• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Hapet një çerdhe e re në Lagjen 13, Veliaj: Në 9 vjet kemi bërë 108 kopshte dhe çerdhe të reja; Së shpejti, 3 shkolla të reja në lagjen “Rilindja”

11/15/2024
in Aktuale, Slider
Hapet një çerdhe e re në Lagjen 13, Veliaj: Në 9 vjet kemi bërë 108 kopshte dhe çerdhe të reja; Së shpejti, 3 shkolla të reja në lagjen “Rilindja”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Fëmijët e zonës së Kopshtit Zoologjik dhe Kodrës së Diellit (Lagjja 13) kanë një çerdhe të re, një godinë 3-katëshe, me kushte më të mira, e konceptuar për pesë grupmosha. Çerdhja u hap nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg. Godina është përshtatur si çerdhe me ndihmën e Ambasadës së Izraelit në Tiranë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e tij, Veliaj nënvizoi se numri i kopshteve dhe çerdheve të reja të hapura në 9 vitet e fundit ka arritur në 108. “Është një gëzim i jashtëzakonshëm që hapim sot çerdhen tonë të 108-të. Urbanizimi ka ndodhur kaq shpejt dhe vrullshëm, ndaj ajo që po bëjmë në këto lagje, përfshirë Njësitë 12, 13 dhe 14, është që po marrim ndërtesa ekzistuese me qira. Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli, të cilët na kanë ndihmuar për ta hapur çerdhen në kohë rekord, çka me procedura normale do të merrte shumë kohë. Ajo që kemi bërë është se kemi marrë një vilë me qira dhe me ndihmën e Ambasadës së Izraelit kemi bërë të gjitha rregullimet dhe punimet e infrastrukturës, për të pasur një super çerdhe me një super staf”, tha Veliaj.

Ai shtoi se në këtë mandat do të përfundojë totalisht infrastruktura për fëmijët, nga qendra në periferi, duke përmendur planin për ndërtimin e shkollave të reja te Kopshti Botanik dhe Parku Olimpik. “Do t’i përgjigjemi kërkesës së komunitetit, edhe me shkollat te Kopshti Botanik dhe Parku Olimpik. Ka filluar që tani prokurimin për tre shkolla të reja në zonën e Unazës së Re, në lagjen ‘Rilindja’. Me këto kantiere kompletojmë totalisht Tiranën, nga qendra në periferi. Po punojmë edhe në qendër, ku nisëm punë për shkollën ‘Edith Durham’, dhe sa mbaruam te “Emin Duraku”. Një qytet ka shumë nevoja, por kemi zgjedhur që edhe ndihmën ta orientojmë te investimet për fëmijët. E vlerësoj jashtë mase ndihmën e Izraelit”, deklaroi Veliaj.

Në fjalën e saj, ambasadorja izraelite, Galit Peleg, u shpreh se kanë vendosur të investojnë për fëmijët shqiptarë, pas tragjedisë që pësoi vendi i saj vitin e kaluar, ku humbën jetën 39 fëmijë. “Më 7 tetor të vitit të kaluar, Izraeli pësoi një tragjedi të tmerrshme, dhe për fat të keq u vranë 39 fëmijë. Por, ne donim që këtë pikëllim ta kthenim në shpresë dhe për këtë arsye ambasada izraelite në Tiranë vendosi të investojë për fëmijët shqiptarë. Duam të dërgojmë një mesazh të fortë nga këtu, se edhe trishtimi dhe tragjedia mund të shndërrohen në diçka të lulëzuar, nëse investoni në të ardhmen dhe jo në të shkuarën. Dua të falënderoj partnerët tanë në Tiranë, dhe kryebashkiakun”, tha ajo.

Çerdhja e sapohapur ndodhet në rrugën “Zallit” në Lagjen 13 në Tiranë. Objekti është një godinë 3-katëshe me oborr. Në katin parë ndodhet kuzhina, si dhe zyrat e mjekut dhe psikologut të kopshtit, i cili është parashikuar të shërbejë për 100 fëmijë. Shërbimi është konceptuar me 5 grupe fëmijësh për çdo grupmoshë.

Related

Tags: cerdheLagja 13Veliaj
Previous Post

Ledri Vula e pranon: Kam fjetur me një fanse!

Next Post

Rrëfehet Arta Dade: Veliaj, djalë punëtor që përfaqëson parimet e PS; e pergëzoj per punen qe ben

Lajme të ngjashme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja në energjinë e rinovueshme

by redaktor2
06/25/2025
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku foli për arritjet, sfidat dhe masat e marra për menaxhimin e sezonit turistik,...

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë

by redaktor2
06/25/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në policin Fatbardh Kuçana, pjesë e policisë së Tropojës. Sipas njoftimit të AMP-së, Kuçana...

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike kërcënim për sigurinë kombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Në Tiranë u diplomuan pjesëmarrësit e kursit dyditor “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, i organizuar nga Ambasada e SHBA në kuadër...

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë prestigjioze, sjellë vëmendjen ndërkombëtare

by redaktor2
06/25/2025
0

Kroçera “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Leao i shkruajti modeles shqiptare, ajo zbulon bisedën me sulmuesin e Milanit: Nuk mendoj se…
  • Tryeza mbi sistemin elektroenergjetik/Balluku: Shqipëria është bërë tërheqëse për investimet e huaja…
  • U kap me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet në flagrancë polici i patrullës në Tropojë
  • SHBA trajnime për prokurorët shqiptarë, zv. shefja e misionit amerikan, Hammond: Krimet kibernetike …
  • Ankorohet për herë të parë në Portin e Durrësit kroçera “National Geographic Orion” – Rama: Linjë pr…
  • Merrte para për favorizimin e një subjekti privat, arrestohet punonjësi i OSSH-së në Vlorë, e pëson …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.