• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Jam krenare që i kam ngjarë!”- Egla Ceno rrëfen mes lotësh humbjen e të atit: E pash që po pësonte hemorragji! Më ka ngelur peng që…

11/17/2024
in Showbiz
“Jam krenare që i kam ngjarë!”- Egla Ceno rrëfen mes lotësh humbjen e të atit: E pash që po pësonte hemorragji! Më ka ngelur peng që…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, ka rrëfyer mes lotësh humbjen dhe mallin për të atin, Agim Cenon, i cili u nda nga jeta vite më parë, kur Egla ishte gjimnaziste.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4
ceno egla ceno

Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja ka treguar lidhjen e fortë që ata kanë pasur.

“Sa kisha mbushur 18 vjeç kur ndërroi jetë. Më merrte kudo me vete, në kinostudio dhe dasma, në kinema sigurisht, në shfaqje… Ka vdekur aq veç sa jam unë sot. Mami më thotë që duart i kam si babi dhe kaçurrelat. Jam krenare që i kam ngjarë”, tregoi Egla, ndërsa u ndal dhe te momentet e vështira që ka kaluar para se i ati të ndërronte jetë.

“Unë isha gjimaziste, ai dilte çdo mëngjes pinte kafe te një lokal afër kinoteatrit. Dy raste më janë fiksuar në kokë me babin, ditën kur i ra hemorragjia cerebral kam kërkuar për të dalë jashtë nga ora e mësimit, ndenja ankth. U afrova te lokali dhe një shok i babit më merr dhe më afron te lokali ku ishte babi. Shoh tim atë që po pësonte hemorragjinë. Vjen ambulanca dhe e transferon në Berat, aty ka ndenjur 14 ditë.

egla ceno o

Një natë para se të vdiste më përsëritej kjo gjendje. Ishte e vështirë dhe të lëvizje, të ishe femër mund edhe të grabiteshe. Gjetëm një makinë u nisëm dhe e kam takuar, nuk fliste ishte paralizuar gjysma e tij e djathtë. I thash se do të sjell dhe çunat, diçka u mundua të thoshte, por nuk e bëri dot. Ika në shtëpi atë mbrëmje dhe ditën tjetër e sollën pajetë”, ka rrëfyer Egla mes lotësh.

Egla Ceno me të atin
Egla Ceno me të atin

Po ashtu, aktorja tha se i ka mbetur peng që i ati ndërroi jetë në moshë të re, pasi nuk mundi të bënte shumë gjera.

“Më ka ngelur peng që nuk arriti të jetojë. Unë e gëzoj çdo ditë, kam energji të madhe, e di që dhe ai do ishte kështu. Nuk mundi të bëjë shumë gjëra. Më vjen keq për të”, tha ajo në Se luan topi.

Egla Ceno
Egla Ceno

Pjesë nga rrëfimi i Eglës: Ka qenë një njeri gjakëmbël. Këtë nuk ma ka trashëguar për fat të keq. Mblidheshin pas tij shumë njerëz, kaçurrel si puna ime. Kisha një stol ku shihja filma dhe kur atij i mungonte asistenti, asistenti i tij isha unë, ngrija një pulsant dhe filmi nuk ndërpritej. Ecnim nga Poliçani deri në Peshtan te gjyshja, ecnim rreth dy orë larg në këmbë, mblidhnim lule, bënim kurora. Para pak ditën takova mamin andej dhe…(qan) më ka marrë malli. Ka vdekur aq veç sa jam unë sot. Mami më thotë që duart i kam si babi dhe kaçurrelat. Jam krenare që i kam ngjarë.

Sa kisha mbushur 18 vjeç kur ndërroi jetë. Më merrte kudo me vete, në kinostudio dhe dasma, në kinema sigurisht, në shfaqje… Më dha atë që mund të më jepte, nëse më bie rasti trashëgoj një këshillë nga im atë që më thoshte ‘bëj çfarë të dojë zemra, por kur të ikësh mos të thonë ja kjo’ dhe një gjë tjetër që nuk e kam kuptuar deri vonë, më thoshte ‘çdo ves mund të falet, ama vjedhja është mama i gjithë veseve’.

egla ceno

Unë isha gjimaziste, ai dilte çdo mëngjes pinte kafe te një lokal afër kinoteatrit. Dy raste më janë fiksuar në kokë me babin, ditën kur i ra hemorragjia cerebral kam kërkuar për të dalë jashtë nga ora e mësimit, ndenja ankth. U afrova te lokali dhe një shok i babit më merr dhe më afron te lokali ku ishte babi. Shoh tim atë që po pësonte hemorragjinë. Vjen ambulanca dhe e transferon në Berat, aty ka ndenjur 14 ditë.

Një natë para se të vdiste më përsëritej kjo gjendje. Ishte e vështirë dhe të lëvizje, të ishe femër mund edhe të grabiteshe. Gjetëm një makinë u nisëm dhe e kam takuar, nuk fliste ishte paralizuar gjysma e tij e djathtë. I thash se do të sjell dhe çunat, diçka u mundua të thoshte, por nuk e bëri dot. Ika në shtëpi atë mbrëmje dhe ditën tjetër e sollën pajetë. Më ka ngelur peng që nuk arriti të jetojë. Unë e gëzoj çdo ditë, kam energji të madhe, e di që dhe ai do ishte kështu. Nuk mundi të bëjë shumë gjëra. Më vjen keq për të”.

22-00 @gocadhegra Një nga gocat ikën 🥹, një tjetër vjen  Styled by   @enadaatnikolla Hair by   @sezerhairstyle
ceno egla
egla ceno 1

Related

Tags: BabaiEgla Cenojeta
Previous Post

Dimri i “vërtetë”- Reshje dëbore të dendura dhe shi, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Next Post

Berisha me shqiptarët në Londër: Ju keni mision të luani një rol përcaktues në zgjedhjet e ardhshme në fitoren e opozitës

Lajme të ngjashme

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zbulon emrin e tij

Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zbulon emrin e tij

by redaktor2
07/17/2025
0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka dhënë lajmin se është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti...

“Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletshëm të jetës: Mami ishte me shokun e saj kur…

“Më kanë quajtur vajza e Behar Merës në sy të familjes së tij”- Roza Lati rrëfen momentin e sikletshëm të jetës: Mami ishte me shokun e saj kur…

by redaktor2
07/15/2025
0

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Roza Lati, e ftuar mbrëmjen e kaluar  e ftuar në një intervistë ka folur me dashuri...

Big Mama thyen heshtjen pas finales së “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar

Big Mama thyen heshtjen pas finales së “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar

by redaktor2
07/04/2025
0

Pas përfundimit të spektaklit “Ferma VIP”, ku fitues u shpall Big Basta, nuk kanë munguar reagimet nga ish-banorët. Një ndër...

Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

by redaktor2
07/03/2025
0

Eleni Foureira i dhuroi një natë shpërthyese Teatrit të mbushur plot e përplot në Nicë të mërkurën. Në fakt, një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja publikon foto me të birin e porsalindur dhe zb…
  • E rëndë në Sarandë, gjendet e pajetë në banesën që kishte blerë disa vite më parë një shtetase ameri…
  • Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet/ Bashkëpunim model mes dy vendeve, ministri Gonxhja ndjek n…
  • Lufta Shabani-Lapaj për mandatin e Tiranës! Kreu i Shqipëria Bëhet letër KQZ: Mos njihni revokimin e…
  • Operacioni “Djali”/ Kapet mbi 1 ton kanabis dhe 1 kg kokainë, policia italiane arreston 11 shqiptarë…
  • Instituti i ri për rehabilitimin e të miturve, Ministri Manja: Është e vetmja e këtij lloji në rajon…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.