht korrekt nëpër intervista. Unë kam qenë gjithmonë pro krijimit të një familjeje. Nëse do ishte paralel (karriera me familjen) do ishte perfekte. Për mua pas moshës 25 vjeç, kryesorja do ishte familja. Kam dashur të jem realiste për ato që flasim në tavolina. Ka qenë diçka që më ka gërryer nga brenda. Më shumë përshtypje më kanë bërë mesazhet e djemve, që nuk po krijojnë dot familje, sepse vajzat duan të krijojnë kushtet e veta njëherë. Shumë e drejtë, sepse vijmë nga disa vite ku gratë kanë qenë të shtypura. Por mendoj që gjërat nuk janë aq të prera, mund të shkojnë së bashku”

Related

Tags: Einxhel Shkiraora biologjike
Previous Post

Në gjurmët e Cristian Shpendit, 7 klube të Serie A pas sulmuesit shqiptar

Next Post

Nations League/ Kombëtarja zhvillon seancën e radhës stërvitore, grupi i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo

Lajme të ngjashme

Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini

Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini

by redaktor2
08/11/2025
0

Luana Vjollca, një nga moderatoret e ekranit shqiptar, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në...

Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrjetet sociale

Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrjetet sociale

by redaktor2
08/06/2025
0

Lajmi se aktorja amerikane Sidnei Suini është përsëri “single”, ka nisur një fushatë të mirëfilltë mesazhesh nga futbollistë të Premier...

Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale

Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale

by redaktor2
08/05/2025
0

Jori Delli, modelja me origjinë shqiptare shkëlqen në rrjetet sociale. Jori shfaqet gjithnjë në superformë, ndërsa spikat me hiret e...

Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

Veprimi i Jozit me Stresin, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj tij

by redaktor2
08/04/2025
0

Dy ditë më parë u bë virale videoja e Jozit dhe Stresit në të cilën ai thotë se çunat e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Moderatorja shqiptare ‘shpërthen’ Instagram-in me pozat e zjarrta me bikini
  • Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj
  • Zjarr masiv në Tërbaç, rrezikohen banesat! Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
  • Arrestohet grupi i spiritualistëve në Spanjë që fitoi mijëra euro duke premtuar “udhëtime shpirtëror…
  • Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën
  • Zjarr pranë Syrit të Kaltër, rrezikohet monumenti natyror – turistët evakuohen
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.